Saturday, 5 April 2014



Njoftim Kryetari të Komunës për formimn e këshillit rinor
I nderuari Kryetar i Komuës së Likovës, të nderuar pjestar të këshillit komunal, ju sekretar dhe të gjithë ju punonjës të nderuar, na lejoni që fillimisht t`u shprehim falemnderitmet tona më të përzemërta, që pranuat dhe ofruat mbështetje morale dhe institucionale, për neve si grup rinor inicues në nivel lokal.
Ne të rinjtë e Komunës së Likovës, student, sportist e nxënës, pas një trajnimi, analize dhe  hulumtimi erdhëm në përfundim, se tani më shumë se kurrë, Komuna jonë ka nevoj për formimin e një këshilli rinor, i cili do t`i qante dhe do ti përcillte hallet dhe dertet e rinisë së Komunës tonë.
Me iniciativën e “CID”, pra, Qendrës për Dialog Ndërkulturor  dhe “MOF”, pra, Forumit Edukativo RInor, dhe me vetdëshirën tonë, ndjekëm seminarin pesë javor në Mavrov, me tëmë: “Zhvillimi i politikave Rinore dhe Kyçja e të Rinjëve në Procesin e Vendimmarrjes ne Nivel Lokal”.
Si rezultat i këtyre trajnimeve shumë dobiprurësë në njerën anë dhe si rezultat i nevojës së patjetërsueshme për krijimin e këshillit rinor në anën tjetër, e gjetëm vetën mjaft të përgaditur, që si asnjëherë më parë të marrim hapin final, dhe komunën tonë ta karakerizojmë me një këshill rinor, i cili mes tjerash do të jetë vendi më i qartë ku do të pasqyrohet gjendja dhe halli i të rinjëve.
Qëllimi i formimit të këtij këshilli rinor, parasegjithash, është të ofrojë mbështetje dhe transparenc të rinjëve të cilët ballafqohen me shumë sfida, pastaj, bashkëpunimi dhe aktivizimi i të gjitha grupeve rinore në Komunën tonë, qofshin grupe partiake, sportive, kulturore apo edhe humanitare. Nëpërmjet kësaj rruge, parashohim aktivizimin masiv të rinisë, zhvillimin e disa plan projekteve duke potencuar: debate të hapura, iniciativa ekologjike, hapjen e një biblioteke, organizimin e të rinjëve, avancimin e sportit në komunën tonë dhe bashkëpunimin apo degëzimin e shumë organizatave të dobishme në Komunën tonë. Ne mesin e agjendës dhe platformës tonë, kemi paraparë takime të rregullta me përfaqeësuesit Komunal, ose me vet Kryetarin e Komunës, të paktën njëher në muaj.
Këshilli jonë ka strukturën e vet përbërëse, pra, kryesinë, kryetarin, sekretarin, arkatarin dhe anëtarët e rregullt, ku nga çdo fshat i Komunës tonë ka nga një përfaqësues, nga çdo klub sportiv, shoqat kulturore dhe forum partiak nga një përfaqësues gjithashtu.  Poashtu, këshilli jonë, posedon dokumentet e veta zyrtare, planin strategjik, platformën, logon  si dhe faqën e vet zyrtare.
Npërmjet kësaj shkrese, tentojm dhe shpresojm që edhe më shumë ta rrisim mbështetjen dhe përkrahjen tuaj e cila nuk na ka munguar asnjëhëre, poashtu duam që të jeni të informuar detajisht për çdo veprim dhe iniciativ tonën, e cila mbi të gjitha ka karakter shoqërorë dhe synon të mirën e rinisë.
Me sinqeritetin më të madh, me shumë dashamirësi e përfundojm këtë shkresë, duke ju uruar progrese madhështore, dhe  shumë shëndet, i cili domosdoshmërisht është parakusht për çdo sukses!
Kryesia:
Ilir Osmani; Blerim Rushiti; Faton Ismaili; Behar Demiri dhe Shefije Mustafi!
Autor: ILIR OSMANI


E kam pas fatin të  jem mbi kurrizin e një deve
E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm
Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezistencën,
Harresën, shenjën e të madhes e të largtës, dritë
Ndaj, mos ma vendosni thikën në fyt
As mos më gjuani me gur, tek eci zvarrë i gjakosur
Me lejoni të mbushem frymë, e të shikoj belbat e syve tuaj
Dhe t`ua konstatoj pulsin, lëvizjen e syve, mimikat dhe
Përplasjet e mendimeve, ideve dhe përmasave tuaja,
Dalura të gjitha sëbashku me një ofshamë.
E ndjej edhe kur tash solemnisht bëheni gati
Dhe agimi përplaset mbi pjesën e ksaj toke
Dhe duart e mia të “çelikta” të lidhura qëndrojnë, dhe sytë
Nga lodhja marrin pamje briliante, njejt sikur gjithë historia njerzore
Kur të vetmuarit marrin pamje të veçant gjatë persekutimit
Dhe të fortit prej qelqi të ndërtuar, shikojnë
Dhe un i shikoj po me të njejtin mall, me
Të njejtën buzëqeshje, me shumë dashamirësi
Tani që po ndahemi, sidomos… tani që më dua t`i harroj
Tani që mes turmës  nuk po dalloj kujtesën, shkëlqimin që dallova dikur
Tani më që nuk njihem me askënd për asgjë
Tani që kushedi se ku do të ngrihem, hija ime
Sepse zemrat  ishin ngri,
Nuk  ka varr që do ta mbajë, nuk ka zemër
S`ka njeri, s`ka njeri që e don më shumë dritën                                                                                                                 
Sesa drita e syve të mi.
Vërtetë varr qenka, por dritë gjeta, prehje gjeta
Ndjenja paska.

Politika



Cilido qoftë ideali i politikës
Ne e rrethojmë fletën e votimit;
Me këtë harrojmë idelain e popullit
Dhe i japim leje krimit.

Ndryshku disavjeçar po siilet përqark
Shenjat e lypsarëve që do thejnë dhëmbt;
Do luten të u japim votën
Dhe pas saj, të na thejnë këmbt.

Bima e egër i përshtatet vetëm një toke
Dhe në diell bën hije vetëm një njeri
Na mbyti injoranca mbarë popullore
Se politika nuk njef dot njerzi.

Epilogu ynë është tejet i brishtë
Sensibilizimi një dit do të vij;
Ta zbus kët tragjedi gjigante
Fletën e votimit unë do ta shky.


Cilido qoftë ideali i politikës
Ne e rrethojmë fletën e votimit;
Me këtë harrojmë idelain e popullit
Dhe i japim leje krimit.

Ndryshku disavjeçar po siilet përqark
Shenjat e lypsarëve që do thejnë dhëmbt;
Do luten të u japim votën
Dhe pas saj, të na thejnë këmbt.

Bima e egër i përshtatet vetëm një toke
Dhe në diell bën hije vetëm një njeri
Na mbyti injoranca mbarë popullore
Se politika nuk njef dot njerzi.

Epilogu ynë është tejet i brishtë
Sensibilizimi një dit do të vij;
Ta zbus kët tragjedi gjigante
Fletën e votimit unë do ta shky.

Sunday, 16 March 2014

Heshtja



Mes heshtjeve të gjata,
Sekreti i madh për litari varrët;
I ruajtëm kaq fortë mes netëve të gjata
Si mbretërit që ruanin thesarët.

Të paktën më thuaj ku janë varret
Se varri s`është djalë as vajzë;
Gjithçka që vdes në lindje
Thuhet që shkon drejt në parajsë!

A do të rrëfehemi vallë një ditë
E ta gjejm sekretin, ne tempull strukur;
Apo arkiologët për ne do të gjërmojnë
Sikur po gjurmojnë  “Popujt e zhdukur.”

Paradoks



Ndjeka gjurmët e një fshatari kryeneç
Rruga e tij mu dok estetike;
Ndaj ecëm ca kilometra sëbashku
Po kërkonte diçka  publike

Shumë leht e gënjeva të shkretin
I thash po kërkoj  unë në një orient;
U mendua pak dhe tha po vij me ty
Thash si do të vish në tjetër kontinent?

Thonë studentat shpesh çmenden
Kështu mu drejtu “prijësi” mua
Mos mu bëj Kristofor Kolombo këtu,
diçka publike tha un dua.

Ja këtu ke një  lokal publik
Shërbejnë ç`të duash vetëm a ke para?
Ha ha ha qeshi me të madhe
E kuptova tash më tha!

Të them je budalla, tha nuk je
Shihemi nesër përsëri;
Thash ti qenke budalla përfundimisht
Tha dëshiron apo jo, më shumë dituri?!
Për çudi!!!

Wednesday, 5 March 2014

Dëshmorët janë të gjallë


Zemrat e nënave të ndrydhura kaq thellë,
që zilet e rrejshme u jepnin shpresë;
me gishtat e dorës filluan t`i krehin flokët,
dhe 'qefinat këtu janë' thoshin, nëse vdes.

Të "vdekurit" brofën nga varret,
kur ndëgjuan vajimet e të gjallëve;
me veti kishin disa argumente ngushlluese,
dhe dheun që kishin marrë prej varrëve.

Nga ky takim i papritur,
disa zemra u bashkuan, e disa u ndanë;
secili gjeti nënën e tij,
dhe siç u bashkuan edhe u shpërndanë.

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...