Wednesday, 31 July 2013


                                                          Lamtumirë vetmia ime

         





Prej kur syri i përgjumur, hapi qeprikun plot margaritarë,
në prehrin e vetmisë qe strukur, nën një mrekulli,një gëzim,
një shtegtim, një pulëbardhë,
Ndau zemrën nga një ëndërr, nga një pritje, një trishtim,
një buqeshje para qeshjesh, një rrugë e re,një fluturim.


Pentagrami i times zemër, jehojnë tinguj, një thellësi,
dielli sa rreze bukur qenka, sa magjike,një jetë tjetër, 
një shpirt i lirë, me hënën në shoqëri,
Sa shpejt qiellin fillova t`a dua, e kokën më nuk kheva pas,
nga larg yjet po vështroja, një derë, një pritje,një zemër një ditë do ta trokas.

Bardhësi secilës zemër, në çdo shteg e çdo anë,
zemra që braktisën vetën, 
gjirit saj një tjetër zemër,një shpirt të dytë thellë strukur mbanë,
Mos më pritë imja vetmi, asgjë më ne nuk na bashkon,
lumenjtë ikën rrugës pa kthim,nuk kthehet një zemër, një puls,
që drejt një zemre, fluturon!




Tuesday, 23 July 2013

Poulli dhe gomari(poezi fraziologjike)

Një popull i paditur,
kish udhhëqes një gomarë,
madje gomari shpesh nga prirjet,
thirrte popullin të kullosin barë.

Për çudi populli e dëgjonte,
ndaj shpesh kulloste barë,
nuk është çudi, ndodh edhe kjo,
kur udhehëqes ishte një gomar.

Po nje ditë, gomari sëmuret,
dhe gjithë populli ia qanin hallin,
mos na lër o i dashuri gomar,
kush pos teje, na thirr të kullosim barin.

Por gomari me urtësin e tij,
ashtu i (pa)ditur si ishte, gomarë..
shikoi rreth popullit te tij,
e tha:Një amanet populli im,
hani sa te mundeni barë.

Po gomari se kishte gabim,
e as nuk fliste keq,
përderisa populli hanin barë,
pse një gomar të mos i udhëheq?

Saturday, 20 July 2013

Qendro ashtu sic je,
kembengul, rezisto, deri ne fund,
lesho rrenje, rrit dege, deri ne qiell,
dhe nje dite ndjek shtigje, brigje, deri ne fund.

Mos shiko mbi nje pasqyre te krisur,
e as mos prano deshmit e saj,
ti je ai qe duhesh tjesh, ikone, vyrtit,
hero, i denjte deri ne fund.

Ruaj pragun e qenies tende,
ruaje fort, me ngjyre e me gjak,
me cdo pike, vene e qeliz,
Ruaje se, ti je ky, ne prage, deri ne fund.



Disa arrogant, mendjemedhenje,
sikur te takoheshin,
me vetveten ne ndonje rastesi,
do te shaheshin me arrogance,
dhe do te shmangeshin duke u peshty,
Qindra fytyra te ndryshme, posedon,
qe ne cast, nje e nderron,
qe frymen ta zajne,
e prezencen ta shajn,
Nuk le vend per arsye,
gjithkund, me mendjemadhesi,
kopil i dyftyresis,
i etur, i djegur per tradheti e poshtersi.
Me ambicie shtazarake, 
karakter qullosur,
forme njeriu e shpirt djalli,
(pa)moral fare, i teri i fundosur,
Ta krahasoj me qenin,
ndoshta seshte e drejte,
te pakten ai qendron besnike,
dhe njeh pronen e pronarin e vet,
ndoshta ka dicka te huazuar prej tij,
nuk e mohoj, e nuk e fsheh
te kafshon ne pabesi,
e pastaj bishtin ngreh,
mendjemadhi,
kembe ne koke e koke ne kembe,
ruaju prej tij, se ka huazuar edhe dicka,
perngjajne per nga dhemb...
te kafshon.



Wednesday, 17 July 2013

        

  •   Që të kesh shok duhet të jesh një shok


  •  
  • Krahas të jetuarit dhe të familjarizuarit, njeriu si qenie dhe krijesë e dobët ka nevojë për miqësi dhe shoqëri. Shoqëria është një botë interesante, flas në prizëm shumëdimensional. Akti i të qenurit shok, nënkupton indentifikimin e personalitetit tënd aq më shumë të jesh në një situat komunikuese qoftë ajo nëpërmjet vokalitetit apo heshtjes. Natyrisht, shoqëria luan rolin vrojtues në jetën tonë dhe njëkohësisht konsiston në zotërimin e mekanizmave njerzore, gjë që sa është njerzore aq edhe shpirtërore, dhe kjo shpjegon faktin se pikërisht shoqëria është ajo që  frenon njeriun, gjë që ka të bëj me cilësin e tij si gabimtarë. 
  • Në këtë pikëpamje, të shoqërohesh d.t.th të perceptosh, të gjesh art, dhimbshuri, sinqeritet dhe parasegjithash ndihmë të pa kushtëzuar. Pra, secili posedon një përvoj jetësore të cilën dëshiron ta ndaj me të tjerët, pse jo edhe të përfitoj nga eksperienca e tjetrit. Interesant, çështja e të qenurit shok dhe statusi shok i sinqert nuk përfitohet dhe përvetsohet menjëherë, por, gradualisht me kohë ndoshta edhe me vite, sepse, të vlersosh një person d.t.th të shtrosh pëlhurën e shpirtit tënd mbi karakterin e tij, një formë jo pa një efekt. 
  • Dashuria e brendshme pa mëdyshje, zbulon objektivat reciproke mes shokëve, ndaj lindin lidhjet shpirtërore dhe dashuria e tyre sa është e sinqertë aq është edhe e paqt dhe krenare. Një dijetar Arab la një porosi të vlefshme: Shtoni shokët e mirë, shtoni shokët e mirë. I pyetur rreth ksaj porosie u përgjigj: Në mos në këtë botë në tjetrën keni nevojë për ta. Ndaj i vetdijshëm pë rolin e shoqërisë gjegjësisht e pash të udhës ti qasem kësaj teme dhe tia dedikoj disa rreshta njërës ndër temave më fragjile ndoshta.
  • Jo që shoqëria mund të jetoj në letër ose atë mund ta përshkruaj, por, thjesht kur flitet për shoqërinë në princip dua ta përpunoj këtë çështje dhe ta them publikisht se kapitali i dy shokëve të sinqertë është dashuria edhe atë dashuria për hir të Atij që krijoi relacionin njerzorë dhe kultivimin e motivit të dashurisë mes njerzve.
  • Kështu, manualet e shoqërisë ose bërthama e shoqërisë së sinqertë ka një avantazh: kurrë interesi personal nuk paraprinë kundrejt atij shoqërorë, gjë që lejonë një fleksibilitet të madh mes nesh. Shoqëria kultivohet përmes hapave të: diskutimit, vendosja e qëllimeve, aktiviteteve dhe ndjekja e rrugëve të njejta që synojmë. 
  • Komponenta këto që e bëjnë modeste shoqërinë njerzore, e pse jo edhe nostalgjike lidhjen e dy shokëve.
  • Të shoqërohesh d.t.th të ndjesh mall, të mbash mi supe brengën e tjetrit, përkunder vështirësive dhe sfidave që pezmatojnë në jetën tënde. Shoqëria duhet të jetë e fuqishme, e thurrurr me sinqeritet... të paktë janë ata njerez që dijnë ta çmojne shoqërinë dhe të zhyten thellë në të.
  • Të jesh një shok d.t.th të bartësh mesazhe të fuqishme, të bartësh një ndjenjë të pushtetshme, sepse, nuk është element që konsumohet dhe si e tillë shuhet një ditë, përkundrazi një bashkim ndjenjash, idealesh, motivesh, qëllimesh që thyejnë kufijtë kësaj bote dhe në instancë të fundit përundojnë në Xhennet inshAllah.
  • Nuk është i rëndësishëm numri i tyre, por, vlerat e tyre që të ndihmojnë e të nxisin në : dije, arsye, përgjegjësi, dituri, dinjitet dhe parasegjithash janë bashkëluftetarë besnik që deri në fund bëjnë luftë ndaj së keqes dhe urdhërojnë kah e mira.
  • Kujdes, kije parasysh se edhe në mesin e shokëve të mirë mund të kete qëndrime impulsive, kupto dhe mirëkupto mirë aktin e të qeniurit shok dhe mbi të gjitha njeri. Per një shok të mirë ia vlen të plagosesh, madje, vendose edhe dorën mbi plagë e mos ia trego plagën, gëlltit momente të caktuara e tregoi botës se cka është shoqëria e sinqertë...
  • Vetë i derguari i Zotit thotë me një rastë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë njeriu se kë ka për shok”. Madje po të thellohemi më shumë në anën fetare vet emërtimi i njeriut në gjuhën arabe si INSAN në kuptim d.t.th i shoqërueshem, që le të kuptojmë që bota nuk jetohet e shijohet vet.
  • Shpesh, shoku miret shembull si një pasqyrë ku ki mundësi të shohësh gabimet tua, si mundësi pse jo edhe permiresimet.
  • Në fund dua ta sjell një thënie paoshtu të profetit(paqja qoftë mbi të) që më ka prekur fort në shpirt:
  •  “Ditën e Gjykimit do të ketë njerëz, që janë ulur në podiume prej drite rreth Arshit të Allahut (xh.sh). Fytyrat e tyre do të jenë dritë. Nuk janë as profetë e as dëshmorë, por profetët dhe dëshmorët i kanë zili këta njerëz. Ata janë njerëz,  që e kanë dashur njëri – tjetrin për hir të Allahut (xh.sh)”.
  • Ndaj, kujdes, kujdes shoqërinë sepse vërtet ia vlen të shoqerohesh, qoft edhe vetëm me një njeri, por, me kusht që shoqeria juaj të jet aq e fortë saqë do të jetoj edhe atëherë kur do të zhduken gjithë shoqërit tjera që janë bashkuar për interesa të caktuara, qofshin matriale e të kësobotshme...

Tuesday, 9 July 2013

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit. Allahu e bëftë muaj të begative, urtësive dhe parasegjithash devotshmërisë.
Qoftë ky muaj, muaj i vetëdijësimit dhe rast drejt shtigjeve të afërsis me Allahun, qoftë muaj ku ngriten e rriten ambiciet, ku arrihen aspiratat dhe ku gjinden rrugët që shpien drejt suksesit të madh. Parimisht, etika qoftë primare në relacion me njerëzit, dhe dinjiteti e sinqeriteti në relacion me Allahun.
Le të dëshmojmë modesti, afirmim dhe mishërim, le ta dëshmojmë lavdinë e Islamit ashtu si është dhe si kërkohet, ku lojaliteti i Tij kërkon karater aktiv dhe dinjitet thelbësorë.
Për fund, mos harroni se qenia, prezenca dhe intelegjenca jonë duhet të jetë në shërbim të popullit dhe shoqërisë, gjë që ka të bëjë me shkakun e vlerave dhe idealeve. Restruktivisht, le të paralizohet çdo veti negative, dhe të tejkalohet çdo barrier që tangon progresin mes nesh. Ruani lidhjet me Krijuesin dhe instikitivisht jeni më shpirtërorë.
Shfrytëzoni gjithçka nga ky muaj dhe gjeni kthesën drejt të Vërtetës e drejt vizioneve që na nevojiten. Muslimanët i kanë të qarta parullat mbi të cilat duhet te ngriten dhe rrugët mbi të cilët duhet të shkelin. Urime edhe njëherë dhe Zoti e shtoftë begatinë në Sllupçan dhe kudo që gjinden Muslimanët. Amin
Si gjithë fëmijët e ksaj bote,
Rritur nën puthje, përqafim,
Ah sa ledhatuese është dora jote,
Sa ngjallë nostalgji ky malli im.

Ka njëzetëvjet, që pas më ndjek,
Me dashuri, mundim të gjatë,
Ah sikur të kthehesha në fëmijëri,
Të ledhatoheshim ditë e natë.

Të gjithë të vegjël sikur që ishim,
Njëri në krahë, tjetri në shpinë,
Rethonim trupin tënd si zogjtë folenë,
Sa e donim atë të vjetrën, shtëpinë.

Aty qanim, qeshnim e loznim tërë kohën,
Aty parreshtur kultivoje dashuri,
Aty na mësove se ç´është jeta,
E çdo të thot të lahet loti me shi.

Koha i mori ato ditë,
I çoi largë, largë një lum i turbulluar,
Dhe ngeli në thellësi të shpirtit,
Si një çast i hidhëruar.

E ndjej qenien tënde larg sa jemi,
Dhe ti se lexon dot vargun tim,
Ti lexove vet jetën time,
Ti o unë, o baba im.
I lumtur jam, nuk edi nga pritja,
Apo nga prania e saj,
I lumtur, i zhytur në oqeane,
Të qesh apo të qaj, për praninë e saj.

Yjet çdo natë plot margaritarë,
Dhe vet vargjet që kam shkruar,
Kufijtë e shteteve sa larg na ndajnë,
Po verbohem të prek me duar.

Më fal o vetja ime se të kam harruarr,
rinia jote plot me shpresë,
Më fal se fsheh buzqeshjen time,
Që dikujt të fal, po pres. ..

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...