Thursday, 28 August 2014



“Kam falur gabime të pafalshme, kam provuar të zëvendësoj persona të pazëvendësueshem dhe kam harruarr persona të paharrueshëm!

Kam vepruar sipas momenti dhe jam zhgënjyer nga persona që nuk mendoja kurrë se mund të zhgënjehesha, por edhe un kam zhgenjyer.

Kam mbajtur dike mes krahëve të mi për ta mbrojtur, jam bërë mik përjetë. Kam qeshur kur nuk ka qenë e nevojshme, kam dashuruar, më kanë dashuruar, por edhe më kanë refuzuar.

Më kanë dashuruar dhe nuk kam ditur sesi t`ua kthej dashurinë. Kam bërtitur dhe jam hedhur përpjet nga gëzimi. Kam përjetuar dashurinë dhe kam bërë premtime të përjetshme, por më është thyer zemra kaq e kaq herë!

Kam qarë duke dëgjuar muzikë e duke parë disa fotografi të mbushura me kujtime, kam telefonuar thjeshtë për të ndëgjuar një zë. Jam dashuruar përsëri me një buzqeshje. Kam besuar përsëri me nostalgji dhe kam pasur frikë të humbas një person shumë të veçantë, të cilin kam përfunduar duke e humbur…por kam mbijetuar!

Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk më lodh! Dhe ti nuk duhesh të lodhesh nga jeta. JETO!

Ëshë mrekulli të përpiqesh me bindje, të përqafosh jetën dhe ta jetosh me pasion.

Të humbasësh me klas dhe të fitosh me guxim.

 Sepse jeta i përke atij që guxon”. //Charlie Chapline//


Saturday, 23 August 2014

Dashuria e 'sëmundjes me ilaçin'



Nuk ishin të afërt, nuk ishin as miq
Edhe sikur të donin, nuk do mundnin
E ardhmja i bëri kundërshtar, armiq
Emrat e njëri tjetrir larg i tundnin.

U braktisën, ikën larg nga ky vend
S’kan faj asnjëri, se kishin patjetër
Luajtën me dashurin si të ishte send
Ishin të pa pjekur , jo s`ishin të vjetër.

Në jetë mëshira shpesh çalon
Ndoshta vet jeta s`është  mëshirë
Ata që se kërkojnë mëshirën e jetës
E kërkojnë, fjalën Lamtumirë!

Ndaj s’kanë të drejtë të rrinë mërzitur
Poashtu s`guxojnë të jenë të zemëruar,
Këto ditë i deshën,e i kishin pritur
Në pluhurin e harresës te jenë harruarr.

Lotët për fytyrë më s’shkojnë lumë
E pas ndjenjave më ska nevoj të fshihen,
Këtë fat e deshën e merituan
Sy me sy më sdo të shihen.

Kujtime të kalitura



Një herë të gjithë shokët më tradhtuan, më lan vetëm… vetëm njëri qëndroi me mua,

Ecëm në këmbë disa kilometra me shokun tim, ndërkohe që të tjerët me vetur shkuan ...

..aty e kuptova çka nënkupton ti qëndrosh pranë dikujt, kur ka nevoj për praninë tënde. Një mijë vetura dhe një mijë shok tjerë, nuk 

mund ta zëvendësojnë bashkëudhëtimin tonë atë ditë, shumë  qeshëm gjatë rruges.. kurrë nuk e harroj besnikërine e tij, sepse ai u bë për mua një shembull i mrekullueshëm.

Prej asaj dite, kurrë nuk i kam braktisur njerzit që kam qene i lidhur me ta, per pak ose shumë kohë…

Kam parë njerzit si qëndrojnë idiferent, si ikin.. un kurrë nuk ika dhe nuk ik, sepse jam i gatshëm të ballafaqohem.

Me cilindo që mendon që kam ikur, un kam qenë këtu, edhe kur ai s`ka qene edhe kur ka qenë,

Un jam këtu, nuk edi për sa kohë…dhe nëse një dit mungoj, dije se jeta më ka rrëmbyer,

…dhe se më nuk do te kthehem.



Në jet tri gjëra të bëjnë të sukseshëm(edhe pse vet s`jam i tillë):

Besimi në iden tënde,

Investimi në aftësit tua, dhe
 
Përkushtimi në origjinalitetin tënd.


Mos lejo zërat konfromist të të dëmtojnë vizionin tëndë, t`i lëkundin qëndrimet tua,

Mos lejo gjëra të tilla të importohen brenda zemrës tëndë, ndrysho përmasat e  raporteve,

Injoroi injorantat, tradhtoi tradhtarët,

Sado që mundohen të na dëmtojnë, të na shpifin, të na përzënë, t`i  bëjnë të tjerët të na urrejnë,

Sado që mundohen të na burgosin brenda shpresave tona, ata vetëm na ndihmojnë, na ndihmojmë t`i shohim mangesit tona,

Ti përmirësojmë lëshimet tona, t`i marrim aftësit tona më seriozisht, të përkushtohemi në atë që na jep kënaqësi..

Përqëndrohu në rrugën e së vërtetës, armiqtë le të flasin, le ta vjellin zjarr e helm drejt teje,

Edhe vet ata një dit do të dorzohen kundrejt sinqeritetit tënd, edhe ata brenda vetes e ndjejnë rëndësine dhe fuqinë tënde

Shtrengoje fort dorën me ata që të duan dhe të ndihmojnë, kështu ndihmoni të tjerët,

Lidhe zemrën për Krijuesin dhe ndiq udhëzimet e tij, premisa e Tij është e pafundme!...

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...