Dikur në keto
troje qindra vjeçare vlonte burrëria dhe nderi. E lashtë ishte Xhamia e këtij
fshati po aq sa edhe xhemati i saj. Thuhet se në varrezat e fshatit janë nxjerr
gur varresh prej toke të shkruar me gjuhën Osmane. Tregohet se kishte nga ata
burra të këtij fshati që morën pjes në shumë ekspedita ushtarake Osmane duke përfshi
tokat arabe si Siria dhe Egjipti.
Verat e stërmbushura
me punë bujqësore dhe blegtori dhe dimrat e gjatë me acar ishin karakteristika
dhe pasqyra më e mirë që shihej në të jetuarit në këtë fshat. Në disa fotografi
të vjetra fshatin e kam parë të shtrihej diku me lartë se ku gjindet sot, diçka
më ndryshe se sot, edhe gojdhanat tregojnë për një ndryshim dhe hendek tejet të
lartë nga ajo çfar ishin dhe nga ajo çfar jemi. Askund më mirë se në Sllupçan
nuk ka jetuar varfëria, askund më mirë se këtu.
Varfëria dhe
jeta e vështir ndoshta i kishtë bërë trima burrat e këtij fshati, mungesa e
lirisë i kishtë bërë më kaq shpres dhe optimizëm për të ardhmen ndoshta, për një
liri dhe një kafshat e cila nuk do tu mbetej në fyt. Sllupçani llogaritej shtet
në shtet.. atë e kishin bombarduar, e kishin shkatërruar, e kishin përgjakur,
por, kurrë nuk munden ta zhdukin, armiqt kurrë.
Edhe sot rrugëve
të këtij fshati ecin burra, por jo si ata burrat e brezave, që ndër vite kishin
jetuar me nder dhe me ideal, jo si ata që me gjakun dhe djersën e tyre e bën
Sllupçanin kala, sot, beteja për mburrje është pika që synojnë, sot bërrylat i
kanë të përveshur burrat jo prej punës, por prej papunësië, sot mjekrrat i kanë
të mëdha prej faktit se nuk përfillin asnjë kufi, sot ka shtëpi shumë më të
bukura se dikur, sot këmbët e kuajve nuk buçasin rrugët e fshatit, por veturat
luksove. Sa e përqeshi këtë jet pa ideale.. sa do të doja të kisha jetuar në
kohën e gjyshërve, jam i bindur se do të isha ndryshe, i prapambetur, fanatik,
por i ndershëm në mesin e të ndershmëve.
Peshë e rënde është
ajo e vendlindjes, ngjyra e këtij fshati shpesh më gërryen qenien time, burra të
fort ishin të parët tanë..a thua ku qëndronte forca e tyre ku me gjithë varfërin
e jetën e vështir ata procesin e shumimit e kishin shumë të zhvilluar, kishin
shumë fëmijë disa nga tetë e disa nga dhjetë e kishte disa edhe nga dymbëdhjetë.
Ishin të mprehtë në pamje, në fotografi duken shumë të acaruar, imazhi i tyre
sikur më flet për një barrë të madhe mbi kurriz, për një brengë të gjatë, për
një mllef që po ua humbte durimin. Të mjerët shqiptarë, me shekuj u shtypën nga
sistemet qeverisëse.
Një ditë derisa
ndëgjoja për shtatë burrat e fshatit tonë të cilët me dorën e tyre nënshkruan
pushkatimin si flijim për mosheqjen e mbulesës së gjinisë femërore, mendja më dërgoi
mënjëherë tek vajzat e gjeneratës tonë..çfar evoluimi, çfar diskursi, çfar dallimi.
Thuhet se kishte një hoxhë në fshat i cili me dorën e tij kishte vrarë nëntë
njerëz, të parin që kishte vrarë kishte qenë vëllau i tij, të cilin e kishte
kapur në kurvëri.. kur e kishin pyetur pse po vret fshatar ishte përgjigjur” “Po
zullumqarin duhet me vra”. Ndërsa sot, bastoret kan vërshuar nëpër fshat, midis
muajit të ramazanit kafenet punojnë, ku mbeti turpi, ku mbeti rrespekti, ku
mbeti Mulla Jakupi i cili kur ndëgjoi se në fshat po shitej alkohol në një
shitore, individualisht hyri në shitore dhe ia thej të gjitha për toke duke e
paralajmëruar pronarin se herën tjetër “bahesh prej katuni”, ku janë teologët që
heshtin përball ketyre fenomeneve, apo misionin e tyre po e konsiderojnë
profesion, madje mjaft këndshëm dhe ëmbël po ligjërojnë një herë në javë Brenda
përbrenda mureve të Xhamisë, po po këtyre nuk po u shkon shpina rekë si Mulla
Jakupit, këta madje listën e xhematit që nuk po paguan hakun e hoxhës nëpër
mure po e vendosin ta shohin të gjithë, edhe Mulla Jakupi gjatë jetës vetëm dy
rroga i kishtë marr gjithsej, por, kurrë se prekur kët temë.
Gjyshërit tanë
nuk kishin arsimim, por kishin ahlak dhe hikmet, ata nuk lexonin librat por
lexonin veten dhe njerzit, edini se gjyshi im ishte i pari në fshati që vajzën
e dërgoi në shkollë të mesme, dhe për një kohë në fshat askush nuk i fliste
prej parisë komuniste dhe e quanin “shka”, gjyshi im në kohën kur fshatarët e
tij nuk e dinin Kumanova sakt kah i bie ai ishte në post kyç në”menezacinë” e
Shkupit, por ja që mentaliteti i tillë e shkriu dhe ai braktisi Shkupin dhe
vdiq si sllupçanas i thjeshtë.
Këta banorët e
sotëm kur të dalin nëpër fshat le ta ulin kokën të turpëruar, këta e tradhtuan
traditën e të parëve, le ti lëshojnë
supet leht dhe le të thonë ‘eh po na mirë nëpërkmbim fshatin’, po ju jeni
hajdutë, prandaj kaq shumë ju injoroj dhe nuk pranoj asgjë prej jush qoft edhe
punësimini tuaj të flliqur partiak. Gjithmon do të mbeteni të përbuzur prej
meje, un që jetoj me ju në kohën e teknologjive por me krenarin e prapambeturisë
së gjyshërve tanë.
Nuk më pushon
kurreshtja kur flasim me babushin për rastin e mureve, në vitet 80-90 kur komunizmi
i shkatërronte gjitha muret, dhe kur arriti në Sllupçan hasën në rezistencë,
duke u zhvilluar kaos i madh mes ‘milicisë’ dhe fshatarëve dhe duke mos lejuar
të rrëzohet qoftë edhe një murë i vetëm. Thash pra që ishte shtet në shtet..
pastaj kur Mulla Jakupin e kishin marrë në stacioni policor i tër fshati burra
e gra kishin vërshuar Kumanovën duke kërkuar me çdo kusht lirimin e hoxhës.
Një dit pyesja
kush është ky hoxhë me emrin Mulla Sadik që po e përmend Mulla Jakupi nëpër
ligjerata dhe xhamia e re po mban emrin e tij. Ky është hoxha i cili mori pjesë
në lëviozjen nacional çlirimtarë të “Sul Hotlës” të cilin e zhdukën UDB-ja e
Maqedonisë, ky është ai hoxha i cili për një namaz të sabahut që nuk u zgjua ta
falte, dënoi vetveten duke ecur në këmb dëri ne putarinën e parë në autobanin
Kumanovë-Shkup edhe atë këmbëdathur. U habit me këto vepra, ppështyma më thahet
kur krahasoj veten me këta patriot e njerëz të mëdha që rriti ky fshat nga
gjiri i vet. (vazhdon)
No comments:
Post a Comment