Sot bëhen
trembëdhjet vite Agim
Qysh kur
zure vend në histori
Mes jetës
dhe të përkohshmës o trim
Ti zgjodhe të
përjetshmën, jetën në përjetësi
Në sfondin e
atdheut, errësirës i dhe dritë
Dhe shqiponjave
të shqiptarisë iu shua etja,
Të gjallëve
iu rriten zemrat çdo vit
Kur shohim
si rriten lulet mbi varreza
Shpesh
kujtimet janë të pamëshirshme
Dhe shpirtat
tona janë të vrarë,
Mallkuar
qofshim deri në asht
Për çdo
amanet tuajin, që na është tharrë.
Të gjithë
plakemi, një dit do të vdesim
ju po
mbeteni të fortë, po e ruani atdheun
ndoshta
dashurinë e kësaj toke do ta kuptojmë
vetëm kur të
mishërohemi me dheun!
Mes të
djeshmes dhe të sotmes
Të nesërmën
e ruajmë si frymëzim
Pakuptimsia
merr kuptim me dëshmorët
Faleminderit
përzemërsisht, Agim!
No comments:
Post a Comment