Thursday, 26 June 2014

Duke thènè tè vèrtetèn, humba disa "miq",, por!,
Fitova vèrtetsinè.! Unè nuk jam, as servil, e as hipokrit.!
Unè, pèr hir tè "paqes" nuk bèj marrveshje me tradhètinè!
"Mè mirè djepi bosh sesa shejtani brènda"!(thenie)

Monday, 23 June 2014


Skenari



 

Përshëndetje të nderuar të pranishëm parasegjithash më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të grupit incues t`ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë për pjesmarrjen tuaj, në këtë ngjarje rinore e cila kryesisht ka karakter rinorë dhe synon afirmimin e të rinjëvë ne objektivat që na tangojnë dhe ne objektivat që na bashkojnë.



Të ndërmarrësh iniciativa rinore, d.t.th që keni vendosur t`i rivlersoni mirë pozitat strategjike rinore, brenda një mjedisi ku jetoni, veproni dhe participoni. Shpirti rinorë në përgjithësi përfshinë pesëdimensione: aktivizim, afirmim, bashkëpunim, zhvillim dhe përparim. Natyrisht, kjo iniciativ do të mbetej e paportretizuar pa mbështetësit dhe implementuesit e saj.



Këtë projekt e mbështet dhe financon Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Rajonal IPA, që përfshinë ‘zhvillimin e pjemsarrjes rinore locale dhe zhvillimin e politikave rinore lokale,  ndërsa implementohet nga Qendra për Dialog Ndërkulturor (CID) dhe Forumi Arsimorë Rinor (MOF).



Objektiva kryesore e këtij projekti që përfshin të implementohet në dymbëdhjet komuna të R.M-së është forcimi i kapaciteteve të të rinjëve, njohja e tyre zyrtare nga komunat, si dhe bashkëpunimi për promovimin e politikave rinore në nivel lokal, nëpërmjet zhvillimit dhe aktivizimit rinorë, duke synuar vend dhe pjemarrje në proceset e vendimarrjeve.



Të nderuar, këto punë vullnetare që kemi ndërmarrurr ne si grup inicues, vetvetiu na strehojn dhe na obligojn që edhe më tej të vazhdojmë të kontribojmë në afirmimin e të rinjëve, në një process actual brenda kornizës rini-politikë, forcimin e një konceptualizimi konsekuent mbi zhvillimet e zakonshme politike dhe dalja në pah e një force rinore origjinale.



Na është servuar mjaftë shpresë e durim, deri sot vazhdimisht kemi qenë të neutralizuar nga çdo process që kishtë të bëj madje edhe me vet fatin tonë, deri sot ishim e ardhmja e një shoqërie e nga sot e tutje synojmë ne parim të jemi e sotmja e saj, synojmë të jemi efekti i saj më i fortë, duke zotëruar me aftësinë dhe forcën që kemi si rini e kësaj treve.



-Të nderuar më lejoni që para jush të prezantoj një person, nga e cila përfituam një shembull mjaft të duhur se si sakfrifikohet, punohet dhe këmbëngulet edhe atëherë kur gjërat marrin trajtë deshtimi, se si vërtetësia në atë që e bën nga imazhet tona mendore transformohet në fakt dhe nga fakti në praktit. Kam ndërin të ftoj të  mërr fjalën Kordinatorën Lendita Ajdini..



(pas fjalimit):Orientimi dhe qartësia e saj janë mundësia më e mirë për të kuptuar mesazhet e kësaj që bëjmë, njëherit edhe duke i future në qarkë idet dhe synimet e saj mbi truallin tonë rinorë. Faleminderit kordinatore Lendita Ajdini..



-Natyrisht se kjo nismë do të ishte e çalë edhe pa mbështetjen e Komunës se Likovës, një iniciativ rinore zyrtare ka nevojë edhe për mbështetje zyrtare, ftoj të marrë fjalën përfaqësuesin Komunal z.Urim Selmani..



(pas fjalimit)Të jesh përkrah rinisë është nje prespektiv mjaftë e lartë, madje të pozicionohesh krah tyre është edhe më fisnike, faleminderit Komuna e Likoves.



-Për të na e bërë edhe më praktike këtë ngjarje ftoj bërthamat e këtij grupi, Faton Ismaili dhe Blerim Rushiti, të na paraqiten me një prezantim të shkurtë, duke reflektuar këshu mes nesh idet themelore, tendencat dhe planet që kanë hartuar ata për të ardhmen. Të nderuar rradha është e juaja…



(pas fjalimiyt)Forca dhe pesha relative e prezantuesve besoj që la mbresa mjaft konstante mes nesh, duke na bërë të ditur që të rinjtë kanë potencial të madh, vetëm duhet të përpunohet potenciali që ata pikërisht e kanë..



-nga kjo trev e këto vise, ka pasur shumë poet, shkrimtrar e revolucionarë, madje historia na tregon se brez pas brezi e gjenerat pas gjenerate kan dal në pah dhe kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në rrafsh kombëtar, individ nga kjo anë. Me këtë rast, është një vajz po nga Komuna jonë, e cila bëri revolucionin studentor në Shkup, u paraqit dhe u gjend ballë çdo padrejtësie studentore, themeloi dhe ishte në krye të levizjes studentore “Dardania”, diplomoi me sukses të shkelqyeshëm dhe u bë personi më me zë ne Komunën e Çairit, ishte kandidate për Deputete dhe vazhdon të mbete një shembull i lartë mes shoqërisë tonë, si njeri që nuk e njeh fare nocionin “s`mundem”. Më lejoni të ftoj në skenë zonjushën Kaltrina Azizi, të na thot diç nga përvojat dhe eksperiencat e saja personale duke na shërbyer si shembull për çdo të ri..



Pas gjithë kësaj që e tha Kaltrina, mendoj se sdo koment nga ana ime.. Kaltrinës i urojmë suksese të vazhdueshmë në profesionalizmin e saj..



Mus s`më mbetet tjetër vetëm se edhe njëherë në emrin tim dhe në emër të grupit inicues t`ju falemenderojmë për pjesmarren tuaj, duke shpresuar dhe duke qenë të bindur që kjo është vetëm A-ja e aktiviteteve tona, e me këtë rast ju ftoj të na bashkangjiteni në koktelin që kemi përgaditur për ju,



Mirupafshim ne aktivitetet e rradhësh.

Monday, 16 June 2014



Mos derdh lot për ata që ikën
Kurrë mos vajto diçka që s`do mend,
Me sinqeritetin tënd tallen njerzit
Për të gjitha shtresat bota, ka ngapak vend.

Prej njëmijë ndjenjave të rrejshme,
Njëra mund të jetë vërtetë dashuri;
Të tjerat janë thjesht këng e qeshje
Ose mashtrime, zhgënjime e fantazi.

Shumë njerëz të ofrohen në jëtë,
E megjithatë, të gjithë ti respekto
Zbuloje kush është i vërtetë ndaj teje
Dhe një hap përpara ço.

Në kufijtë e kohës një ditë,
Kur të gjithë do të ikin pa ngurrim;
Shife mos vallë njdonjëri po të pret
Krahët e hapur për përqafim.

Të tHem si vetes-vrapo të lutem
Atë që meriton, duaje e përqafoje
Jeta është e shkurtë shumë
Me sinqeritet, me të sinqertë, jetoje, jetoje!

JAKUP ASIPI




Të ndjej brenda meje kur flet
Zemra më dridhet kur të studijoj
E fiki dritën para se të flej gjumë
Një ligjerat të re tëndën ndëgjoj

Shpesh me merr gjumi, ti ende flet
Them karshi teje, ndjehem sa i mjerë
Te dua aq sa nuk i besohet askujt
Brenda meje thellë të ndjej.

Si u bëre kaq i madh  në këtë vend
Si i dhe kuptim kaq shumë jetës
Eshtë shumë e veshtir  me këta njerëz
Ndaj tash të vajtojnë, pas vdekjes

Shume shpirtngushtë ky popull janë
Njeriun e sinqertë se lën të qetë
Të drejtit si duan dot pranë
Në ndryshimin për të mirë, i lën vet.

Dituria yte çdo gjë e përshkoj
Mes zemrave të njerzve lotët ngrinë
Nuk mundem do të të harroj,
Të duam shumë, ne brazt e rinjë.

Edhe po t`i shpreh të gjitha ndjenjat varg
Se them dot, se ti je vet vyrtyti
Ti që pas vdekjes u bëre më i gjallë
Ty o trim,  Jakup Asipi

Saturday, 14 June 2014




Sot bëhen trembëdhjet vite Agim
Qysh kur zure vend në histori
Mes jetës dhe të përkohshmës o trim
Ti zgjodhe të përjetshmën, jetën në përjetësi

Në sfondin e atdheut, errësirës i dhe dritë
Dhe shqiponjave të shqiptarisë iu shua etja,
Të gjallëve iu rriten zemrat çdo vit
Kur shohim si rriten lulet mbi varreza

Shpesh kujtimet janë të pamëshirshme
Dhe shpirtat tona janë të vrarë,
Mallkuar qofshim deri në asht
Për çdo amanet tuajin, që na është tharrë.

Të gjithë plakemi, një dit do të vdesim
ju po mbeteni të fortë, po e ruani atdheun
ndoshta dashurinë e kësaj toke do ta kuptojmë
vetëm kur të mishërohemi me dheun!

Mes të djeshmes dhe të sotmes
Të nesërmën e ruajmë si frymëzim
Pakuptimsia merr kuptim me dëshmorët
Faleminderit përzemërsisht, Agim!


Edi që askush nuk i lexon me vjet
Por për hir të frymëzimit unë shkruaj
Këto nuk i shkruan jo një poet
Por një njeri që ndjenjat shuaj.

Sa kohë që për këto rreshta unë po shkrij ndjenja
Ndonjëherë të shkruaj do t’më kap dëshira
Mes viteve do të quhem poet i çmendur
Poet që në poezi fliste “çudira”.

Gjumin e shëndrrova në pagjumësi
Për çdo gjë kam-; mbase një shpjegim
Mbase shpjegimi im quhet poezi
Atëherë  jeta ime le të quhet frymëzim.



Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...