Saturday, 14 June 2014



Edi që askush nuk i lexon me vjet
Por për hir të frymëzimit unë shkruaj
Këto nuk i shkruan jo një poet
Por një njeri që ndjenjat shuaj.

Sa kohë që për këto rreshta unë po shkrij ndjenja
Ndonjëherë të shkruaj do t’më kap dëshira
Mes viteve do të quhem poet i çmendur
Poet që në poezi fliste “çudira”.

Gjumin e shëndrrova në pagjumësi
Për çdo gjë kam-; mbase një shpjegim
Mbase shpjegimi im quhet poezi
Atëherë  jeta ime le të quhet frymëzim.



No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...