Në fund të ëndërrave tua ndodhem unë,
Siç ndodhesh ti, përtej ëndërrave, diçka më tepër.
Ti je njëra anë e fatit tonë fatlum,
Une jam fati yt, prana ana e fatit, ana tjetër.
Diçka brenda nesh, gjallëruar na mbanë,
Aq sa dashuroj unë, dashuron dhe ti.
Tek unë rri puthja, zemra e ndjenjat tua,
Ndërsa e tërë jeta ime, strukur tek ti rri.
Thonë 'dashuria është gjuhë e heshtur',
E megjithatë ata që flasin si unë janë kaq të rrallë.
Kur jemi largë njëri-tjetrit, nata bëhet e vdekur,
Ndërsa kur jemi afër, edhe vdekja bëhet e gjallë.
Ndaj, të dua ashtu siç më don,
Nganjëherë duhemi në heshtje e nganjëherë me zë.
Shpërblimi për të vdekurin është që nuk do të vdes më,
Shpërblimi im për ty është që: përveç teje nuk dashuroj më!...
Monday, 3 November 2014
Thursday, 16 October 2014
Shume vite ne histori do te ngelemi
si nje kujtim gdhendur qiellit,
Mbi shembullin tone dot ecin tjeret
siç ec syri drejt ylberit.
Gjithçka ynja kur do te ike
te percillemi me kenge e vaj,
le te shkatrrohet bota tashme
te martohet njeriu me djaj.
Nese botes i falem jete
si askush tjeter kultivuam dashurine,
pse valle bota su tregua e mire
e te na e falte perjetesine!
Duro trime me zemren gur
e me fjalet tua madheshtore flit,
ne mundsh te me ngushllosh beje
ndryshe merr helmin e me vrit.
Ndoshta perjetesine nuk e arritem
por shume te forte e patem dashurine,
ne qiell u valvit dashuria jone
edhe djajt e engjujt na e moren lakmine!
si nje kujtim gdhendur qiellit,
Mbi shembullin tone dot ecin tjeret
siç ec syri drejt ylberit.
Gjithçka ynja kur do te ike
te percillemi me kenge e vaj,
le te shkatrrohet bota tashme
te martohet njeriu me djaj.
Nese botes i falem jete
si askush tjeter kultivuam dashurine,
pse valle bota su tregua e mire
e te na e falte perjetesine!
Duro trime me zemren gur
e me fjalet tua madheshtore flit,
ne mundsh te me ngushllosh beje
ndryshe merr helmin e me vrit.
Ndoshta perjetesine nuk e arritem
por shume te forte e patem dashurine,
ne qiell u valvit dashuria jone
edhe djajt e engjujt na e moren lakmine!
Jeta eshte plote mistere
edhe çudira ka poashtu shume,
Here te qeshura te pafundme
here lote te derdhura sa nje Lume.
Ajo eshte shpesh idiote
te tille na e bejne njerzit e aktrum,
Ata qe na nganjehere na duan pa hile
e nganjhere na urrejne kaq shume.
Mos pshtyj perpjet asnjehere
se teposh kthehet peshtyma,
Do ti godet ata qe kane maska
e ne koke nga dhjete fytyra.
Pastaj dot quajne i pacipe
besa edhe goje palare,
Maska njerzit i karakterizon
si vagabondin ndonje e share.
Ec mbi ndjenjat tua te pastra
dhe lufto per nje flamure shprese
Nese dot vritesh nga dinaket
Jeta vertete behet idioteske!
edhe çudira ka poashtu shume,
Here te qeshura te pafundme
here lote te derdhura sa nje Lume.
Ajo eshte shpesh idiote
te tille na e bejne njerzit e aktrum,
Ata qe na nganjehere na duan pa hile
e nganjhere na urrejne kaq shume.
Mos pshtyj perpjet asnjehere
se teposh kthehet peshtyma,
Do ti godet ata qe kane maska
e ne koke nga dhjete fytyra.
Pastaj dot quajne i pacipe
besa edhe goje palare,
Maska njerzit i karakterizon
si vagabondin ndonje e share.
Ec mbi ndjenjat tua te pastra
dhe lufto per nje flamure shprese
Nese dot vritesh nga dinaket
Jeta vertete behet idioteske!
Sunday, 7 September 2014
“Koha është të duhemi”
Të kesh beim në mua kur të them trime,
Të kem besim në ty, kur më thua trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
Shumë pushkët mbushi babai yt, fisi yt.
Njëmijë e një të zeza kurdise, kudo ma zi e prite,
Nën një kulm banonim, nga frengjia me dritë më peshove.
Me ditë lexoja Shekspirin, nën hijën e kullës,
Se mos do të takoj te kroni i Shpresave.
Ma ruaj syrin dashuria ime,
Ma ruaj shpinën nga dielli nga acari.
Kam frike se ma therrin syrin cupat e territ
Kam frikë se më vrasin pas shpine, të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë kët ujë të madh,
I huaj s`jam e as s`vi nga tokë e vdekshme.
Ne fund të livadhit të kositur, apo sheh?
Ai kali bardh, është i yni, tash e përgjithmonë.
Më shiko drejt në sy,
Lërzi zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell lule nga zemra e bjeshkës,
Do ta ndez llambën në kullë, do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoja dashuri pas shtatë katundeve,
E të rënat të forta i kishim.
Kur më deshe, çoja dashuri më një grua të marrë,
E mahalla jehonte nga shpifjet.
..na iku jeta trime, s`menduam pak edhe për vete,
Koha ëshë të duhemi...
(Ali Podrimja)
Saturday, 6 September 2014
Të debatosh me një injorant nuk ëshë gjë e thjeshtë! Para se
t`i kyçesh debatit, duhe të kesh parasysh disa gjëra; e para duhet t`i mbysësh
nervat, njohuri tua t`i lësh në një cep të dhomës, eksperiencën tënd ta qosh
huq dhe etikën e të diskutuarit ta trajtosh si diçka inekzistente.
Duhet të kesh parasysh se do ta humbësh debatin. Do ta
humbesh, sespe në këtë rast ti do të diskutosh me një injorant, e meqe ai nuk e
ka mundësin e të diskutarit në instancat e tua, atëherë je i deytuar të zbresësh
ti ne nivelet që ai zotërin dhe të debatosh. Debatin do ta humbësh, sepse ai do
të jet kembëngules, dhe për injorancën e tij do të kerkoj argumente, dhe meqë
ti nuk mund të gjesh argumentë për një injorant, atehërë vevetiu tëk ai do të
krijohet mendësia se po e tërheq debatin nga vetja dhe rrjedhimisht ti po të
nxjerr nga loja. Mandej, ai nuk do të jet i gatshëm të ndëgjoj, nuk do të
pranoj asnjë citat, thënie ose mendim të mencur, ai nuk do të lejoj të jesh i
qartë dhe konciz, gjë që rezulton të të bëj nervoz dhe të dalësh tej kontrolli.
Ta mundësh nje injorant dhe të fanatik të palexuar nuk ëshë
e pamundur, por është e vështirë, ai do të flas për ato që mundet e do të kërkoj
ty, të flasësh për ato që nuk mundesh. Mendimet e tij janë të pjekura dhe të
jetgjata në kokën e tij, sepse ai nuk e zhvillon vazhdimisht intelegjencën dhe
mendimin, ai nuk merr erë nga librat dhe nuk e kupton sensin e modestit
kundrejt diturisë. Mendimet e tij janë të pjekura dhe të gabuara, sepse vizioni
i tij është i larg aq sa ëshë hunda e tij.
Të debatosh dhe të tëntosh të bindësh një injorant fanatik,
nuk është e thjesht, sepse parasegjithash do ta nençmosh intelegjencën tënde,
vyrtytet dhe karakërin tënd. Ndoshta më e dobishme është ta kursejm veten nga të
tillë individ. Fundja po të mos kishte injoranta bota, ç`kuptim do të kishte
injoranca?! Debati që ti i ofron një injoranti atij i jep kënaqsi, ndjenja të
mendjemadhësisë dhe ndjenja të infiorietit. Andaj, injorantët injoroi..
Gjuha e vetmë me të cilën do t`i flasësh një injoranti është
suksesi dhe veprimet tua, përderisa ai do të pres në pritën e tij që ka ngecur,
ti shkel dhe ndërto rrugë të reja, prek stadet e shkencës dhe zotëro njohuri të
përgjithshme, mbushe bagazhin tënd me përvoja dhe eksperienca nga më të
rrallat, fito miq dhe bashkmendimtarë që keni piktakime të përbashkëta dhe bëhu
një njeri që do të jet një reformator i shoqërise, dhe që gjithë potencialin që posedon do t`a vendose
në shërbim të shoqërisë.
Kjo është rruga e vetme që shpie drejt suksesit dhe fitores.
Sepse “ të jesh modest nuk do të thoë të humbasësh dinjitetin tënd”. Suksesi
dhe bëmat e tua janë identiteti yt, flamuri që bart mbi vlerat dhe
karakteristikat e tua.
Loti është i shtrejtë, me të s`bëhet pazar,
Loti është i ngrohtë, e s`ka më të bukur.
Loti është i vetmi, më i çmuari thesar,
Ndaj mos e nxjerr jashtë më të ngutur!
Loti yt i ngrohtë, seç rrëshqiti mbi mua,
Edhe pse ishte lot, i thjeshtë dashurie.
Të dua në fund, pas përqafimit me thua,
Zërat tona, jehonë melodie!
Nuk dua të qash, por, kurseji lotët,
Dhe mos më lag, me lot mbi këmish.
Orë e sekond shëndrrohen motet,
kur loti më prek, më prek thellë në mish!
Kurseji lotët, kurseji `mikja` ime,
Mos i derdh për mua, veçse më ke pranë.
Ti luftove për dashurinë tonë, si trime..
..si trime edhe lotët mbi faqe të ranë!
Kohë e zymtë, lagështi e shi
Dhe tej tutje, shiu pemët zhvezh
Të gjithë të strukur e s`leviz njeri
Nga dhoma un, një pallto vesh!
Marshon mbi shua shiu, pika pika
E mua nga ftofti, buza më shkon në gazë
Të ishte me mua tani, ajo e gjitha
Edhe pikat e shiut një
nga nje i vras!
Malli me motin jane miq të vjetër,
Siç jam unë, me diellin e shiun.
Shpesh lotin e bëjm shi, kur pikon në letër,
Tek më shikonte nga dritarja, e përshendeta fqiun!
Shiu kishtë bërë shtrat lumi, në mjekërr
Duke më qortaur, më flisë nëna të dera.
`mos gabo të dalesh, pa ombrellë herë tjetër`
Vetëm kur je vet i dyti, hapet nënë ombrella!
Thursday, 28 August 2014
“Kam falur
gabime të pafalshme, kam provuar të zëvendësoj persona të pazëvendësueshem dhe
kam harruarr persona të paharrueshëm!
Kam vepruar
sipas momenti dhe jam zhgënjyer nga persona që nuk mendoja kurrë se mund të zhgënjehesha,
por edhe un kam zhgenjyer.
Kam mbajtur
dike mes krahëve të mi për ta mbrojtur, jam bërë mik përjetë. Kam qeshur kur
nuk ka qenë e nevojshme, kam dashuruar, më kanë dashuruar, por edhe më kanë
refuzuar.
Më kanë
dashuruar dhe nuk kam ditur sesi t`ua kthej dashurinë. Kam bërtitur dhe jam
hedhur përpjet nga gëzimi. Kam përjetuar dashurinë dhe kam bërë premtime të përjetshme,
por më është thyer zemra kaq e kaq herë!
Kam qarë duke
dëgjuar muzikë e duke parë disa fotografi të mbushura me kujtime, kam
telefonuar thjeshtë për të ndëgjuar një zë. Jam dashuruar përsëri me një
buzqeshje. Kam besuar përsëri me nostalgji dhe kam pasur frikë të humbas një
person shumë të veçantë, të cilin kam përfunduar duke e humbur…por kam mbijetuar!
Dhe jetoj
akoma! Dhe jeta nuk më lodh! Dhe ti nuk duhesh të lodhesh nga jeta. JETO!
Ëshë mrekulli
të përpiqesh me bindje, të përqafosh jetën dhe ta jetosh me pasion.
Të humbasësh
me klas dhe të fitosh me guxim.
Sepse jeta i përke atij që guxon”. //Charlie
Chapline//
Saturday, 23 August 2014
Dashuria e 'sëmundjes me ilaçin'
Nuk ishin të afërt, nuk ishin as miq
Edhe sikur të donin, nuk do mundnin
E ardhmja i bëri kundërshtar, armiq
Emrat e njëri tjetrir larg i tundnin.
U braktisën, ikën larg nga ky vend
S’kan faj asnjëri, se kishin patjetër
Luajtën me dashurin si të ishte send
Ishin të pa pjekur , jo s`ishin të vjetër.
Në jetë mëshira shpesh çalon
Ndoshta vet jeta s`është
mëshirë
Ata që se kërkojnë mëshirën e jetës
E kërkojnë, fjalën Lamtumirë!
Ndaj s’kanë të drejtë të rrinë mërzitur
Poashtu s`guxojnë të jenë të zemëruar,
Këto ditë i deshën,e i kishin pritur
Në pluhurin e harresës te jenë harruarr.
Lotët për fytyrë më s’shkojnë lumë
E pas ndjenjave më ska nevoj të fshihen,
Këtë fat e deshën e merituan
Sy me sy më sdo të shihen.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Fatin tim se zotëroj unë Por të paktën mundohëm ta menaxhoj, Të paprituar i mirëpres Dhë anijen në drejtimin që dua unë e drejtoj. ...
-
E kam pas fatin të jem mbi kurrizin e një deve E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezi...