Monday, 19 June 2017
Mos më gjyko
Mos më gjyko sepse ti nuk je gjykatës e as un nuk jam i pandehur
Mos më gjyko sepse nuk kam bërë asgjë, përvec se po e jetoj jetën time njësoj sic po e jeton ti jetën tende.
Mos më gjyko sepse ti nuk e njeh jetën time, nuk e njeh të kaluarën time dhe nuk e din të ardhmen time!
Mos më gjyko në distancë, mos më gjyko në mosprani, mos më gjyko padrejtësisht!
Mos më gjyko për akte që nuk i kam kryer, mos më gjyko për akte që i kam kryer sepse ti nuk i din arsyet, nuk i din motivet, nuk i din qëllimet.
Mos më gjyko sepse askush nuk ka të drejtë të gjykojë askënd. Secili është pronar i jetës së vet, është rob i veprës së vet..
Mos më gjyko o mik se kështu ti po më paragjykon, sa i përket gjykimit edhe ashtu Zoti do të më gjykojë o mik!
Saturday, 27 May 2017
Pse njerzit shkruajnë poezi?
Disa shkruajn se skan ç’farë të bëjn tjetër, disa shkruajn se duan të duken më
të zgjuar sesa realisht janë ,
disa shkruajn sepse mendojnë që të shkruash është gjëja më e leht që mund
të bësh. E disa shkruajn sepse i besojnë vërtetë fuqisë së shkronjave të
radhitura në fjalë. Për fat të keq, ditëve të sodit, tek ky grupi i fundit kemi
numër të vogël njerëzish, sepse shumica janë dhënë pas arsyeve që ceka më lart.
Për mua është qesharake kur lexoj “poetët” e rrjeteve
sociale, sesi plasojnë poezit e tyre për gjithçka dhe për gjithkë! Një njeri
vdes dhe gjëja e parë që bëjn poetët i’a dedikojnë një poezi, kështu në vend që ta paksojnë
dhimbjen e miqëve dhe familjarëve ata u’a shtojnë dhimbjen dhe u’a rrisin mallëngjimin.
Një dridhje e tokës, apo një fatëkeqsi tjetër natyore dhe poetët menjëhrë e
bëjn “punën” e tyre. Një lajm i dhimbshëm për ndonjë fëmijë të vrar në ndonj
luftë dhe poetët e rrjeteve sociale i ke të parët, që shërojnë plagët e botës
me rimime thjesht përshkuese dhe pa kurrfar mesazhi, porosie apo ideje brenda!
Madje kjo racë poetësh ka shkuar aq larg saqë edhe botimin e
librave e konsiderojn si privilegj! Nuk ngurrojn t’i kryejnë të gjitha
ceremonitë e një promovimi, duke ftuar familjar, miq e dashamir të poezive, pra
gjithçka perfekte sa i përket pamjes së jashtme, por kur të hapesh librin, nuk
ke kurgja të dobishme brenda, mund të lexosh imagjinatia të ngatrruara,
iluzione të larmishme dhe ëndërra të çmendura! Pra, asgjë të rëndsishme sa i
përket asaj që është subjektive, dhe çdo gjë perfekte sa përket asaj objektive apo sipërfaqësore. Këta poetët kanë dëshirë të lexohen, që të
rriten në syrin e të tjerëve, por dyshoj
se lexojn sepse ndryshe do të ndjeheshin të
vegjël në syrin e vet.
Një poet duhet të ketë aftësinë t’i rrëfente masës ata rrugë
që për ata janë të panjohura, t’ua mësonte asaj sekretet dhe pasuritë e botës, që normalisht minatort e gjurmojnë
në humnera, astrologët tek yjet dhe që masa do duhej ta kërkonte tek poetët!
Poetët e rrjetëve sociale nuk i’a arrijnë madje një dritare ta hapin tëk
mendjet e atyre që lexojnë prodhimtarin e tyre!
Këta poetë e nencmojnë edhe masën e gjërë duke u servuar
atyre poezi pa shije, pa hije dhe pa fije! Për fat të keq poetët e mirëfilltë
janë specië në zhdukje sepse, procesi i shtimit tek bari i keç çdoher është më i shpejt, duke krijuar kështu një
hije të madhe për një frut të dobishëm, të cilin e provon nga drita e diellit
dhe ajri i pastërt. Këta mendojnë se popullariteti nënkupton
gjithcka, dhe është kriter i vetëm dhe i padiskutueshm për arritjen e
majave! Jo, një poet kurrë nuk duhej ta komercializonte shpirtin e vet, aq më
pak ta hudhtë rrugëve të rrjetëve sociale!
Duke parë këtë mjerim të madh poetik, u bëj thirrje poetëve
të rrjeteve sociale të mos e tradhëtojnë kurrë inspirimin(nëse kanë diçka të
tillë) si dhe të ndalen duke e nënçmuar audiencën "sociale"
Friday, 21 April 2017
Kur ti të bëhesh nënë
Nga pak ëndërra që
kam projektuar
Njërën nga gjitha ëndja
ma ka shumë,
Ditën që ti do bëhesh mami
E babi do të bëhëm unë!
Ti si një engjull i bardh që je
Do të stolisesh me një engjull tjetër në krah,
Regulli thot që engjulli engjull bën
Dhe tokës ylberi në mes ka me i ra!
Edhe qiellit kaltersia do ti humbet
Se një pjes ja ke rrembyer kur linde ti,
Pjesa tjetër do ti rrëmbehet
Kur do të lind engjullli, pra ai.
Më shumë spo guxoj të ëndërroj
As të flas spo guxoj më shumë,
Ditën që do të bëhëm baba i një engjulli
Se burrë i një engjulli së shpejti bëhëm unë!
Thursday, 6 April 2017
Zoti i dha emrin sprovë jetës
E sprova më e randë është ajo e vdekjes,
Një shtëpi në Xhennet Zoti premton
Për atë që sprovën e saj përballon!
Edhe pejgamberit kur i vdiq djali
zemra i qante e syri brenda se mbante lotin,
Tha zemra qan e syri loton
Por ne themi vetëm atë që kënaq Zotin!
Me dhimbje të vogla robi pastrohet prej mëkateve
Patjetër pastrohen më shumë ata me dhimbje të vështira,
Ku ka më mirë të shkojmë te Zoti faqebardh
Si musliman me shumë vepra të mira!
Me shumë buzqeshje plot sadaka
Cdoherë me dashamirësi për fejën e vendlindjen,
Gjithe jetën duke punu e duke ndihmu
Vllezërit, shoqërinë dhe familjen!
Cdoherë vetëm me fjalë të mira të njohëm
Edhe kur vdiqe vetëm fjalë të mira u folën,
Kush të kishte njohur e dinte cfar zemre kishe
Shumë dashamirë që kishe edhe ne i njohëm!
Në varrimin tënd sa shumë njerëz kishte
Shume lutje për ty u bën, shumë sy për ty lotuan,
As ditën e varrimit familja e shoqëria nuk të harruan
Deri në banesën e fundit ty të shoqëruan!
Dje vdiqe ti e nesër vdesim të gjithë
E takohemi atje në botën ku nuk ka etje,
Ku nuk ka plakje, ku nuk ka dhimbje
Ku nuk ka sëmundje e nuk ka as vdekje!
Të përkujtojmë si njeri i mirë që ishe
Që vepra të mira bëre sa munde,
Të përkujtojmë cdo dit që lind dielli
Me lexim kurani, drejtuar Zotit me lutje!
Sigurisht ti atje ku je, i lumtur po rrin
Dhe po kënaqesh me prindërit e tu të mire,
Një dit patjetër dot vijmë edhe ne
Lute Zotin për ne që të ket Mëshirë!
Kjo poezi i kushtohet Sali Shabanit, nje njeri puntor, besimtar dhe bamires. Vdiq ne moshen me te mire, kur po priste ti shijonte frutet e jetes, nga nje semundje e pasherueshme. Shoket dhe farefisi e njohen Saliin si njeri zemer madh, fjale mire dhe veper drejt. Kjo u deshmua edhe gjate varrimit te tij, ku nje numer i madh moren pjes dhe folen fjalet me te mira per te. Ai pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne Zvicerr ku jetonte bashk me familjen.
Por nuk e harroi as vendlindjen e tij, vendin ku sot pushon ne perjetesi.
Gjate qendrimit tim 1 mujor ne Zvicerr ne vitin 2013, pata rastin ta njihja me shume dhe te qendroj me shume me te! Ishte njeri qe kishte shume informacione dhe pinte duhan vazhdimisht! Heren e fundit qe e pash ishte dimrin e kaluar ku erdhi na vizitoi dhe e percollem me vetur deri ne Vishtice. Gjate rruges qeshte dhe fliste me gezim!
Thuhet qe ka qen bamires shume i madh!
Uroj Zoti te na takoj ne parajset e tij me te! Amin!

Ne esenc jemi te krijuar ne nje rreth famljare te cilit i takojme, per te cilin ndjejm dhe qe deshem apo jo na njeh me mire se kushdo tjeter, i njeh te metat dhe dobesit tona. Ketu nuk kemi nevoj per maska, nuk kemi nevoj per kamuflazh, per fasad. Kjo eshte ajo pjesa prej te ciles nuk fshihemi, nuk ruhemi dhe nuk frigohemi! Ketu energjia jone eshte pjes e nje force te perbashket dhe funksionojm si nje trup i perbashket dhe personazhet jane te radhitura ne menyre shume hierarkike. Ketu ndjejm dhimbje te gjithe per njerin dhe lumturia e njerit eshte e lidhur me lumturine e te githeve! Kjo eshte familja, ky institucion i lasht sa edhe vet krijimtaria dhe egzistenca e njeriut! Ky institucion i shenjte!
Nga ana tjeter, ne momentin qe dalim jashta familjes, ne jemi te ekspozuar drejt te panjohures, drejt te panjohurve, dhe domosdoshmerisht duhet te jemi sekretiv, ose te pakten te kujdesshem! Njerezit nuk duan t'ia dijn per ceshtjet e brendshme tonat, ndoshta edhe nuk duhet qe t'ia dijne. Zemra nuk i hapet askujt, posacerisht atyre qe nuk bejn pjes ne jeten tone si personazhe te rregullt.
Ne boten e secilit njeriu ndodhet brenda tij, nje bote e posacme nga te tjeret, ku luajne personazhe tjere, ku ka rrjedha tjera te jetes, ku perceptimet, vrojtimet e kujtesa funksionojn ndryshe. Ne gjithe keto globesh brenda nje globi, eshte e udhes qe secili te jet sekretiv dhe te ruaj integritetin e tij shpirteror, psikologjik dhe emocional.
Njeriu ka nevoj per shoqerim po aq sa ka nevoj per vetmi!
Vetmia, kjo karakteristik e univerzit!

Thursday, 30 March 2017
Nuk ja fala rininë askujt
Se ajo te takonte ty,
Nuk ja fala askujt dashurinë
Se ajo po lotonte për ty
Se ajo te takonte ty,
Nuk ja fala askujt dashurinë
Se ajo po lotonte për ty
Nuk i dhash askujt buzeqshje të ngrohtë
Përvec teje askujt si ka taku,
Nuk ja thash askujt fjalët më të mira
Ato vec ty ti kam kushtu.
Përvec teje askujt si ka taku,
Nuk ja thash askujt fjalët më të mira
Ato vec ty ti kam kushtu.
As puthje askujt nuk i dhash
Edhe ato për ty i kam ruajtur,
As zemrën asesi se hapa
deri në ditën që brenda saj t’kam futur.
Edhe ato për ty i kam ruajtur,
As zemrën asesi se hapa
deri në ditën që brenda saj t’kam futur.
E as Zotin për askënd se luta
Sepse për askënd se kisha lidhur jetën,
Për herë të parë para meje të vendosa ty
Sepse të desha më shumë se vetën.
Sepse për askënd se kisha lidhur jetën,
Për herë të parë para meje të vendosa ty
Sepse të desha më shumë se vetën.
Ditët e netët me askënd si zbukurova
Sepse ato më takonin vetëm mua,
Dhe tash pa ty as ditën e as natën
Që të shoqërojnë si dua.
Sepse ato më takonin vetëm mua,
Dhe tash pa ty as ditën e as natën
Që të shoqërojnë si dua.
Monday, 20 February 2017
Kur lotët tu i mbushën sytë
Mua qielli mbi kokë më ra,
Mbeta shumë i pa fjalë
Skisha parë engjull tu qa!
Njerëz jemi dhe kjo dihet
Kemi ditë e momente të mira,
Jemi preh e të papriturave
Po ajo ishte më e vështira!
Një engjull afër meje ishte
Lotët papritur i dolën e qau,
Dhe lotët pikuan si shiu në shkretirë
Dhe gjithë të pafajshmit e botës lau!
Ishin lotë të pafajësisë
Lotë nga dhimbja e dashuria,
Që ngushllojnë më shumë së miljona fjalë
Ku artikulohet dhimbja e mërzia!
E mua mu dok se u shemb bota
Se malet e detet u shuan fare,
Nuk gjejsha mënyrë si ti rezistoj
Dhimbjeve tua tinëzare.
Ndaj si ngushllim veten e ofrova
Dhimbjet me zor i përtypa për ty,
Gati se lotët edhe mua më dolën
Për të madhen tonë dashuri.
Thursday, 16 February 2017
Sa i ngrohtë është atëdheu
E sa mirë në gji na mbanë,
Nëpër shekuj e bëm luftën
N’fushëbeteja jetën dhamë!
Si nuk kemi dicka më shumë
Dicka më tepër se thjesht vetën,
Dicka që e kënaq më shumë atdheun
Pak na duket ta japim jetën!
O atdhe, për ty gjithcka japim
Ty të të bashkojm e kemi cak,
Që të bashkojmë sic të fali Zoti
Të derdhim gjakun na duket pak!
Nuk e harrojm kurrë betimin e ushtarit
Që ti bashkojm njëherë këto vënde,
Ti themi shqiponjës me krenari
Kthehu lirshëm në folenë tëndë!
Tuesday, 24 January 2017
Zoti fali shumë bukuri në botë
Fali dete e male plot me bukuri.
Mirepo krejt këto bukuri i zbukuroi
Kur botës ja fali një femër si ty!
Ta fali trupin kaq të shëndetshëm
E të gjatë mjaftueshëm gati sa unë,
Ta fali lëkurën të bardh si bora në male
E syt e kaltërt të bukur si lumë!
Të dha ftyrën kaq të këndshme
Buzët e bukura njëra mbi tjetrën,
Edhe dhëmbët bashk me hundën
Qerpikët, faqet e vetullën!
Duart e bukura dhe kaq elegante
Ecjen e drejt, buzqeshjen plot drit e diell,
Dhe flokët e gjata e natyrale
Që ska të tilla në tokë po as në qiell!
Zërin e ëmbël e të vecantë
Që fjalët kaq ëmbël i shqiptonë.
Dhe zemrën e madhe që ke brenda trupit
Që Zotin falenderon, falenderon, falenderon!
Pra të falemnderit o Zot
Që vajzën që dua unë e bëre kaq të dukur.
Dhe faleminderit për pjesën e saj të brendshme
Që eshtë shumë herë më e bukurë!
Koha thuhet sheron gjithçka
Po kohen valle kush e sheron?
Perjetimet ndoshta nuk kthehen prapa
Po kujtimi i tyre sa shume trishton.
Sa shume kohe valle duhet
Qe kohen ne ta sherojm?
Qe pastaj ne te tregojm sa kohe duhet
Qe nje pjes te kohes ta harrojm!
Edhe trimat sigurisht frigesohen
Por friga e tyre ka krejt trajt tjeter,
Guximi i tyre kthehet ne frige
Vetem kur hapet plaga e vjeter!
Pra i frigohen dhimbjes se tjetrit
Te tjetrit qe e duan me shume se veten,
Dhimbjen per veti e durojn ne heshtje
Por s'munden te tjetrit qe per te jep jeten!
Subscribe to:
Posts (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Një fjale ja kam ngrit një përmendore E ja kam shkaktu një shumti shumë të madhe, Sa për t’ja ba me dije se këtu ngriti përmen...
-
Shokut tim Harkun e mëngjesit pikturova shpejt Dhe drejt x...