Saturday, 22 February 2014


(Elegji për kohën e një djali që u zhvesh nga jeta)

Mos më prek në plagë e në vetminë time,
Mos më vrit në jetë , mos më vrit për së gjalli,
Kur unë vitet, shekujt, mileniumet i mora parasysh,
Ti s`të bëri përshtypje, prezenca, s`të bëri përshtypje as pritja, as malli!

Un që gjindesha në udhëkryq, krejt i vetëm
Dhe malli më merrte nga një cop shpirt çdo ditë,
Ti me ndërgjegje të qetë rrije indiferente
Prita një muaj, prita shumë muaj, u bë një vit!

Unë se kuptoj epokën tonë dot,
Ti të fala shumë, do të mbetesh në shpirt e vjetër,
Na u bë e ndaluar në ketë botë, bashkimi ynë,
Ndoshta do të na lejohet në botën tjetër!

Kur fillova t`i flas vetes, pra me shumë dashamirësi
Dhe lash anash gjithë njerzinë,
Kuptova sa nuk imponohen dot  ndjenjat
Nuk ishim pjekur ende, nuk guxuam…dashurinë!

Privuam vetëm prej njëri tjetrit;
Atë që kishim kurrë se shpalosëm,
Injoruam zemrat e njëri tjetrit,
Me duar tona ndjenjat varrosëm.

Pra mos më llogarit mua fajtor;
Vetmia për mua nuk ishte e shëndetshme,
më bëri kriminel, vetjak e tradhtar,
Më bëri shëndrrues i të vërtetave në të rrejshme!

Nuk kam frikë më për asgje, madje..
As për tjerët e as për vetën;
Ne vetë shuam yjet, botën që   lindi
Ksaj epoke jap pash lindjen, ja pash dekën!

Lamturmirë, për tërë jetën;
Kur të takohemi “ditën e madhe” kam justifikim
Në mundsh dëshmoje të kundërten
Dhe mos më zhyt në harrim!

Sunday, 9 February 2014



Sa herë gjat rrugës vrapoja për atje,
Majës  të largët, që gjatë ëndërrave e kam vizituar
Rojet e ditës me kthenin mbrapsht, e natën ishte në shtrat dry,
Plot tela e gjemba, lehje qensh të tërbuar, 
me mure të larta plot elektricitet
E mistershme ishte, ëndërr ne gjume e synim zgjuar, ishte piksynimi im
Nuk ishte ambicie e vjetër, e as epsh për diçka të tillë
Lavdia aty, po po aty, qetësisht më priste, 
të përshkoj gjithë ato sfida
Sespe asaj si bëhej kurrë vonë, ani pse unë isha me ditë të numëruara
Edhe pse lotin për syri e kisha qëndisur, 
e qerpikun e lagur nder të vetëm e kisha
Armë kisha sendet e thjeshta, dhe ndjehesha kaq i armatosur, për fitorën e madhe
Gjuhën e kisha shtrënguar, fortë me dhëmballë, dhe me duar sa kisha fuqi
Një matematik e thjeshtë, gjithë ajo lavdi që lëkund dhe varret
E struk gjithë të vdekurit dhe të gjallët që kerkojnë strehim,
Ndaj dot tentoj deri në vdekje, në vdekje ndoshta,
Atëher ndoshta do ta meritoj, lavdin, 
pallatin tim, që për jetë e kisha ëndërrim.
Vendosshmëria thuhet, edhe akullnajat shkriu, e i shëndrroj gjitha në ujë
Epokën e ujit sërish e bëri akull, dhe rrezet përseri ua vendosi sipër,
Kjo ishte fortifikata e vendosshmërisë, ndaj do  të tundem i duruar,
Nëse sonte kthehem mbrapsht, nuk do të thotë që nesër s`vij
Un do të vij i gjallë tek ti, ose kur të jem i vdekur, sidoqoft, vjen ti.





         Shikimi i një të varfuri
 
Një shikim i zymtë, ngulitur mbi mua,
Sy, të një shpirti, shumë të përvuajtu ndër vite e kohë,
Me lotin e përzier me shi e borë, ftoft e acar
Formonte peisazhin që prekte thellë shpirtin, e atij që kalonte
Mbi at copë letre a kartoni, ku ulej
Duket se ky shpirt kurrë se ka parë pranverën,
Duket se mbi ata sy, gjithmonë ka mbizotruar e zeza dhe uria
Mendohem, sa i drejt është Zoti, sa të poshtër janë njerëzia.





                    Unë shkruaj


Unë shkruaj poezi, tregime e ç`mos më vie në mend
Dhe kurrë më nuk i`a lexoj vetes, rrotull nuk sillen,
Shpesh janë kontradiktore, si dallga me bregun,
Herë puthen mes vete e herë me rrëmbim zihen.
Shkruaj, se nuk lejoj të shuhet drita e syve,
Se vetëm kur shkruaj, kujtoj, ç`mallem e shoh
Shtatore e gjallë bëhët qenia ime, kur them atë që e fsheh gjuha,
Dhe të vetmuarit që shkruajnë, mes vargjeve i njoh.


          E, Megjithatë lulja mbiu


Rrëmujë, shuheshin shpresa jete, vriteshin fëmijë
Ankth, digjeshin shpirta, zemra e shtëpi,
Merrnin fund shumë ëndërra vajzërie, djaloshare,
Dukej sikur paqja, qartë ishte shpreh: nuk vij.

Lotët e nënave, ishin bërë përditshmëri, sytë rrathë të enjtur,
Në krahët e errësirave, në bodrume, gjenin prehjen
Nata dhe dita ishin njësoj, zhurma helmuese na merrte frymën
Disa humbën djemt, disa prindërit, e disa strehën.

Ajo kohë iku, dhe trishtimin e ankthin mori me vete,
As fjalët se përshkruan dot, as ndërlikimet politike se shpërblyn,
Edhe pse shumë zemrave u heqën copë, shumë shpirtave thellsin u shkundën,
Lulet e asaj pranvere u thane, e megjithatë lule të reja mbin.

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...