Lëkurën e kam të rrjepur
Thelbin tim, asnjeri se njohu, zërin e shpirtit madje..
Unë e rrjepi lëkurën
time, gjakun e treti nëpër lumenjë
Unë këndoj shpesh këngën e ndaluar, ëndrrat madje
Unë mbaj peng të kaluarën, të tashmen, të ardhmen
Jetoj i heshtur, i ngrirë, i zhveshur nga cdo tingull.
Kush i beson poezive? Lapsit?
Sikur të kishin fuqi, do të bënin dicka për fatet njerzore
E nuk do të kishte kaq shumë urrejte, as inate madje..
Nuk do të shkriheshin kaq shumë miqësi, e nuk do të mungonte
mirësjellja,
Falëmnderimi, përkujtimi,
Nuk do të këputeshin rremat e ëndërrave, e nuk do të
shuheshin rregullat, principet
Nesër ndoshta, do të ik, po po do të ik, as rastësia s`do të
egzistoj më
Ndoshta ky vend e kjo periudh do të derdh lot, për mungesën
e këtyre brezave,
Do të vijne njerëz tjerë, më stabil, më të durueshëm
ndoshta..
Sepse secili njeri e ka frikë vetminë, vdekjen, mbarimin,
Me vepru, nuk d.t.th me dështu, jeta ëshë e përkohshhme
Një dashuri nuk vdes, nësë vdes personazhi kryesorë,
Një ëndërr nuk mbaron nësë mbaron gjumi,
Një vallëzim nuk mbaron nësë mbaron kënga,
Një person nuk bëhët idiot nësë sakrifikon për të mirën e
tjetrit,
Sa mirë që fshehtësit tona i din vetëm Ai që e krijoi fshehtësinë,
Bota është e gjallë shumë, krahasuar me neve
Disa janë të dënuar për te qenë të heshtur, andaj
Ndoshta edhe duhet të
heshtim sot e tutje..
Nuk i besoj më poezive, lapsit..
Do të ndahemi me lapsin si buzët e puthura të dy dashnorëve,
së shpejti
Dekata, shekulli e mileniumi le të vijnë
Historia nuk do të na ruaj në gjoksin e saj, sepse nuk ishim
të veçant
E as i thjesht nuk ishim jo!
Thank you very much! Greetings to you.
ReplyDelete