Natyra e njeriut është në esenc i
shoqërueshëm. Edhe njerëzit më të vetmuar, apo më të vrazhdë e më të ftohtë kanë
rrethin e tyre shoqërorë, pavarësisht numrit të miqve, që mund të jetë më i vogël
se zakonisht . Kjo sepse, vet cilësia e njeriut si folës apo komunikativ për
dallim prej kafshëve, shtazëve due gjallesave tjera, e bën atë domosdo të shoqërueshëm.
Pastaj shtoja kësaj edhe atë se njeriu ka ndjenja , ka nuance, shije, ndjen dhimbje, lëndohet, gëzohet, dashuron, ka
ideale, ka synime e interesa si dhe shumë gjëra tjera, të cilat domosdo
duhet ti ndaj bashkërisht me njerez të tjerë , ato tjerët me të tjerë e kështu
me radhë duke u krijuar një zinxhir i madh njerëzorë, ku jeta pa shoqërinë është
thjesht ferr.
Në veçanti tek shqiptarët shoqëria
ka nuance edhe më dinamike se në shoqërit evropiane, ku shoqërit në të shumtën
e rasteve i lidh profesioni, puna, interesat e tjera, dhe po të njejtat edhe i
ndajn këto shoqrëri, për dallim prej te
shqiptarët ku shoqëria i ngjajn një lidhjeje familjare dhe thellohet deri në atë
pikë saqë ndarja dhe përfundimi i saj nuk shihet kurrë në prespektivë.
Megjithatë, historia na rrëfen për
raste të shoqërive të cilat nuk besohej që kurrë mund të prishen. Por ja që u
prishen, dhe sot nuk egzistojnë më. Për arsyet pse u prishën këto shoqëri do të
duhej një shtjellim më i thellë analitik, por ne do të prekim aryset vetëm sipërfaqësisht,
duke i parë këto shoqëri vetëm nga këndvështrimi jonë.
Do ti marrim shembull katër figura
publike te shqiptarët, të cilët ishin dikur miqt e mikeshat më të mira të njeri
tjetrit e sot nuk flasin mes vete. Shembulli i parë ka të bejë mes këngetarëve
Shyrete Behluli dhe Shkurte Fejza, kurse shembulli i dytë ka të bëje me
politikanët Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj.
Këngëtarët kishin ndëtuar një
karrierr të përbashkët, madje edhe bashk e kishin filluar karierën, e cila zgjati
plot 30 vite sëbashku në skenën e ekranit shqiptarë. Me dhjetëra e qindra
duete, qinda koncerte, dhjetëra albume e
shumë e shumë këng frymëzuese me karakter kombëtar e popullorë. Të dyja
shiheshin si një. Ishin miket më të mira, ku ishte njëra ishte edhe tjetra.
Thjesht ishin sinonim i njëra tjetrës. Por sot, të gjithë e kanë kuptuar se ata
i lidh vetëm e kaluara e përbashkët, e sotmja nuk i bashkon më, kurse e ardhmja
i ka ndar përfundimisht. Këngëtaret sot madje as nuk marrin pjes në evenimentet
familjare të njëra tjetrës, as nuk përshendeten mes veti kurse duetet mes tyre
janë thjesht dëshirë e ndonjë producenti ose edhe e publikut.
Politikanët në fjalë, kishin ndëtuar
një parti politike që ka sfiduar edhe partitë e luftës, që i ka zbehur edhe
heronjtë e komandantat e luftës, që kishte fituar simpatinë e shumicës së
popullit shqiptarë në Kosovë dhe përtej
saj. Këtë parti nuk e krijuan nga hiçi, e krijuan nga një shoqëri e fortë që
ishte mes tyre, një lidhje shpirtërore, një fuqi zemre, një mirëbsim e një qëllim
që i bashkoi. Mes politikanëve në fjalë,
sot ka akuza të ndërsjellta, ndoshta ka edhe urrejtje. Kurse dje ishin njerëzit
që cdokush u kishte lakminë. Nuk besohet që prap ndonjëherë mund të bëhen bashkë,
por ta zëm që u bënë, asnjëhërë nuk do te jenë siç ishin.
Po pse erdhi deri të prishja e ktyre
shoqërive që kishin zgjatur me dekada? Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet,
por ne po përmendim vetëm disa. E para mund të jetë humbja e besimit. Besimi është
kyç për një lidhje, pavarësisht natyrës së saj. E dyta mund të jetë ngopja nga
njëri tjetri apo humbja e kuptimt. Vjen një moment që dikush ngopet me dikë dhe
nuk e duron dot due shoqërimi I tyre e humb kuptimin. E treta mund te jetë hidhërimi.
Meqë shqiptarët siç e cekëm e konsiderojn shoqërinë si diçka të shenjtë, nga
ajo ata mund të lëndohen shumë, derisa të shkoj puna deri në prishjen
definitive. Dhe e katërta tradhëtia. Tradhëtia në kuptimin të mos bësh për tjetrin
atë që duhet të bësh, të mos i japësh prioritetin që pret, të bësh atë që nuk dëshiron
ai.
Këto arsye janë krejt hipotetike dhe
mund të mos ndërlidhen me rastet në fjalë. Nuk janë rezultatë i analizës, por
thjesht i mendimeve tona personale.