Monday, 27 May 2013

Të shuhet jeta? 
Po kuptimi i saj? Bukuria e luftës për një shpirt të lirë?
Njerëzit e sinqertë luftojnë edhe pa armë, ata gjindem gjithmonë aty kur kërkohen. Vdekja, pritja e saj bëhet përditshmëri. Po të sinqertit shpesh burgosen brenda kështjellave me gjemba, ata dijnë të bëhen martirë të ferrit të kësaj bote. Ndryshe, duhet të jetojnë të pasinqertit që t`i njohim të sinqertit.
Të jesh i sinqert nuk është e lehtë-thuhet shpesh. Të mundesh pa u mposhtur, të fitosh pa festë, të gëzohesh me lotin, jo që loti simbolizon fitore, por, thjesht nga akti i të qenurit i sinqertë.
Të jesh i sinqertë pranë botës është më shumë se optimist, të gënjejnë mos u zhgënje kurrë më, të ftojnë mos shko, të flasin me lavdi dije se ta urojnë burgun. Dhurata më e çmuar në jetën tënde është një njeri i sinqertë.
...dhe të lind dëshira të marrësh një përqafim si një pasdite e mbushur me dritë dielli pas majave të larta, ka mbetur edhe pak deri në perendim, edhe pak...  
Sa sfiduese jeta, si veniten njerëzit e sinqertë, si shuhen si fluturat e helmuara!
Ata shtypin ndjenjat, ata shkelin zemrat dhe braktisin më të çmuarit e udhëtojnë drejt vdekjes për hirë të sinqeritetit, ata janë të përbuzur e shkelen me të dy këmbët!  Të pasinqertit, ata që sinqeritetin e përdhunojnë saherë që duan, ata që poeti Pano Taçi i quante sorra, minjë e ujqi e që ranë në gropën e gëlqerës dhe na u prezantuan si pëllumba! o Zot sa idiote, çfarë krize morale, varfëri shpirtërore, pashpirtësi..
Megjithatë, sinqeriteti ruan ngrohtësinë, ai po shkrinë akullin, ai po varroset ndoshta, por, për tu pëjetësuar përgjithmonë.
Ai është dhe do të mbetet princ i tokës e i qiejve, ai i fundit do mbetet në jetë, ai shpirt i lirë e i sinqertë, me një kurorë në qafë, si shpendi në degët e blerta.

Saturday, 25 May 2013

Vetmia-thonë të urtit është vetëm një vetëtim. Por, ajo vetëtim për mua është gjithçka.

Monday, 20 May 2013

 Fitore me gjemba

Erdha n`jetë, isha hije
prita, qava për hallin tim
i gatuar me shije t`hidhur
pashë, jetova, plot mjerim.

Vetëm për dy gojë ushqim
ditë fëmijërore nga nevoja
të më vinte një gëzim
aso kohe me mallë unë rroja. 

Jo që s`doja të jetoja n`gjemba
fundja babi mthoshte: je djalë,
por seç mu dridhte zemra
fëmijë lufte isha, luftë kisha parë.

Lufta iki si një hije
pse vallë iki, a s`më thua?
Vdekja ishte plot me shije
tani pasojat, shkelin mbi ty, mbi mua.






 


Hape, zgjohu shpirt i vetmuar
Ç`fle e kyçur u thaftë vetmia
Hape, ngritu dhe shiko
po troket, dashuria!

Edhe n`ardht befas, e qoft e rëndë
qoft prush apo hi
Hape shife, shpirtit tënd
jam a s`sjam, shkoj a vi!?

Mos rri e vetme, bëhu bashkë
me mua, bëhu dy,
erdha për mos t`u kthyer
është ose jo, kjo dashuri!

Po pse vallë, shikon aq zbehtë
teksa flet vet syri im
Aq shumë prita e s`ishte lehtë
të shuhej yti, e malli im!

Sunday, 19 May 2013

Vallë sa i trishtueshëm është djep i skamit
kur foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
Një fryt që s`piqet, dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n`bark t`dheut mbaron.
Shpërblim qesharak! Për qindrenjë afsh
në ditë-vetëm: lekë tre-katër dhe "marrsh!".
(fragmente-Mjerimi)

Saturday, 18 May 2013

Shpesh kërkon të jetosh gjatë
por nuk mundesh për t`jetuar
disa ecin shumë ngadal
e disa dridhur të frikësuar.

Ka disa që rrinë në heshtje
dhe të tillë të rrinë duan
por në daçin të na flasin
dyshoj shumë, kanë harruarr.

Ndodh disa të mos vdesin
kohë të gjatë shijojnë etjen
ndaj çdo ditë para ujit
fjasin me jetën, harrojnë vdekjen! 

Dhe kur ujin merr në duar
shikon habitur thjesht pa fjalë
një dit fare do jenë ujitur
lule tona përmbi varrë!

Brenda cilit do gjindem unë
do gjindesh ti, mbyllur një fletë
të vetmuar përshpërisim:
"erdha varrë, lamtumire jetë"








 
...dhe jeton me ç`farë ëndrron
lexon plot kujtime shkruarë 
dhe ndër tyre rrthuar mbetet
vetëm një:"të kam ëndrruar."
Dhe kur zemra i zbulohet
mendafsh i saj në bardh i shtruar
do mendojë se ngjyrë e zezë
natës vuan dashuruar.

 
"Por, për t'u përjetësuar në zemrat e të dyve gjithmonë."
Tingujt e hënës melankolik,
djallë e engjull në një fole
magjepsur flet djalli e engjulli
dhe mbajnë zemrat shtrirë përdhe!
Shikojnë habitur njëri tjetrin
dhe nga habia desh ju shkep syri
nga pikëllimi vdiq djalli
e nga gëzimi këndoi bilbili! 
E shpresave i`u rikthye kuptimi
dhe mbet një portret artistik
iku djalli te harrimi
tingujt e hënës, melankolik!
Më s`do ulem përmby varre
e nuk do qëndroj i lagur në shi
nuk do lutem për ndrrim bote 
e nuk do shkruaj më poezi.
As reve më si frikohem
e vetëtima mbi mua daltë
ndihem fare i guximshëm
jam i lirë, frika me faltë!
Një buzqeshje?, po është ajo
oh sa gjatë më kish munguar
sa shumë lotët kisha shterrur
tokën kisha gjelbëruar.
Nuk do fli pa dalur hëna
i tëri fare do rri i zgjuar,
dhe kur mëngjesi të më flas
do ti pergjigjem:"puls dashuruar".

Wednesday, 15 May 2013


Edhe vetë koha do t`a vërtetojë e dëshmoj se kush është i mirë e kush i keq, fundja fundës Zoti e di dhe kjo është e rëndesishmja. Do të vijë koha kur secili do të ndjej keqardhje dhe pendim për hutin e padrejtësinë që shkaktoi, kemi ditë të takimit para Gjyqatarit Suprem drejtësia e të cilit nuk i bënë padrejtësi askujt, e deri atëher kemi një hapsirë në mes gjë që paraqet argument se padyshim do të takohemi, e me pas të shofim kush do te nxjerr dhjam nga pleshti!
(Një kundërpërgjigje e kahmotshme)

Gjoksin kështjellë e zemrën  kala
Nën lavdin shekullore që atdheu i`a dha
Mbi uniformën heroike gjakun e ngrinë
Një varrë me tradhëti, s`e nxinë dot lavdinë.

Jeta e robëruar nuk quhet jetë
As qielli nuk pikon shi po nuk i patë retë
Marshon abazi me shok si varganë
As shiu korrikut gjakun dot se lanë.

Një njësit i vetëm me telin në krye
Ngadhnjimtarë trimat përballë një ushtrie
trimi Haraçinës mundi sllavin mizorë
ranë tankset përtoke si gjethet në tetorë.

Ti je i përjetshëm Abaz o gjyshi im
Ska si ndryshe të njohim ne
Nga kjo botë zgjedhe lirinë
E në tjetrën atë që e perjetshme qe.


E hidhur ditë e atij viti
Trimat gjeti në befasi
Mijëra sllavë mbi ta arriten
Kundër pesë trimave një Maqedoni.

Me Esat pasha si dikur njësoj
Mizori të shumta e vrasje gjithfarsojë
Me tradhëti e vrasje, sërish
U kapën trimat ne gjumë befasisht.

Vdekja nuk ju zhduki o viganë
Veç ju dha edhe më shumë madhështi
Se për trima sikur ju
Edhe republika bëhet monarki.

Se tradhtia lirinë se ndanë dot përgjysmë
E as nata masakrës e vetme nuk rrinë
Se pas Abazit të frikshëm
Nipa e stërnipa tjerë si ai vijnë.

Kështu në epokën tonë
Ju mbetët symbol  lirie e momument
Ju që shkruat me gjak historinë
Dhe që historia jeni ju vetë.

Monday, 6 May 2013

" Gjaku s’bëhet ujë po dhe n’u bëftë s’pihet…"

Saturday, 4 May 2013

Agim Rufati

Kur unë flas me dheun tim
e fjalës time i jap gjak
jashta mureve të varrit dal
shof ndër male, mbi këtë fshat

Preki dheun e lirisë
shof ç`lirimin e kësaj toke
jam Agimi nënë moj
si m`harrove ti moj loke

Se në kohë e hapësirë
e kam shkruar këngën time
vijnë e shkojnë breza të tërë
e përjetshmja jeta ime

Flokë e vetlla nuk më thihen
e rrudhat nuk më mbinë në ballë
luftëtarë linda e i tillë vdiqa
jo s`kam vdekur jam i gjallë

Ditët përcjellin njëra tjetrën
male e fusha plot gjelbrim
tani po kthehem në parajsën time
mos e harroni të vetmin, Agim!

“Mos u thoni të vdekur atyre që vriten në rrugën e Allahut! Ata janë të gjallë! Ata furnizohen dhe ushqehen në lartësinë e Zotit të tyre! Në sajë të të dhuntive që u shkojnë nga Zoti i tyre me virtytet dhe bujarinë e Tij, janë të qetë e të kënaqur! Por ju nuk e kuptoni!..”
Nënë, balli yt krenarë
e sytë e tu su lodhën kurrë
buzëqeshja jote kudo më përcjellë
edhe pse u rrita, burrë!

Të mbaj mend në fëmijëri
seç më laje me ato këngë
pranverat vetëm të zbukurojnë
e vitet sikur të dashurojnë!

Ruaj në zemër kujtimet tona
kur të puthja ëmbël mes syve
zemra jote fole qielli
ndërsa e imja e dashurive!


Friday, 3 May 2013

Është e vërtetë se ka kaluar një kohë e gjatë nëpër civilizime të ndryshme kur femra është trajtuar si mjet prodhues apo riprodhues në shoqëri. Vet pushteti patriarkal apo skllavpronarë impononte një gjë të tillë p.sh në Greqinë Antike gratë janë blerë dhe janë shitur, në Romë gratë trajotoheshin njejtë sikur edhe skllevërit, ndërsa tradita Hinduse ka aprovuar atë se vejushea duhet të flijohet në zjarrë me rastin e varrimit të burrit. Në Arabinë paraislamike p.sh lindja e një vajze nënkuptonte varrosja e gjallë e menjëhershme e saj.
Ishin këto epoka të errëta për historinë e femrës, epoka këto të cilat e shtrengonin rolin e saj dhe ndikimi i saj në shoqëri ishte pothuajse i padukshëm dhe i paprekshëm, dhe egzistenca e saj ishte në humnerën e madhe, fare e harruarr dhe e papërfillur.
Vetëm me ardhjen e Islamit femrës i`u dha e drejta e trashëgimisë në një kohë kur ajo vet trashegohej, vetëm atëherë u priviligjua dhe i`u pohua e drejta e posedimit të pronës qysh para 1400 vitesh, në ndërkohe që në Britani vetëm para 150 vitesh iu dha një e drejtë e tillë.
Përveç dallimeve biologjike ndërmjet mashkullit dhe femrës egzistojnë edhe dallime subjektive, kështuqë roli i femrës dhe i mashkullit në shoqëri janë të barabarta por jo edhe të njëjta. Që të dy kanë rolet e tyre. Mashkulli ka obligime univerzale ndërsa femra ato specifike me të gjitha të drejtat relevantë dhe përgjegjësit që i posedon.
Mashkulli është më i avancuar fizikisht duke i`u mundësuar kështu të kryej edhe punë të rënda fizike, bile edhe në gjitha kushtetutat e botës është e ndaluar punësimi i gruas në miniera, ndërtimtari etj. Femra është e krijuar dhe e prirur për disa punë të cilat për meshkujt pothuajse janë të pamundshme. Ata p.sh mirren me rritjen, edukimin, anvancimin dhe ngritjen e fëmijëvë. Ata më shumë janë të prirura të kujdesën për anën shpirtërore të një familje dhe një shoqërie sesa për atë materiale.
Megjithësë pa femrën shoqëria do të mbetej e zbrazët, ajo prapseprapë e plotëson boshllëkun e një shoqërie, por, nuk duhet ndërruarr rolet. Në Perëndim p.sh kur femrat filluan t`i "avanconin" më shumë ngasa duhej, rezultatet destabilizuese ishin të qarta: ndërprerja e kultivimit të dashurisë mes një çifti, shkurorëzimi, fëmijë të paligjshëm dhe rrënime të ndryshme të familjeve, aborte dhe devijime të ndryshme seksuale. E gjithë kjo për arsye se u ndërruar koncepti dhe rregulli hyjnorë. Femra është pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, ajo zë vendin më të ndershëm në shoqëri. Ajo duhet të studijoj në nivelet më të larta, por me kushtin e vetëm që mos të vihet në pytje nderi i saj. Ekzistojnë profesione të cilat nuk do t`i shkonin për shtati një femre të ndershme p.sh punësimi si një top modele, si një udhëheqse e një emisioni degjenerues etj.
Por, megjithatë ka edhe vende pune në jetën publike që mund t`i takojn nje femre, si p.sh profile specifike si :mësuese, edukuese etjera duke u ngritur kështu në shumë instanca të larta morale.
E thash edhe më lartë sepse femra dhe mashkulli janë të barabartë por jo edhe të njejtë : "Dhe asnjërit prej jush nuk do t`ia zhdukë mundin e tij, as mashkullit as femrës-ju jeni njëri nga tjetri."(3:195). Femra shikohet si pjestare shembullore dhe evidente, roli i saj është i ndershëm ajo është zemra e një shoqërie. Pejgamberi a.s thotë: "Xheneti ndodhet nën këmbët e nënës". Femra është e brumosur me dashuri, kujdes dhe rrepsekt. Zoti asaj ia mveshi shpirtin e gjërë dhe bujar për t`i rritur dhe edukuar brezat. Një nënë e arsimuar, din të arsimoj-ëshë ky parimi i cili duhet të funksionojë.
Në një familjë femra jep dashuri dhe atmosferë, ndërsa mashkulli siguron dhe harton planin egzistencial, gjë nga e cila femra mund të jetë e privuar. Pejgamberi a.s me një rast tjetër thotë: "Jeta tokësore është begati, kurse begatia më e madhe është femra e mirë".
Sa i përket asaj se ata janë të barabartë jo të njejtë do t`i them disa fjali. Per dallim nga mashkulli femra posedon dhe dallohet me feminitet dhe faktorë të tjerë të joshjes të cilat mund të ndikojnë negativisht në disa raste dhe mundet që mashkullin instiktivisht ta tërheq dhe të përcjelle me rezultate shkatërruese. Ndaj, për këtë dhe disa arsye tjera Zoti i`a mveshi femrës disa detyra specifike të cilat janë shumë të rrepsektuara dhe të nderuara dhe mashkullit disa detyra univerzale të cilat vetëm ai mund t`i bëje. ...dhe të mos lejojnë që nga stolitë e tyre të shishet tjetër përvec asaj që është edhe ashtu e dukshme... (En-Nur,31)
Gjithashtu dua të theksoj se e gjithë kjo që e thamë vetëmse është e njohur, dhe kjo ka qenë prezentë gjithnjë në shoqërinë tonë dhe në rrugën e progresit ka ndikuar të arrihet maksimumi në shekncë dhe dituri.
Lusim All-llahun që ky punim të jetë i dobishëm.

Thursday, 2 May 2013

Zemërimi i një Dëshmori
(dhe dita e 2 majit)

Mos më prek në tokë e në vdekjen time;
Mos më prek në palcë e në mjaltë...
Kur isha unë në vijë të fronit, ti s'ishe as thërrime
S'ishe, as vezë,s'ishe as baltë!

Unë që dikur isha në vijë të fronit
E shkau më pinte gjakun me pambuk;
-Ti, krejt pandershëm u ngjite majë fronit,
dhe fëmijët e mi sot heqin për bukë!

Unë s`e shijoj dot aromën e lirisë,
Ti po më vret, siç më vrau shkau
Për mua është e ftoftë Ditë e lirisë
Kur sot e keqja po më vjen nga "vëllau"!

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...