Mos derdh lot për ata që ikën
Kurrë mos vajto diçka që s`do mend,
Me sinqeritetin tënd tallen njerzit
Për të gjitha shtresat bota, ka ngapak vend.
Prej njëmijë ndjenjave të rrejshme,
Njëra mund të jetë vërtetë dashuri;
Të tjerat janë thjesht këng e qeshje
Ose mashtrime, zhgënjime e fantazi.
Shumë njerëz të ofrohen në jëtë,
E megjithatë, të gjithë ti respekto
Zbuloje kush është i vërtetë ndaj teje
Dhe një hap përpara ço.
Në kufijtë e kohës një ditë,
Kur të gjithë do të ikin pa ngurrim;
Shife mos vallë njdonjëri po të pret
Krahët e hapur për përqafim.
Të tHem si vetes-vrapo të lutem
Atë që meriton, duaje e përqafoje
Jeta është e shkurtë shumë
Me sinqeritet, me të sinqertë, jetoje, jetoje!
No comments:
Post a Comment