Tuesday, 6 December 2016

Jetojm në kohën kur poezit shtohen cdo dit, e poetet shuhen cdo dit!
Vdekja është e frikshme për të gjallët, për të vdekurin është një jet e re!!

Friday, 2 December 2016

Kam fatin më të mirë në botë
Dhe këtë aspak  se vë në dyshim,
Mirëpo më mirë këtë e ndjej
Kur kam në krahëror shpirtin tim.

Dhe nata kaq e bukur bëhet
Terri i saj plotësisht thuaj se ik,
Gjtihandej ka hare dhe buzëqeshje
Kurse ajo bën dritë e vetëm dritë!

Dhe dhoma kaq e ngrohtë na bëhët
Edhe pse nëntori quhet i ftohtë,
Po ani cka se ashtu quhet
Neve zemrat po na rrijnë ngrohtë!

Kush më mirë se dashuria I ngroh zemrat
Dhe akullnajat kush më mirë i shkrinë?
Dashuria ngroh njerëzit
sikur rrezet e diellit malet me luginë!


Tuesday, 25 October 2016

Mos e humb kontaktin fizik me librin kurrë, se do bëhesh o dru o gurë!


Të biesh në dashuri është shumë e thjesht
Po kohen ku biem në dashuri askush së di,
Kohën e saj do fillosh ta ndjesh ateherë
Kur një zemër dhe një tjetër bëhën dy!

Në fakt aty zë fill gjithë qenia jonë
Se ndodh papritur nje inkaracion,
Pra dy zemra bëhen një
Dhe dashuria më sështë thjesht nocion!

Po kjo është vetëm pjesa hyrësë
E një kapitulli që do të nisësh,
Në pjesët tjera do të jesh i gatshëm
Të vrasësh për të, por edhe të vdisësh!

Ti vrasësh veset e tua një nga një
Se këmba në borë leht mund të rrëshqas,
Edhe pse Gandi tha ka gjëra për të cilat
Jam gati të vdes por jo edhe të vras .

Se jemi krijesa që kemi frikë vetminë këtë e dijmë
Prandaj këtu qëndron e gjithë filozofia,
Njeriut në luftë me vetminë do i duhet
Vetëm dhe vetëm Dashuria!

Në munges të saj jemi tëpër të pafuqishëm
Ndaj detit me not thonë se nuk i dilet,
Po ditëm të dashurojm vërtetë dhe pa hile
Triumfues dhe dinjitëtshëm kapitulli jonë mbyllet!

Kështu e munda vetminë un
Dhe ndihmova dikë vetmin që ta mund,
Kur ne u bëmë bashkë vetmia iku nga kjo botë
Edhe funeral i saj madje, sa fort që u shkund!

Saturday, 8 October 2016

Per dashurine eshte folur shume
e qe do te folet ende jam shume i sigurt,
Edhe do te shkruhet edhe do te kendohet
dhe do te rimohet ne vargun e ngurte!

Dikush ate e mendon thjesht ndjenje
bile ndjenje e rrezikshme edhe patologjike,
Kurse un per veti ndaj saj kam nje qasje
teper miqesore dhe shume logjike!

Ajo nga logjika duhet te udhhiqet gjithnje 
s'ka rrezik prej saj se seshte mbynatyrore,
Perderisa protagonist jemi ne njerezia
s'ka dyshim se eshte e dobishme dhe teper njerezore!

Te rrezikshme e bejm ne njerezit
qe vet turremi drejt saj ne menyre te rrezikshme,
E pastaj humbim ndjenjen dhe bejm gjera anti dashuri
kryesisht gjera te uleta edhe aspak te hijshme!

Ndaj saj duhet te kemi thjesht shume kujdes
se shpejt kthehet ne diqka e pandreqshme
Duhet ta njohim cilesin kryesore te saj
se ajo eshte e forte edhe e perjetshme!

Prandaj vetem te fortit dashurojne vertete
se i doket pak te dashurojne vetem nje jet,
E duan edhe tjetren te perjetshmen qe e kane qellim
Prandaj ket te perkohshmen e kane vetem mjet!

Ai qe krijoi dashurine keshtu e krijoi
dhe i qofshim fale vetem Atij perjet,
Kam ndegjuar se dike dhimbja e ben te shkruaj
kurse mua dashuria me ka bere poet!
(edhe pse mohoj kategorishkisht te quhem poet)



Saturday, 24 September 2016


Shpesh falemnderimet më të mira i takojn vetes
Shpesh mallkimet më të rënda i takojn vetes

Ne jemi përcaktues të fatit tonë
Komandant i intelektit që zotërojm,
Udhrrëfyes i qëllimeve drejt cilave shkojmë
Udhëtarë në imagjinatat që përshkojmë...

Ne jemi fajtor për dhimbjet që si ndalojmë
Jemi fajtor për çastet e gëzimit që shpejt shkojnë,
Kemi përgjegjësi për guximin që me frikë e mbulojmë
Dhe për të sotmen që si e djeshme e jetojmë.

Edhe për prodhimin e egoistave mes nesh jemi fajtor
Për prodhimin e injorantë në çdo metë katrorë,
Të mençruve memecët gojat ja kan morë
Me gjuhët e huaja deri kur dojm me fol?!

Vetes i jam mirënjohës për çdo sakrificë
Që disa vesve të mia i mshonte me të madhen sakicë,
E turp më qoftë për mëshirën për ndonjë tepricë
Se kështu përsosmëria bashk me pagabueshmërin më vdiq. 

Friday, 23 September 2016


Se di pse shpirti shpreson që do të lind edhe njëherë
ndoshta pse lindjen nuk e mban mend,
Apo pse ai ka lind shume më përpara se unë
apo pse unë u rrita shumë më herët ai.

Shpirti im i takon fëmijërisë time
kurse un i takoj tokës se aty e kam gjenezën,
Nga fëmijëria si zogj fluturuam drejt pjekurise
dhe në fund pam që aty ishte një stinë e ftohtë.

Të gjithë ju shok të fëmijëris që ju kam kaq larg
të ishim bashk nuk kishim mundësi,
E as të kthehemi prap nuk mundemi
kujtimet na i mbuloj pluhuri i harresës.

Më ka marr malli për bukën time në rrugë
dhe shpirtin e qetësoj me ëndërrat e fëmijërisë,
Shokë, s'ju kam më shok si atëherë
sot edhe vetes i'a bëjm me hile.

Akoma shpirti beson se do të lind përsëri
se nuk do të helmohet me dredhit e njerëzve,
Prandaj mbeti në fëmijërinë time
dhe po më pret mua të lind përsëri që të ribashkohemi.

Monday, 19 September 2016

Shqipni



 Një fjale ja kam ngrit një përmendore
E ja kam shkaktu një shumti shumë të madhe,
Sa për t’ja ba me dije se këtu ngriti përmendore
Një shpirt i shtymë në moshë!

Komedia kurrë nuk më përvetësoi
Tragjiken e kasha shok në historinë e pervuajtme,
Edhe nivelet e burrërisë me të i kam lëviz
Se qind për qind për të kam lind!

Fjala në fillim ishte superiore bile edhe e paprekshme
Po kur shpezët që ndjellin zi lëshuan zë,
E stinënt u ndërruan
Edhe unë ndrrova gëzofin!

Me buzë pa zë e kam përshpëritë
Fjalën time në përmendore duke e ndërtue,
Vetëm para saj përkulem, ndruhem dhe trazohem
Se zërin e mbaj për veti kur e shqiptoj fjalën “Shqipni”.

Thursday, 18 August 2016

Dëshmorët





A e keni parë kodrat si heshtin
me heshtjen e dëshmorëve si bashkohen,
si dikur me pushkët e tyre që ushtonin
e sot me heshtjen e tyre trimërohen.
Aty rrijnë dhe vështrojnë
ç'po ndodh me dhe me ne dhe dëshmorët!?
Si i harruam kaq shpejt çuditen dhe kodrat
dhe i lavdëruam tradhëtorët.
Nuk mjafton vetëm një lule mbi varr
edhe hëna i zbukuron varret e tyre kaq mirë,
Ata e nderuan vendlindjen tonë me vdekjen e tyre
që të jetojmë e frymojmë të lirë.
Ndoshta ata e ruajn këtë tokë të larë me gjak
dhe se gjaku i tyre nuk shitet kaq lirë,
thuhet se nuk do të vdisnin dëshmorët
po të mos ishte vdekja e mirë!
A e keni parë kodrat si heshtin
Dhe bora sa bukur i zbukuron vorret,
nëse ka mbetur dikush i mirë në këto troje
dijeni se ata janë Dëshmorët!
Pse Univerzieti ne Shkup duhet te quhej "JAKUP ASIPI"
E para; shqiptaret ne R.M-se jane mbi 90 % muslimane dhe emertimi i nje Univerziteti ku do te studijojne studentet muslimane do te ishte e udhes te quhej me emrin Jakup Asipi, dhe nje me emertimin e nje te krishtere qe kurre nuk ishte nene ne jeten e saj, Nene Tereza.
E Dyta; nga ana kombetare, meqe shqiptaret ne pushtet thirren ne emer te luftes dhe vlerave kombetare, dihet mirefilli se Jakup Asipi ishte nder strateget kryesor dhe perkrahes i madh i luftes çliimtare, se bashku me familajret dhe bashkfshataret e tij, dhe figur unifikuese dhe besuese e qindra te rinjeve qe ju bashkangjiten kesaj embleme.
E treta; nga ana shkencore, Jakup Asipi ishte nje det pa bregdet, nga ana e dij dhe shkences, ai ishte edhe Porfi per shume profa te Univerziteteve. Njohes i mire i disa gjuheve te huaja dhe lemive shkencore.
E katra; nga ana shpirterore, 100% e kesaj popullate ne keto trava, ka mendim pozitiv dhe admirues ndaj figures se hoxhes se ndjere, dhe emertimi i Univerzitetit, do te ishte i mirepritur nga te gjithe.
Ne vend se te shqiptarizohet Shkupi, ai po krishterziohet. Ama ka nje defekt ketu, Jakup Asipin nuk e duan sllavo-maqedonasit. Se ai ishte musliman.

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...