Saturday, 14 September 2013




Rrjedh prap jeta mbi një kufome
Gjysmë hënën sonte mbush
Pra, ç`të duhet jeta kur jetove,
Dhe vdiqe e s`të pa askush.

Më kërko te varri im gjithnjë
Mos lejo insektet t`më përbijnë,
Të vdesësh pa asgjë pranë vetes,
Madje pa mall, pa shpres pa kujtim.

Jetojmë e vdesim kështu prej kohesh,
Here shohim dritë e herë terr
Rrugët  tona janë të kundërta,
Njëri në parajsë e tjetri në ferr!

Dhe kur një dit të takohemi atje
Do te shikohemi në qetësi,
Do ta themi atë që  fshehëm
Ate që ti, vetëm ti edi.


Ndaj le të lulëzojnë lulet e varrit, ,
Kështu kaq larg jetojm të dy,
Jam i gjallë e kam një varrë thellë në zemër,
Përqafom,e të ringjallemi të dy.

                                                                    Shokut tim



Harkun e mëngjesit pikturova shpejt
Dhe drejt xhamisë vija me nxitim
Gjithmonë ekam mall, kur e shoh
Përpara xhamisë shokun tim.

Ndaj si dje, sot edhe nesër
Sërish dua të vij me nxitim
Të përshëndetemi me aq dashuri
Dhe të rrim s`bashku me shokun tim.

Dorën e tij të nxehtë, shtrënguar t`a mbaj
Dhe sa herë jemi larg në fytyr vëj
Kur të jemi përmalluar ndonjëherë,
                                                         Nëpërmjet saj, të vij, të gjej!

Mërzitem

Mërzitem për jetën tonë
Sonte, kur shpirti më bëhet prush
Kemi shumë zbraztira në shpirt
Që nuk i di kush, askush!

U tret jeta dhe hëna u shua
Si një loti i pikur lehtë,
Rënkoi shpirti pas kaq shumë heshtjeje
Dhe shi filluan, të lëshojnë retë!

Ndaj ende nuk e kuptoj
Pse shumë vuajmë, vuajmë kaq shumë
Endrrat shpesh nga ne arratsien
                                                             Ose fare nuk bëjmë gjumë
 
Kështu vijmë, rrim dhe ikim
Sikur fare të mos ishim kurrë
Ndaj meqë erdhëm, një kujtim ta lajmë,
Një fjalë e mirë, një zemër, një gurë!

Endrrat marrin kahje tjera,
Nuk kanë vend askund në botë,
Ndaj i`u them faleminderit
Jetojmë dhe vdesim, ashtu kot!

Kur zgjohem nga gjumi

Mëngjesi zbardhi deri ne fund,
Mbi zjarrin e ditës dielli ja mori,
Në heshtje mendja, kujtimet tundi
Dhe pjerrtazi u hap krahërori.

Ngadal shtriva shikimin e gjatë,
Nga dritarja shkëlqim sa shumë,
Iku nga jeta edhe një natë,
Dhe jeta po shkrihet,si shkumë!

U zgjova pa zhurmë, i heshtur kaq vonë,
Dhe numrova orët rradhë me rradhë,
Ai që “dje” flinte  në këtë dhomë,
Sot po ik me kalë të bardhë!

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...