Tuesday, 25 October 2016

Mos e humb kontaktin fizik me librin kurrë, se do bëhesh o dru o gurë!


Të biesh në dashuri është shumë e thjesht
Po kohen ku biem në dashuri askush së di,
Kohën e saj do fillosh ta ndjesh ateherë
Kur një zemër dhe një tjetër bëhën dy!

Në fakt aty zë fill gjithë qenia jonë
Se ndodh papritur nje inkaracion,
Pra dy zemra bëhen një
Dhe dashuria më sështë thjesht nocion!

Po kjo është vetëm pjesa hyrësë
E një kapitulli që do të nisësh,
Në pjesët tjera do të jesh i gatshëm
Të vrasësh për të, por edhe të vdisësh!

Ti vrasësh veset e tua një nga një
Se këmba në borë leht mund të rrëshqas,
Edhe pse Gandi tha ka gjëra për të cilat
Jam gati të vdes por jo edhe të vras .

Se jemi krijesa që kemi frikë vetminë këtë e dijmë
Prandaj këtu qëndron e gjithë filozofia,
Njeriut në luftë me vetminë do i duhet
Vetëm dhe vetëm Dashuria!

Në munges të saj jemi tëpër të pafuqishëm
Ndaj detit me not thonë se nuk i dilet,
Po ditëm të dashurojm vërtetë dhe pa hile
Triumfues dhe dinjitëtshëm kapitulli jonë mbyllet!

Kështu e munda vetminë un
Dhe ndihmova dikë vetmin që ta mund,
Kur ne u bëmë bashkë vetmia iku nga kjo botë
Edhe funeral i saj madje, sa fort që u shkund!

Saturday, 8 October 2016

Per dashurine eshte folur shume
e qe do te folet ende jam shume i sigurt,
Edhe do te shkruhet edhe do te kendohet
dhe do te rimohet ne vargun e ngurte!

Dikush ate e mendon thjesht ndjenje
bile ndjenje e rrezikshme edhe patologjike,
Kurse un per veti ndaj saj kam nje qasje
teper miqesore dhe shume logjike!

Ajo nga logjika duhet te udhhiqet gjithnje 
s'ka rrezik prej saj se seshte mbynatyrore,
Perderisa protagonist jemi ne njerezia
s'ka dyshim se eshte e dobishme dhe teper njerezore!

Te rrezikshme e bejm ne njerezit
qe vet turremi drejt saj ne menyre te rrezikshme,
E pastaj humbim ndjenjen dhe bejm gjera anti dashuri
kryesisht gjera te uleta edhe aspak te hijshme!

Ndaj saj duhet te kemi thjesht shume kujdes
se shpejt kthehet ne diqka e pandreqshme
Duhet ta njohim cilesin kryesore te saj
se ajo eshte e forte edhe e perjetshme!

Prandaj vetem te fortit dashurojne vertete
se i doket pak te dashurojne vetem nje jet,
E duan edhe tjetren te perjetshmen qe e kane qellim
Prandaj ket te perkohshmen e kane vetem mjet!

Ai qe krijoi dashurine keshtu e krijoi
dhe i qofshim fale vetem Atij perjet,
Kam ndegjuar se dike dhimbja e ben te shkruaj
kurse mua dashuria me ka bere poet!
(edhe pse mohoj kategorishkisht te quhem poet)



Saturday, 24 September 2016


Shpesh falemnderimet më të mira i takojn vetes
Shpesh mallkimet më të rënda i takojn vetes

Ne jemi përcaktues të fatit tonë
Komandant i intelektit që zotërojm,
Udhrrëfyes i qëllimeve drejt cilave shkojmë
Udhëtarë në imagjinatat që përshkojmë...

Ne jemi fajtor për dhimbjet që si ndalojmë
Jemi fajtor për çastet e gëzimit që shpejt shkojnë,
Kemi përgjegjësi për guximin që me frikë e mbulojmë
Dhe për të sotmen që si e djeshme e jetojmë.

Edhe për prodhimin e egoistave mes nesh jemi fajtor
Për prodhimin e injorantë në çdo metë katrorë,
Të mençruve memecët gojat ja kan morë
Me gjuhët e huaja deri kur dojm me fol?!

Vetes i jam mirënjohës për çdo sakrificë
Që disa vesve të mia i mshonte me të madhen sakicë,
E turp më qoftë për mëshirën për ndonjë tepricë
Se kështu përsosmëria bashk me pagabueshmërin më vdiq. 

Friday, 23 September 2016


Se di pse shpirti shpreson që do të lind edhe njëherë
ndoshta pse lindjen nuk e mban mend,
Apo pse ai ka lind shume më përpara se unë
apo pse unë u rrita shumë më herët ai.

Shpirti im i takon fëmijërisë time
kurse un i takoj tokës se aty e kam gjenezën,
Nga fëmijëria si zogj fluturuam drejt pjekurise
dhe në fund pam që aty ishte një stinë e ftohtë.

Të gjithë ju shok të fëmijëris që ju kam kaq larg
të ishim bashk nuk kishim mundësi,
E as të kthehemi prap nuk mundemi
kujtimet na i mbuloj pluhuri i harresës.

Më ka marr malli për bukën time në rrugë
dhe shpirtin e qetësoj me ëndërrat e fëmijërisë,
Shokë, s'ju kam më shok si atëherë
sot edhe vetes i'a bëjm me hile.

Akoma shpirti beson se do të lind përsëri
se nuk do të helmohet me dredhit e njerëzve,
Prandaj mbeti në fëmijërinë time
dhe po më pret mua të lind përsëri që të ribashkohemi.

Monday, 19 September 2016

Shqipni



 Një fjale ja kam ngrit një përmendore
E ja kam shkaktu një shumti shumë të madhe,
Sa për t’ja ba me dije se këtu ngriti përmendore
Një shpirt i shtymë në moshë!

Komedia kurrë nuk më përvetësoi
Tragjiken e kasha shok në historinë e pervuajtme,
Edhe nivelet e burrërisë me të i kam lëviz
Se qind për qind për të kam lind!

Fjala në fillim ishte superiore bile edhe e paprekshme
Po kur shpezët që ndjellin zi lëshuan zë,
E stinënt u ndërruan
Edhe unë ndrrova gëzofin!

Me buzë pa zë e kam përshpëritë
Fjalën time në përmendore duke e ndërtue,
Vetëm para saj përkulem, ndruhem dhe trazohem
Se zërin e mbaj për veti kur e shqiptoj fjalën “Shqipni”.

Thursday, 18 August 2016

Dëshmorët





A e keni parë kodrat si heshtin
me heshtjen e dëshmorëve si bashkohen,
si dikur me pushkët e tyre që ushtonin
e sot me heshtjen e tyre trimërohen.
Aty rrijnë dhe vështrojnë
ç'po ndodh me dhe me ne dhe dëshmorët!?
Si i harruam kaq shpejt çuditen dhe kodrat
dhe i lavdëruam tradhëtorët.
Nuk mjafton vetëm një lule mbi varr
edhe hëna i zbukuron varret e tyre kaq mirë,
Ata e nderuan vendlindjen tonë me vdekjen e tyre
që të jetojmë e frymojmë të lirë.
Ndoshta ata e ruajn këtë tokë të larë me gjak
dhe se gjaku i tyre nuk shitet kaq lirë,
thuhet se nuk do të vdisnin dëshmorët
po të mos ishte vdekja e mirë!
A e keni parë kodrat si heshtin
Dhe bora sa bukur i zbukuron vorret,
nëse ka mbetur dikush i mirë në këto troje
dijeni se ata janë Dëshmorët!
Pse Univerzieti ne Shkup duhet te quhej "JAKUP ASIPI"
E para; shqiptaret ne R.M-se jane mbi 90 % muslimane dhe emertimi i nje Univerziteti ku do te studijojne studentet muslimane do te ishte e udhes te quhej me emrin Jakup Asipi, dhe nje me emertimin e nje te krishtere qe kurre nuk ishte nene ne jeten e saj, Nene Tereza.
E Dyta; nga ana kombetare, meqe shqiptaret ne pushtet thirren ne emer te luftes dhe vlerave kombetare, dihet mirefilli se Jakup Asipi ishte nder strateget kryesor dhe perkrahes i madh i luftes çliimtare, se bashku me familajret dhe bashkfshataret e tij, dhe figur unifikuese dhe besuese e qindra te rinjeve qe ju bashkangjiten kesaj embleme.
E treta; nga ana shkencore, Jakup Asipi ishte nje det pa bregdet, nga ana e dij dhe shkences, ai ishte edhe Porfi per shume profa te Univerziteteve. Njohes i mire i disa gjuheve te huaja dhe lemive shkencore.
E katra; nga ana shpirterore, 100% e kesaj popullate ne keto trava, ka mendim pozitiv dhe admirues ndaj figures se hoxhes se ndjere, dhe emertimi i Univerzitetit, do te ishte i mirepritur nga te gjithe.
Ne vend se te shqiptarizohet Shkupi, ai po krishterziohet. Ama ka nje defekt ketu, Jakup Asipin nuk e duan sllavo-maqedonasit. Se ai ishte musliman.
Pyesin shpirtat pyesin
Ku eshte hoxha i Sllupçanit?
Pyesin zerat nga malli i madh
Ku eshte dijetari i ballkanit?
Pyesin edhe lotet e heshtur
Qe kurre erresira nuk mundi tretur,
Ku eshte hoxha trimi jone
Mos na thoni se eshte i vdekur.
Pyesin edhe femijet pyesin
Qe dje kur vdiqe ishin vertete femije,
Ata pyesin sot sikur te rriturr
Ku je Mulla Jakup se kemi nevoj per ty.
Per ty pyet edhe buzeqeshja
Qe me aq krenari te rrinte strukur,
Pyesin edhe xhamit per ty
Ku je humb thone ku je zhdukur?
Per ty pyesin edhe malet tona
Shtepit e qendisura njera pas tjetres,
Pyet per ty sot pyet vet Sllupçani
Qe ti e bere kala te qendreses!
Per ty edhe vet heshtja sot pyet
Qe per zerin tend sot ndjeu mall
Per ty pyet sot çdo gje qe na rrethon
Se ti per ta ende JE I GJALLE!

Poezi nga Sokrati

Kalonin ne nje shteg te ngushte mali
Gomari para dhe pas gomarit, kali.
Te dy me thas te ngarkuar mire,
Nga vapa te derrmuar e te djersire.
Mirepo fshatari donte shpejt ne fshat te arrinte,
Dhe vitheve me shkop, kalit i binte.
Po kali me fund durimin humbi,
Ngriti bishtin e samarin tundi.
Ore mbaje doren tha
Se ta hedh perdhe samarin.
Po ti ore para meje,
Pse m'ke ven gomarin?
Si do te eci me shpejt une i ngrati
Kur rrugen ma n'zan veshgjati?
Ne daç te mos vuash
Me nxirr mua para dhe rrihe gomarin sa te duash.



Për nënën vitet ecin ngadalë
Nana djalin ende është tu e prit,
Prit e mira Nënë te dera e shtepisë
Që djali asaj ti kthehet një dit!
E Nëna djalin në ëndërr e ka pa,
Se në shtëpi djali u kthy,
Loti syrin nënës ja mbërtheu
Kur djali në ëndërr erdh në shtëpi!
Zemra nënës digjet shkrum
Nënës malli i shtohet çdo dit,
E din nëna se djali nuk kthehet më
Dhe prap e shkreta e pret çdo dit!
Ja morën nënës lulen e zemrës
Që e rriti me shumë mundim,
Ja morën nënës djalin e ri
Më të ngrohtin përqafim!
Lum Nëna që e rriti trimin
nëna djalim më të mirë i'a fali lirisë,
Edhe një djal 13 veçar u bashkua
Me dëshmorët e Shqipërisë!
Thonë dëshmorët janë të gjallë
Vepra e tyre shumë lart ngritet,
Bashk me krenarinë nënës
Edhe dhimbjet shumë i rriten!
(Poezi për dëshmorin AbdulMexhid Shahini)

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...