Wednesday, 5 March 2014

Dia(mono)Log





Për shkak të gjendjes së rëndë shpirtërore dhe shumë të komplikuar, disi ishte zbeh integriteti i tij fizik dhe psigjik, këto ditë kobzeza këto re hijezeza poi a turbullonin mendjen, pritjen e ditëve të mira po ua hiqnin nga planet, dertet kishin arritu kupën e qiellit. Ai dikur ishte një person që gëzonte shumë rrespekt, kishte tipare të një njeriu i cili thoshte diçka më shumë sesa importonin fjalët e heshtja, ai vazhdimisht artikulonte plane dhe ide për një jetë ku aftësit fizike dhe psigjike do të jënë në shërbim të përhershëm shoqërise dhe humanizmit.  Atë jeta e kishte mësuar qysh në belbëzimet e para të thoshte fjalë malli, fjalë ngushëllimi, mimika që sjellnin lot, sy që flisnin shumë me shikimet e tyre karakteristike që ishin herë të mekur e herë të zjarrtë.  Shumë e puthte mbi faqen e tij prindi e cila kur qeshej hapte një grop në mes, ai kishte një instikt e çiltërsi të rrallë ndër fëmijët tjerë..sidotjet.
“Një natë derisa u takuam në netët e gjata e të ftofta zhvilluam një dialog shumë interesant”
Ai: un vazhdoj të bëj kalkulime dhe analiza edhe më tej, por nuk ka rezultate, e keqja po dominon.
Unë: nuk duhet të dorëzohemi, aq më tepër të frikësohemi prej humbjes, njerzit e sinqertë kurrë nuk humbin. Edhe sikur të vdesin, do të jenë të gjallë.
Ai: Si mendon? Jeta, pra lindja dhe vdekja janë procese natyrore fiziologjike, do të vdesim të tretemi, askush nuk do të kujtohet për ne.
Unë: Jeta sështë asgjë  tjetër, pos përpjekje dhe luftë, pra një rrugë e gjatë dhe e mundimshme.. dhe udhëtarët jemi ne, të cilët vet do të vendosim si do ta bëjmë rrugën tonë; nësë marrim nga jeta momentë të lavdishme, japim sakrifica produktive dhe u sjellim njerzve tjetë lumturi, doemos historia do të na ruaj gjatë. Ideale quhen këto në gjuhën e shpirtit.
Ai: ha ha ha është fat i mirë të kesh një vdekje të lehtë e cila na çliron nga kjo botë e mundimshme, e cila parasegjithash gjithçka mund të jetë, po lumturi jo. Dhe diçka të them zemrat janë krijuar për të duruar, ama durimi ka një kufi.
Unë: Vdekja është e sigurtë, lumturia është e virgjër, duhet të dish ta martosh atë me veten, ndërsa zemrat janë frymëzim, dritare të hapura që sjellin rreze dielli në jetë, tento hap dritaret e jetës dhe thuaj stop pesimizmit. Ndërsa durimi, thuhet se gjëja e vetme për të cilin nuk dihet shpërblimi, është durimi. Do të durosh apo?
Ai: Me gishtin tregues më bëri kah qielli e tha: E sheh sat ë vegjël jemi, univerzi është shumë i madh dhe rrjedhimisht jemi te vegjël e të dobët që t`ia shërojm dhembjet njëri tjetrit, këto që thua për mua janë numra të thjeshtë.
Unë: Eh, nostalgjia për familjen më zgjon në mesnatë, jemi kaq të ndarë e largë, frymojmë në vende të ndryshme, por, ende jemi jeshil.. një ditë do të bashkohemi të gjithë, madje edhe ti do të jesh në mesin tonë, ku së bashku do ta luftojmë e do ta mundim të keqen. Degjon; zërat e mirësisë na thërrasin e na thonë: ‘merrni nen sqetull dhimbjet e gëzimet’ sepse jeta është relative, varret i keni të hapur, por edhe përjetësinë e keni të premtuar’.
Ai: unë do t`ju tradhtoj juve, sofrën tuaj.. nën dhëmb kam iden që të braktis idealet që i quant i në gjuhën e shpirtit ideale, rrugët e mia do të jeni ndryshe, do të jetoj duke pritur që do të vdes, dhe atje..atje shpresoj lumturinë absolute.
Unë: Në rrëgull, mos i harro varret e të parëve, vatrat e tyre, fëmijërinë tënde, rininë tëndë.. i kemi borxh shoqërisë, brezave që vijnë. Mos e harro gjuhën që flisnim, gjuhën e humanizmit dhe rrepsketit që kishim për këtë shoqëri që e ka kapluar epidemia e injorantëve, gjakun tonë, djersët që i quanim gjaku i paqes..
Ai: ti sikur nuk më njeh, unë jam ti, jam portreti yt, shikomë mirë në pasqyrë.. më jep edhe disa doza optimizmi e të fillojm aty ku e lam dikur. Sepse vërtet e keqja dominon kur njerzit nuk e luftojnë atë.
Unë: ‘natën e mirë’ i thash i hamendur e i mpirë nga ky monolog me veten në syrin tim, e dialog në syrin e pasqyrës dhe çmenduri në syrin e të tjerëve.
Duke rënë dakord se duhet të mbijetojmë dhe të luftojmë ta kuptojmë jetën ashtu siç është, nëpërmjet gjuhës së sinqertë, duke u munduar të lëm gjurmë në hapsirën kohore, duke prekur ëndrrat tona si rezultat i veprimeve logjike, dhe duke e kuptuar vdekje si permanente e cila një dit do të na gjej, por  faqebardhë, duke ia mveshur qenies  njeriu atributin se ai është projekt në veti në ketë unvierz e gjithësi, u ndam, kështu e theva pasqyrën që kisha në dorë dhe në mënyrë figurative fillova të numëroj plagët që kisha, që mu dokën kaq pak në krahasim me mirësit dhe dhuntit që kemi.

Epilog: Ne vdesim, realisht çdo ditë vdesim ngapak, jeta dhe ditët tona shtërrohen.. një dit do të fiket shikimi ynë dhe gjithçka në  një moment do të jetë errësirë, por, nuk duhet harruarr se edhe vdekja është e përkohshme, një dit sërish do të ringjallemi, e ajo do të jetë rilindja dhe rivvdekja e vërtetë që vijnë paralelisht në qeniet dhe egzistencën tonë. Duhet kuptuar mirë dhe qartë rrjedhat e jetës dhe nuk guxojmë të ndalemi para askujt dhe asgjëje, duhet luftuar deri në forcën e shtatë (që thuhet se njeri ka shtatë forca) që të arrijmë sukseset e premtuara atyre që punojnë me qëllime të sinqerta, menaxhimi i jetës dhe kohës do të garantojnë jetë profesionale dhe dominues në çdo etpatë të jetës. Mendjet që kemi ne njerzit janë një privilegj shumë i madh, andaj, ta zhvillojmë mendjet tonë maksimalisht në mnëyrë që vizioni jonë mos të jetë  kaq shkurtpamës si atij shokut lartë.  Ne kemi zemrat, që rrahin me një ritëm, që mbajn brenda mëshirën, guximin, butësinë dhe dashurinë për njëri tjetirt. Botës sot i mungon “zemra” jetojmë ne globin pa zemër, mungesa e së cilës është kusht për neve që të shohim me sytë e zemrës.  Ne kemi emocionin i cili na jep situate të këndshme dhe të ndryshme, duke e thyer rutinën e jetës, duke na dalluar nga krijesat tjera dhe duke e arsyetuar epitetin e të qenurit njeri dhe njerzi.  Ne kemi Allahun; të Parin pa fillim, të Fundit pa mbarim, ne kemi një marrëveshje me Allahun dhe duhet përmbushur atë, ne shpresojm nëntëdhjetë e nëntë mëshirat tjera të Tij, dhe shpresojm parajsën që Allahu na ka premtuar. Duhet të dalim të pastërt dhe të çiltërt para Tij, në mënyrë që të kemi fatin të na fal Allahu dhe të na rradhisë ndër të shpëtuarit. Jeta kërkon mund, jeta nuk kalon vetëm në rroba të reja.. “Ne jemi fatlumë, sepse, kemi shumë më tepër sesa na nevojitet për të qenë të lumtur”.
Kështu u përkunda këtë natë, dhe qetë e qetë fjeta duke dëgjuar pikat e shiut që godsinin dritaret e dhomës time, duke qeshur e menduar se edhe kjo është një dhurat për njerzimin. Natën e mirë!

Monday, 3 March 2014

Vdiq luani e mbet maca



Dikur në keto troje qindra vjeçare vlonte burrëria dhe nderi. E lashtë ishte Xhamia e këtij fshati po aq sa edhe xhemati i saj. Thuhet se në varrezat e fshatit janë nxjerr gur varresh prej toke të shkruar me gjuhën Osmane. Tregohet se kishte nga ata burra të këtij fshati që morën pjes në shumë ekspedita ushtarake Osmane duke përfshi tokat arabe si Siria dhe Egjipti.
Verat e stërmbushura me punë bujqësore dhe blegtori dhe dimrat e gjatë me acar ishin karakteristika dhe pasqyra më e mirë që shihej në të jetuarit në këtë fshat. Në disa fotografi të vjetra fshatin e kam parë të shtrihej diku me lartë se ku gjindet sot, diçka më ndryshe se sot, edhe gojdhanat tregojnë për një ndryshim dhe hendek tejet të lartë nga ajo çfar ishin dhe nga ajo çfar jemi. Askund më mirë se në Sllupçan nuk ka jetuar varfëria, askund më mirë se këtu.
Varfëria dhe jeta e vështir ndoshta i kishtë bërë trima burrat e këtij fshati, mungesa e lirisë i kishtë bërë më kaq shpres dhe optimizëm për të ardhmen ndoshta, për një liri dhe një kafshat e cila nuk do tu mbetej në fyt. Sllupçani llogaritej shtet në shtet.. atë e kishin bombarduar, e kishin shkatërruar, e kishin përgjakur, por, kurrë nuk munden ta zhdukin, armiqt kurrë.
Edhe sot rrugëve të këtij fshati ecin burra, por jo si ata burrat e brezave, që ndër vite kishin jetuar me nder dhe me ideal, jo si ata që me gjakun dhe djersën e tyre e bën Sllupçanin kala, sot, beteja për mburrje është pika që synojnë, sot bërrylat i kanë të përveshur burrat jo prej punës, por prej papunësië, sot mjekrrat i kanë të mëdha prej faktit se nuk përfillin asnjë kufi, sot ka shtëpi shumë më të bukura se dikur, sot këmbët e kuajve nuk buçasin rrugët e fshatit, por veturat luksove. Sa e përqeshi këtë jet pa ideale.. sa do të doja të kisha jetuar në kohën e gjyshërve, jam i bindur se do të isha ndryshe, i prapambetur, fanatik, por i ndershëm në mesin e të ndershmëve.
Peshë e rënde është ajo e vendlindjes, ngjyra e këtij fshati shpesh më gërryen qenien time, burra të fort ishin të parët tanë..a thua ku qëndronte forca e tyre ku me gjithë varfërin e jetën e vështir ata procesin e shumimit e kishin shumë të zhvilluar, kishin shumë fëmijë disa nga tetë e disa nga dhjetë e kishte disa edhe nga dymbëdhjetë. Ishin të mprehtë në pamje, në fotografi duken shumë të acaruar, imazhi i tyre sikur më flet për një barrë të madhe mbi kurriz, për një brengë të gjatë, për një mllef që po ua humbte durimin. Të mjerët shqiptarë, me shekuj u shtypën nga sistemet qeverisëse.
Një ditë derisa ndëgjoja për shtatë burrat e fshatit tonë të cilët me dorën e tyre nënshkruan pushkatimin si flijim për mosheqjen e mbulesës së gjinisë femërore, mendja më dërgoi mënjëherë tek vajzat e gjeneratës tonë..çfar evoluimi, çfar diskursi, çfar dallimi. Thuhet se kishte një hoxhë në fshat i cili me dorën e tij kishte vrarë nëntë njerëz, të parin që kishte vrarë kishte qenë vëllau i tij, të cilin e kishte kapur në kurvëri.. kur e kishin pyetur pse po vret fshatar ishte përgjigjur” “Po zullumqarin duhet me vra”. Ndërsa sot, bastoret kan vërshuar nëpër fshat, midis muajit të ramazanit kafenet punojnë, ku mbeti turpi, ku mbeti rrespekti, ku mbeti Mulla Jakupi i cili kur ndëgjoi se në fshat po shitej alkohol në një shitore, individualisht hyri në shitore dhe ia thej të gjitha për toke duke e paralajmëruar pronarin se herën tjetër “bahesh prej katuni”, ku janë teologët që heshtin përball ketyre fenomeneve, apo misionin e tyre po e konsiderojnë profesion, madje mjaft këndshëm dhe ëmbël po ligjërojnë një herë në javë Brenda përbrenda mureve të Xhamisë, po po këtyre nuk po u shkon shpina rekë si Mulla Jakupit, këta madje listën e xhematit që nuk po paguan hakun e hoxhës nëpër mure po e vendosin ta shohin të gjithë, edhe Mulla Jakupi gjatë jetës vetëm dy rroga i kishtë marr gjithsej, por, kurrë se prekur kët temë.
Gjyshërit tanë nuk kishin arsimim, por kishin ahlak dhe hikmet, ata nuk lexonin librat por lexonin veten dhe njerzit, edini se gjyshi im ishte i pari në fshati që vajzën e dërgoi në shkollë të mesme, dhe për një kohë në fshat askush nuk i fliste prej parisë komuniste dhe e quanin “shka”, gjyshi im në kohën kur fshatarët e tij nuk e dinin Kumanova sakt kah i bie ai ishte në post kyç në”menezacinë” e Shkupit, por ja që mentaliteti i tillë e shkriu dhe ai braktisi Shkupin dhe vdiq si sllupçanas  i thjeshtë.
Këta banorët e sotëm kur të dalin nëpër fshat le ta ulin kokën të turpëruar, këta e tradhtuan traditën e të parëve,  le ti lëshojnë supet leht dhe le të thonë ‘eh po na mirë nëpërkmbim fshatin’, po ju jeni hajdutë, prandaj kaq shumë ju injoroj dhe nuk pranoj asgjë prej jush qoft edhe punësimini tuaj të flliqur partiak. Gjithmon do të mbeteni të përbuzur prej meje, un që jetoj me ju në kohën e teknologjive por me krenarin e prapambeturisë së gjyshërve tanë.
Nuk më pushon kurreshtja kur flasim me babushin për rastin e mureve, në vitet 80-90 kur komunizmi i shkatërronte gjitha muret, dhe kur arriti në Sllupçan hasën në rezistencë, duke u zhvilluar kaos i madh mes ‘milicisë’ dhe fshatarëve dhe duke mos lejuar të rrëzohet qoftë edhe një murë i vetëm. Thash pra që ishte shtet në shtet.. pastaj kur Mulla Jakupin e kishin marrë në stacioni policor i tër fshati burra e gra kishin vërshuar Kumanovën duke kërkuar me çdo kusht lirimin e hoxhës.
Një dit pyesja kush është ky hoxhë me emrin Mulla Sadik që po e përmend Mulla Jakupi nëpër ligjerata dhe xhamia e re po mban emrin e tij. Ky është hoxha i cili mori pjesë në lëviozjen nacional çlirimtarë të “Sul Hotlës” të cilin e zhdukën UDB-ja e Maqedonisë, ky është ai hoxha i cili për një namaz të sabahut që nuk u zgjua ta falte, dënoi vetveten duke ecur në këmb dëri ne putarinën e parë në autobanin Kumanovë-Shkup edhe atë këmbëdathur. U habit me këto vepra, ppështyma më thahet kur krahasoj veten me këta patriot e njerëz të mëdha që rriti ky fshat nga gjiri i vet. (vazhdon)

Sunday, 2 March 2014

Jeta e rrudh jetën



Lëkurën e kam të rrjepur
Thelbin tim, asnjeri se njohu, zërin e shpirtit madje..
Unë e rrjepi  lëkurën time, gjakun e treti nëpër lumenjë
Unë këndoj shpesh këngën e ndaluar, ëndrrat madje
Unë mbaj peng të kaluarën, të tashmen, të ardhmen
Jetoj i heshtur, i ngrirë, i zhveshur nga cdo tingull.
Kush i beson poezive? Lapsit?
Sikur të kishin fuqi, do të bënin dicka për  fatet njerzore
E nuk do të kishte kaq shumë urrejte, as inate madje..
Nuk do të shkriheshin kaq shumë miqësi, e nuk do të mungonte mirësjellja,
Falëmnderimi, përkujtimi,
Nuk do të këputeshin rremat e ëndërrave, e nuk do të shuheshin rregullat, principet
Nesër ndoshta, do të ik, po po do të ik, as rastësia s`do të egzistoj më
Ndoshta ky vend e kjo periudh do të derdh lot, për mungesën e këtyre brezave,
Do të vijne njerëz tjerë, më stabil, më të durueshëm ndoshta..
Sepse secili njeri e ka frikë vetminë, vdekjen, mbarimin,
Me vepru, nuk d.t.th me dështu, jeta ëshë e përkohshhme
Një dashuri nuk vdes, nësë vdes personazhi kryesorë,
Një ëndërr nuk mbaron nësë mbaron gjumi,
Një vallëzim nuk mbaron nësë mbaron kënga,
Një person nuk bëhët idiot nësë sakrifikon për të mirën e tjetrit,
Sa mirë që fshehtësit tona i din vetëm Ai që e krijoi fshehtësinë,
Bota është e gjallë shumë, krahasuar me neve
Disa janë të dënuar për te qenë të heshtur, andaj
Ndoshta edhe duhet  të heshtim sot e tutje..
Nuk i besoj më poezive, lapsit..
Do të ndahemi me lapsin si buzët e puthura të dy dashnorëve, së shpejti
Dekata, shekulli e mileniumi le të vijnë
Historia nuk do të na ruaj në gjoksin e saj, sepse nuk ishim të veçant
E as i thjesht nuk ishim jo!


I Bukur është shiu



         I bukur është shiu

Tokën e çau thatësia
Malet u zbehën e u than shumë
Nuk kishtë freksi kohë të gjatë
Dhe mes fshatit nuk kishte lum.
Të mbjellat që mbin gati po thaheshin
Liqejt më nuk po furnizonin me ujë
Peshqit ndiheshin në rrëzik
Një lutje njëri tjetrit i drejoheshim, thuj!
Gjithë çeshmat e fshatit provova,
Ishin të shterrurra e të mbyllura me dry,
Ndihesha kaq nervoz që nuk po geja ujë,
Po digjeshim nga etja, u bëm shkrum e hi!
Zbardhi mëngjesi, rrezet marshuan
Sa natë e gjatë sa shumë makth e mund
Piva kaq shumë uj pandal,kur u zgjova
Dhe thatësisë,ëndërrave, po edhe etjes i dhash fund.
Macës ujë i jepja çdoherë, që prej ëndrrës atë ditë,
Ujë kishte gjithkund, ndihesha sikur në det
Lumejt me vrull fshatin kalëronin,
Dhe shi shpesh lëshonin retë!
Një  ditë diele dola në fshat
Vështroja fshatarët dhe seç  doli një frymë,
Papritur koha u keqësua shumë
Nga shiu i shumtë, nën një çati hymë.
Shiu spo ndalej dhe u laga shumë,
Thash me vete ‘pse s`ndalet ky shi’
Në moment mu kujtua ëndrra, makthi, thatësia
Thash Faleminderit o Allah, dhe leht qesha nën çati.

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...