Monday, 23 June 2014


Skenari



 

Përshëndetje të nderuar të pranishëm parasegjithash më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të grupit incues t`ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë për pjesmarrjen tuaj, në këtë ngjarje rinore e cila kryesisht ka karakter rinorë dhe synon afirmimin e të rinjëvë ne objektivat që na tangojnë dhe ne objektivat që na bashkojnë.



Të ndërmarrësh iniciativa rinore, d.t.th që keni vendosur t`i rivlersoni mirë pozitat strategjike rinore, brenda një mjedisi ku jetoni, veproni dhe participoni. Shpirti rinorë në përgjithësi përfshinë pesëdimensione: aktivizim, afirmim, bashkëpunim, zhvillim dhe përparim. Natyrisht, kjo iniciativ do të mbetej e paportretizuar pa mbështetësit dhe implementuesit e saj.



Këtë projekt e mbështet dhe financon Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Rajonal IPA, që përfshinë ‘zhvillimin e pjemsarrjes rinore locale dhe zhvillimin e politikave rinore lokale,  ndërsa implementohet nga Qendra për Dialog Ndërkulturor (CID) dhe Forumi Arsimorë Rinor (MOF).



Objektiva kryesore e këtij projekti që përfshin të implementohet në dymbëdhjet komuna të R.M-së është forcimi i kapaciteteve të të rinjëve, njohja e tyre zyrtare nga komunat, si dhe bashkëpunimi për promovimin e politikave rinore në nivel lokal, nëpërmjet zhvillimit dhe aktivizimit rinorë, duke synuar vend dhe pjemarrje në proceset e vendimarrjeve.



Të nderuar, këto punë vullnetare që kemi ndërmarrurr ne si grup inicues, vetvetiu na strehojn dhe na obligojn që edhe më tej të vazhdojmë të kontribojmë në afirmimin e të rinjëve, në një process actual brenda kornizës rini-politikë, forcimin e një konceptualizimi konsekuent mbi zhvillimet e zakonshme politike dhe dalja në pah e një force rinore origjinale.



Na është servuar mjaftë shpresë e durim, deri sot vazhdimisht kemi qenë të neutralizuar nga çdo process që kishtë të bëj madje edhe me vet fatin tonë, deri sot ishim e ardhmja e një shoqërie e nga sot e tutje synojmë ne parim të jemi e sotmja e saj, synojmë të jemi efekti i saj më i fortë, duke zotëruar me aftësinë dhe forcën që kemi si rini e kësaj treve.



-Të nderuar më lejoni që para jush të prezantoj një person, nga e cila përfituam një shembull mjaft të duhur se si sakfrifikohet, punohet dhe këmbëngulet edhe atëherë kur gjërat marrin trajtë deshtimi, se si vërtetësia në atë që e bën nga imazhet tona mendore transformohet në fakt dhe nga fakti në praktit. Kam ndërin të ftoj të  mërr fjalën Kordinatorën Lendita Ajdini..



(pas fjalimit):Orientimi dhe qartësia e saj janë mundësia më e mirë për të kuptuar mesazhet e kësaj që bëjmë, njëherit edhe duke i future në qarkë idet dhe synimet e saj mbi truallin tonë rinorë. Faleminderit kordinatore Lendita Ajdini..



-Natyrisht se kjo nismë do të ishte e çalë edhe pa mbështetjen e Komunës se Likovës, një iniciativ rinore zyrtare ka nevojë edhe për mbështetje zyrtare, ftoj të marrë fjalën përfaqësuesin Komunal z.Urim Selmani..



(pas fjalimit)Të jesh përkrah rinisë është nje prespektiv mjaftë e lartë, madje të pozicionohesh krah tyre është edhe më fisnike, faleminderit Komuna e Likoves.



-Për të na e bërë edhe më praktike këtë ngjarje ftoj bërthamat e këtij grupi, Faton Ismaili dhe Blerim Rushiti, të na paraqiten me një prezantim të shkurtë, duke reflektuar këshu mes nesh idet themelore, tendencat dhe planet që kanë hartuar ata për të ardhmen. Të nderuar rradha është e juaja…



(pas fjalimiyt)Forca dhe pesha relative e prezantuesve besoj që la mbresa mjaft konstante mes nesh, duke na bërë të ditur që të rinjtë kanë potencial të madh, vetëm duhet të përpunohet potenciali që ata pikërisht e kanë..



-nga kjo trev e këto vise, ka pasur shumë poet, shkrimtrar e revolucionarë, madje historia na tregon se brez pas brezi e gjenerat pas gjenerate kan dal në pah dhe kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në rrafsh kombëtar, individ nga kjo anë. Me këtë rast, është një vajz po nga Komuna jonë, e cila bëri revolucionin studentor në Shkup, u paraqit dhe u gjend ballë çdo padrejtësie studentore, themeloi dhe ishte në krye të levizjes studentore “Dardania”, diplomoi me sukses të shkelqyeshëm dhe u bë personi më me zë ne Komunën e Çairit, ishte kandidate për Deputete dhe vazhdon të mbete një shembull i lartë mes shoqërisë tonë, si njeri që nuk e njeh fare nocionin “s`mundem”. Më lejoni të ftoj në skenë zonjushën Kaltrina Azizi, të na thot diç nga përvojat dhe eksperiencat e saja personale duke na shërbyer si shembull për çdo të ri..



Pas gjithë kësaj që e tha Kaltrina, mendoj se sdo koment nga ana ime.. Kaltrinës i urojmë suksese të vazhdueshmë në profesionalizmin e saj..



Mus s`më mbetet tjetër vetëm se edhe njëherë në emrin tim dhe në emër të grupit inicues t`ju falemenderojmë për pjesmarren tuaj, duke shpresuar dhe duke qenë të bindur që kjo është vetëm A-ja e aktiviteteve tona, e me këtë rast ju ftoj të na bashkangjiteni në koktelin që kemi përgaditur për ju,



Mirupafshim ne aktivitetet e rradhësh.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...