Sunday, 16 March 2014

Paradoks



Ndjeka gjurmët e një fshatari kryeneç
Rruga e tij mu dok estetike;
Ndaj ecëm ca kilometra sëbashku
Po kërkonte diçka  publike

Shumë leht e gënjeva të shkretin
I thash po kërkoj  unë në një orient;
U mendua pak dhe tha po vij me ty
Thash si do të vish në tjetër kontinent?

Thonë studentat shpesh çmenden
Kështu mu drejtu “prijësi” mua
Mos mu bëj Kristofor Kolombo këtu,
diçka publike tha un dua.

Ja këtu ke një  lokal publik
Shërbejnë ç`të duash vetëm a ke para?
Ha ha ha qeshi me të madhe
E kuptova tash më tha!

Të them je budalla, tha nuk je
Shihemi nesër përsëri;
Thash ti qenke budalla përfundimisht
Tha dëshiron apo jo, më shumë dituri?!
Për çudi!!!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...