Friday, 19 January 2018

Një jetë garancë për të dashur
Është dhurata më e madhe që mund ta kapësh,
Të sigurosh që gjithë jetën dashuri do marrësh
Njëkohësisht edhe do japësh!

Unë jam e gatshme thua ti
Që tërë jetën pa hile do të duhemi,
I gatshë jam edhe unë, pohoj unë në cast,
E kështu nga hilet do të ruhemi!

Po do të ruhemi edhe nga hilet e njerëzve
Askush të mos dij për garancën tonë,
Vetëm ne, engjujt dhe Zoti
Që ta kemi dashurinë deri në pleqërinë e vonë!

Ti ke venë garancë tërë qeniën tëndë
Po tërë qenien time kan vënë garancë dhe unë,
Që ta bëjm të përjetshme shprehjen tonë të famshe
“Shumë të dua, të dua shumë”!


Monday, 15 January 2018

Dhoma nuk është e bukur

Dhoma s'është e bukur si ishte dje
Gjithashtu i bukur nuk jam as unë,
Ajo që na jep bukuri edhe mua edhe dhomës
Nuk është sonte prezent, siç ishte mbrëm!

Dhoma nuk është aktive në gjithë pjesët e saj
Një pjesë e bukur sonte i mungoj,
Ajo që e bën dhomën aktive e të gjallë
Sonte nuk është si mbrëm, ajo shkoj,.

Dhomës sonte i mungon një frymarrje
Brenda saj nuk marrin frymë dy zemra,
Një zemër këtu e një në Shkup
Dhoma e zbrazët dhe pa bukuri brenda!

Dhoma sonte nuk e ka të njejtën aromë
Aroma më e bukur sontë nuk është,
Huna ime sonte nuk e nuhat atë aromë
Të veçantë, sa vet jeta të lashtë!

Sonte nuk ka as tush e as emisione
E as kos që naj bjen shpirtin,
Dhoma nuk është e bukur pa ty

Sonte në vendin tënd po e marr librin!

Thursday, 11 January 2018

Kur ti vjen pranë meje


Qielli gëzohet për ardhjen tëndë
Dhe mbështjell vetveten me kaltërsinë e vet,
Dielli lëshon rreze gjithandej tokës
E hëna natën me padurim e pret!

Edhe hëna natën del e gëzuar shumë
Dritën e saj ne horizonte lëshonë,
Yjet stolisen njëri pas tjetrit
Ai që është më afër nesh më shumë ndriçon!

Ylberet presin shiun të gëzuar të bjerë
Kurse era fryen ngadal që flokët mos ti prish,
Sjell shiun, dalin ylberet në harqë gjithandej
Bilbili këngës gëzueshëm ja nis!

Ndërsa unë bëhëm gati  për ardhjen tëndë
Si trimi për luftë që përgaditet,
Ti shkatërroj ziliqarët, xhelozët e dashakeqët
Me dashurinë tonë, që veç po rritet!

Si engjull që je vjen edhe mua engjull të më bësh
Në përaqfime hyjnore të më  rrëmbësh,
Qiellin, diellin, hënën e yjet e gëzuar

Në gjuhë dhe shenja  dashurie ti kthesh!

Thursday, 9 November 2017

Po ta bëri miku ndonjë padrejtësi, thuaji: "Ta fal pë atë që më ke bërë mua, por këtë që ia ke bërë vetes, këtë nuk mund ta fali"! /Niçe/

Monday, 30 October 2017

Dhimbjet janë të poshtëra

Për mua mbetet enigmë
Dhimbjen tek ti si mund të rrijnë qoftë edhe një orë?
Tek vajza që ia kalon princeshave me përralla
E bardhë dhe e bukurë si malet me borë!

Si munden vallë që të rrijnë brenda teje
Qoftë edhe kohë një ditë  aty si jetojnë?
Ndoshta edhe ata njësoj sic bëj unë,
Qenien dhe trupin tënd dashurojnë!

A janë të vetdijshme ata vallë
Se sa xheloz mund të bëhëm unë?
Për një thua tëndin jam i gatshëm
Botën plotësisht ta “vëj në gjumë”.

Sikur dhimbja të ishtë qenie që frymon
Mes për mesi me thikë ta caj,
Po meqë është kështu e padukshme
Më mirë përjgysmë me ty ta ndaj!

Ti duroji dhimbjet e trupit vajzë e bukur
E ato të shpirtit i mbaj unë,
Dhimbja ndahet në dysh dhe kështu merr fund

E kështu dashurohemi  e duhemi shumë!

Tuesday, 12 September 2017

Ne dashuri ashpersia me e madhe eshte butesia
Butesia eshte arma me e ashper qe ka dashuria;
Ajo e detyron ate te sillet mire, te bindet, te fale..
Sepse zemra qe dashuron njeh vetem gjuhen e bute!

Dashuria nuk kerkon fort mencuri e dije
Ka nje vlere qe i mbipeshon gjitha cilesit tjera;
Ajo eshte vlera e butesise, e cila pastaj i lind te tjerat si:
durimin, vlersimin, mirekuptimin e respektin e ndersjellt.

Sepse dashuria vet eshte e tille; pra e bute.
Butesia e saj bashkon dy zemra, bashkon dy duar,
dy mendje, dy shpirta, dy jeta e dy gjini..
Butesia e saj ka mposhtur edhe njerezit me te ashper.

Dashuria dy njerez te huaj i ben me te afertit te jetes
Dy kendveshtrime i bashkon ne nje kend; ne dashurin e tyre.
Dy shikime i puq mes veti qe lindin magjine tyre
E nga keto kombinime te lindin engjujt njerezor!

Kush meson artin e butesis, ka fituar shume nga dashuria
Te jesh i bute edhe kur pafajshem fajsohesh, edhe kur keqkuptohesh.
Ti prap mos harro qe dashurohesh
Dhe ai qe te dashuron, eshte jeta jote, eshte ti. TI JE AI!

Monday, 4 September 2017

Kur gjerat marrin tatepjetezen dhe ecin keq, duro
Kur njerezit ne te cilet dikur mbeshteteshe te kthejn shpinen, duro
Kur idealet ne te cilet dikur besoje, sot e kan humbur kuptimin, duro
Kur miqt te paragjykojne, nuk te duan ne mesin e tyre, duro
Kur ideja ne te cilen ke invetuar vite deshton, duro
Kur ata te cilet te premtuan te tradhtuan, beso

Dhe duro, duro, duro sepse ti je i determinuar te durosh
Sepse te durosh nenkupton te jetosh. 
Jeto pra dhe lejo ate qe te dha Jet te te shperblej ashtu sic din Ai.

Gjerat qe nuk po ecin mbare mbase nje dit do te ndreqen
Njerezit qe te kthyen shpinen, mbase do te kthehen serish drejt teje
Idelet qe perkohesisht u zbehen, mbase do te marrin kuptim edhe me te madh
Miqt te cilet te paragjykuan, mbase do te kerkojn falje dhe do te ndjejne mungesen tende 
Ideja e cila ne fillim dukej e deshtuar, papritur mund te dhez
Ata qe te premtuan dhe tradhtuan premtimin, mbase mund te kerkojn falje dhe ti do ti falesh patjeter.

Ti shperfaq natyren tende dhe lejo ndergjegjen njerezore le te brehet.
Ti gjithsesi te durosh qe te fitosh.

Tuesday, 11 July 2017

Një dhimbje në dysh



Të ndahet cdo gjë në dysh
Edhe dhimbja
Edhe kryedhimbja
Edhe përjetimet e dhimbjes
Edhe pasojat e dhimbjes
Që kështu të ushqehet dashuria
Që kështu të ruhet dashuria
Që kështu të kultivohet dashuria
Pasiqë dashuria është dhimbje
Të ndjesh dhimbjen e tjetrit!

Saturday, 8 July 2017

Pa dashje e kisha lënduar



Dielli rrezet mbi shpinë më lëshoi
Që të më përvëlonin dhe të më digjnin të tërin
Hëna ndricimin e fshehu
Që errësira të më frigojë

Qent lëhnin me nervozë
Të gjallë donin të më shqyenin
Toka ku shkelja bente dridhje sizmike
Donte të më përbinte brenda

Qielli mjegullat i nxorri
Donte me vetëtima të më gjuante
Lëshonte edhe breshër të fortë
Nga koka donin të më goditnin

Gjithësia me mua u hidhërua
Sepse atë e kisha lënduar,
Por ata nuk e dinin që
Pa dashje e kam lënduar!

Bashkë me të edhe veten
Edhe veten keq e kisha lënduar..       

I varfuri




Të varfurit barku si mbushet kurrë
Edhe zemrën e ka të lënduar,
Jeta i ka lidhur njëmij nyje
Të ardhmen ia’a ka bërë të shkuar!

Shpresat e të varfurit  nuk shkëlqejnë
E ato pak gëzime që kanë i kallen si kashtë,
Të varfurit lumturinë e njohin pak
Nga ky fat i egër dhe i lashtë!

Në jetën e tyres’kanë asgjë të vecantë
Asgjë të mirë su sjell jeta e përditshme,
Rrobat me vrima janë shoqëruesit më besnike
Nga e gjithë kjo botë e mjerë dhe e mërzitshme!


Megjithatë varfëria është thjeshtë gjendje njerëzore
Dhe të varfurit janë mësuar të jen të parëndësishëm,
Mirëpo nga gjitha shtresat e shoqërisë
Pikërisht të varfurit janë më të vyrtyshëm!

Monday, 19 June 2017


               Mos më gjyko 
Mos më gjyko sepse ti nuk je gjykatës e as un nuk jam i pandehur 
Mos më gjyko sepse nuk kam bërë asgjë, përvec se po e jetoj jetën time njësoj sic po e jeton ti jetën tende. 
Mos më gjyko sepse ti nuk e njeh jetën time, nuk e njeh të kaluarën time dhe nuk e din të ardhmen time! 
Mos më gjyko në distancë, mos më gjyko në mosprani, mos më gjyko padrejtësisht!
Mos më gjyko për akte që nuk i kam kryer, mos më gjyko për akte që i kam kryer sepse ti nuk i din arsyet, nuk i din motivet, nuk i din qëllimet. 
Mos më gjyko sepse askush nuk ka të drejtë të gjykojë askënd. Secili është pronar i jetës së vet, është rob i veprës së vet.. 
Mos më gjyko o mik se kështu ti po më paragjykon, sa i përket gjykimit edhe ashtu Zoti do të më gjykojë o mik!

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...