Saturday, 8 July 2017

I varfuri




Të varfurit barku si mbushet kurrë
Edhe zemrën e ka të lënduar,
Jeta i ka lidhur njëmij nyje
Të ardhmen ia’a ka bërë të shkuar!

Shpresat e të varfurit  nuk shkëlqejnë
E ato pak gëzime që kanë i kallen si kashtë,
Të varfurit lumturinë e njohin pak
Nga ky fat i egër dhe i lashtë!

Në jetën e tyres’kanë asgjë të vecantë
Asgjë të mirë su sjell jeta e përditshme,
Rrobat me vrima janë shoqëruesit më besnike
Nga e gjithë kjo botë e mjerë dhe e mërzitshme!


Megjithatë varfëria është thjeshtë gjendje njerëzore
Dhe të varfurit janë mësuar të jen të parëndësishëm,
Mirëpo nga gjitha shtresat e shoqërisë
Pikërisht të varfurit janë më të vyrtyshëm!

Monday, 19 June 2017


               Mos më gjyko 
Mos më gjyko sepse ti nuk je gjykatës e as un nuk jam i pandehur 
Mos më gjyko sepse nuk kam bërë asgjë, përvec se po e jetoj jetën time njësoj sic po e jeton ti jetën tende. 
Mos më gjyko sepse ti nuk e njeh jetën time, nuk e njeh të kaluarën time dhe nuk e din të ardhmen time! 
Mos më gjyko në distancë, mos më gjyko në mosprani, mos më gjyko padrejtësisht!
Mos më gjyko për akte që nuk i kam kryer, mos më gjyko për akte që i kam kryer sepse ti nuk i din arsyet, nuk i din motivet, nuk i din qëllimet. 
Mos më gjyko sepse askush nuk ka të drejtë të gjykojë askënd. Secili është pronar i jetës së vet, është rob i veprës së vet.. 
Mos më gjyko o mik se kështu ti po më paragjykon, sa i përket gjykimit edhe ashtu Zoti do të më gjykojë o mik!

Saturday, 27 May 2017



Pse njerzit shkruajnë poezi?

Disa shkruajn se skan ç’farë të bëjn tjetër,  disa shkruajn se duan të  duken më  të zgjuar sesa realisht  janë , disa shkruajn sepse  mendojnë  që të shkruash është gjëja më e leht që mund të bësh. E disa shkruajn sepse i besojnë vërtetë fuqisë së shkronjave të radhitura në fjalë. Për fat të keq, ditëve të sodit, tek ky grupi i fundit kemi numër të vogël njerëzish, sepse shumica janë dhënë pas arsyeve që ceka më lart.

Për mua është qesharake kur lexoj “poetët” e rrjeteve sociale, sesi plasojnë poezit e tyre për gjithçka dhe për gjithkë! Një njeri vdes dhe gjëja e parë që bëjn poetët i’a dedikojnë  një poezi, kështu në vend që ta paksojnë dhimbjen e miqëve dhe familjarëve ata u’a shtojnë dhimbjen dhe u’a rrisin mallëngjimin. Një dridhje e tokës, apo një fatëkeqsi tjetër natyore dhe poetët menjëhrë e bëjn “punën” e tyre. Një lajm i dhimbshëm për ndonjë fëmijë të vrar në ndonj luftë dhe poetët e rrjeteve sociale i ke të parët, që shërojnë plagët e botës me rimime thjesht përshkuese dhe pa kurrfar mesazhi, porosie apo ideje brenda!
Madje kjo racë poetësh ka shkuar aq larg saqë edhe botimin e librave e konsiderojn si privilegj! Nuk ngurrojn t’i kryejnë të gjitha ceremonitë e një promovimi, duke ftuar familjar, miq e dashamir të poezive, pra gjithçka perfekte sa i përket pamjes së jashtme, por kur të hapesh librin, nuk ke kurgja të dobishme brenda, mund të lexosh imagjinatia të ngatrruara, iluzione të larmishme dhe ëndërra të çmendura! Pra, asgjë të rëndsishme sa i përket asaj që është subjektive, dhe çdo gjë perfekte sa  përket asaj objektive apo sipërfaqësore.  Këta poetët kanë dëshirë të lexohen, që të rriten në syrin e të tjerëve, por  dyshoj se lexojn sepse ndryshe do të ndjeheshin të  vegjël në syrin e vet.

Një poet duhet të ketë aftësinë t’i rrëfente masës ata rrugë që për ata janë të panjohura, t’ua mësonte asaj sekretet dhe pasuritë  e botës, që normalisht minatort e gjurmojnë në humnera, astrologët tek yjet dhe që masa do duhej ta kërkonte tek poetët! Poetët e rrjetëve sociale nuk i’a arrijnë madje një dritare ta hapin tëk mendjet e atyre që lexojnë prodhimtarin e tyre!

Këta poetë e nencmojnë edhe masën e gjërë duke u servuar atyre poezi pa shije, pa hije dhe pa fije! Për fat të keq poetët e mirëfilltë janë specië në zhdukje sepse, procesi i shtimit tek bari i keç çdoher  është më i shpejt, duke krijuar kështu një hije të madhe për një frut të dobishëm, të cilin e provon nga drita e diellit dhe ajri i pastërt. Këta mendojnë se popullariteti  nënkupton  gjithcka, dhe është kriter i vetëm dhe i padiskutueshm për arritjen e majave! Jo, një poet kurrë nuk duhej ta komercializonte shpirtin e vet, aq më pak ta hudhtë rrugëve të rrjetëve sociale!

Duke parë këtë mjerim të madh poetik, u bëj thirrje poetëve të rrjeteve sociale të mos e tradhëtojnë kurrë inspirimin(nëse kanë diçka të tillë) si dhe të ndalen duke e nënçmuar audiencën "sociale"

Friday, 21 April 2017

Kur ti të bëhesh nënë

Nga  pak ëndërra që kam projektuar
Njërën  nga gjitha ëndja ma ka shumë,
Ditën që ti do bëhesh mami
E babi do të bëhëm unë!

Ti si një engjull i bardh që je
Do të stolisesh me një engjull tjetër në krah,
Regulli thot që engjulli engjull bën
Dhe tokës ylberi në mes ka me i ra!

Edhe qiellit kaltersia do ti humbet
Se një pjes ja ke rrembyer  kur linde ti,
Pjesa tjetër do ti rrëmbehet
Kur do të lind engjullli, pra ai.

Më shumë spo guxoj të ëndërroj
As të flas spo guxoj më  shumë,
Ditën që do të bëhëm baba  i një engjulli

Se burrë i një engjulli së shpejti bëhëm unë!

Thursday, 6 April 2017

Zoti i dha emrin sprovë jetës
E sprova më e randë është ajo e vdekjes,
Një shtëpi në Xhennet Zoti premton
Për atë që sprovën e saj përballon!

Edhe pejgamberit kur i vdiq djali
zemra i qante e syri brenda se mbante lotin,
Tha zemra qan e syri loton
Por ne themi vetëm atë që kënaq Zotin!
 
Me dhimbje të vogla robi pastrohet prej mëkateve
Patjetër pastrohen më shumë ata me dhimbje të vështira,
Ku ka më mirë të shkojmë te Zoti faqebardh
Si musliman me shumë vepra të mira!

Me shumë buzqeshje plot sadaka 
Cdoherë me dashamirësi për fejën e vendlindjen,
Gjithe jetën duke punu e duke ndihmu
Vllezërit, shoqërinë dhe familjen!

Cdoherë vetëm me fjalë të mira të njohëm
Edhe kur vdiqe vetëm fjalë të mira u folën,
Kush të kishte njohur e dinte cfar zemre kishe
Shumë dashamirë që kishe edhe ne i njohëm!

Në varrimin tënd sa shumë njerëz kishte
Shume lutje për ty u bën, shumë sy për ty lotuan,
As ditën e varrimit familja e shoqëria nuk të harruan
Deri në banesën e fundit ty të shoqëruan!

Dje vdiqe ti e nesër vdesim të gjithë
E takohemi atje në botën ku nuk ka etje,
Ku nuk ka plakje, ku nuk ka dhimbje
Ku nuk ka sëmundje e nuk ka as vdekje!

Të përkujtojmë si njeri i mirë që ishe
Që vepra të mira bëre sa munde,
Të përkujtojmë cdo dit që lind dielli
Me lexim kurani, drejtuar Zotit me lutje!

Sigurisht ti atje ku je, i lumtur po rrin
Dhe po kënaqesh me prindërit e tu të mire,
Një dit patjetër dot vijmë edhe ne
Lute Zotin për ne që të ket Mëshirë!

Kjo poezi i kushtohet Sali Shabanit, nje njeri puntor, besimtar dhe bamires. Vdiq ne moshen me te mire, kur po priste ti shijonte frutet e jetes, nga nje semundje e pasherueshme. Shoket dhe farefisi e njohen Saliin si njeri zemer madh, fjale mire dhe veper drejt. Kjo u deshmua edhe gjate varrimit te tij, ku nje numer i madh moren pjes dhe folen fjalet me te mira per te. Ai pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne Zvicerr ku jetonte bashk me familjen.
Por nuk e harroi as vendlindjen e tij, vendin ku sot pushon ne perjetesi.
Gjate qendrimit tim 1 mujor ne Zvicerr ne vitin 2013, pata rastin ta njihja me shume dhe te qendroj me shume me te! Ishte njeri qe kishte shume informacione dhe pinte duhan vazhdimisht! Heren e fundit qe e pash ishte dimrin e kaluar ku erdhi na vizitoi dhe e percollem me vetur deri ne Vishtice. Gjate rruges qeshte dhe fliste me gezim!
Thuhet qe ka qen bamires shume i madh!
Uroj Zoti te na takoj ne parajset e tij me te! Amin!





Ne esenc jemi te krijuar ne nje rreth famljare te cilit i takojme, per te cilin ndjejm dhe qe deshem apo jo na njeh me mire se kushdo tjeter, i njeh te metat dhe dobesit tona. Ketu nuk kemi nevoj per maska, nuk kemi nevoj per kamuflazh, per fasad. Kjo eshte ajo pjesa prej te ciles nuk fshihemi, nuk ruhemi dhe nuk frigohemi! Ketu energjia jone eshte pjes e nje force te perbashket dhe funksionojm si nje trup i perbashket dhe personazhet jane te radhitura ne menyre shume hierarkike. Ketu ndjejm dhimbje te gjithe per njerin dhe lumturia e njerit eshte e lidhur me lumturine e te githeve! Kjo eshte familja, ky institucion i lasht sa edhe vet krijimtaria dhe egzistenca e njeriut! Ky institucion i shenjte! 

Nga ana tjeter, ne momentin qe dalim jashta familjes, ne jemi te ekspozuar drejt te panjohures, drejt te panjohurve, dhe domosdoshmerisht duhet te jemi sekretiv, ose te pakten te kujdesshem! Njerezit nuk duan t'ia dijn per ceshtjet e brendshme tonat, ndoshta edhe nuk duhet qe t'ia dijne. Zemra nuk i hapet askujt, posacerisht atyre qe nuk bejn pjes ne jeten tone si personazhe te rregullt. 

Ne boten e secilit njeriu ndodhet brenda tij, nje bote e posacme nga te tjeret, ku luajne personazhe tjere, ku ka rrjedha tjera te jetes, ku perceptimet, vrojtimet e kujtesa funksionojn ndryshe. Ne gjithe keto globesh brenda nje globi, eshte e udhes qe secili te jet sekretiv dhe te ruaj integritetin e tij shpirteror, psikologjik dhe emocional. 
Njeriu ka nevoj per shoqerim po aq sa ka nevoj per vetmi!

Vetmia, kjo karakteristik e univerzit!

Thursday, 30 March 2017

Nuk ja fala rininë askujt
Se ajo te takonte ty,
Nuk ja fala askujt dashurinë
Se ajo po lotonte për ty
Nuk i dhash askujt buzeqshje të ngrohtë
Përvec teje askujt si ka taku,
Nuk ja thash askujt fjalët më të mira
Ato vec ty ti kam kushtu.
As puthje askujt nuk i dhash
Edhe ato për ty i kam ruajtur,
As zemrën asesi se hapa
deri në ditën që brenda saj t’kam futur.
E as Zotin për askënd se luta
Sepse për askënd se kisha lidhur jetën,
Për herë të parë para meje të vendosa ty
Sepse të desha më shumë se vetën.
Ditët e netët me askënd si zbukurova
Sepse ato më takonin vetëm mua,
Dhe tash pa ty as ditën e as natën
Që të shoqërojnë si dua.

Monday, 20 February 2017


Kur lotët tu i mbushën sytë
Mua qielli mbi kokë më ra,
Mbeta shumë i pa fjalë
Skisha parë engjull tu qa!

Njerëz jemi dhe kjo dihet
Kemi ditë e momente të mira,
Jemi preh e të papriturave
Po ajo ishte më e vështira!

Një engjull afër meje ishte
Lotët papritur i dolën e qau,
Dhe lotët pikuan si shiu në shkretirë
Dhe gjithë të pafajshmit e botës lau!

Ishin lotë të pafajësisë
Lotë nga dhimbja e dashuria,
Që ngushllojnë më shumë së miljona fjalë
Ku artikulohet dhimbja e mërzia!

E mua mu dok se u shemb bota
Se malet e detet u shuan fare,
Nuk gjejsha mënyrë si ti rezistoj
Dhimbjeve tua tinëzare.

Ndaj si ngushllim veten e ofrova
Dhimbjet me zor i përtypa për ty,
Gati se lotët edhe mua më dolën

Për të madhen tonë dashuri.

Thursday, 16 February 2017

Sa i ngrohtë  është atëdheu
E sa mirë në gji na mbanë,
Nëpër shekuj e bëm luftën
N’fushëbeteja jetën dhamë!

Si nuk kemi dicka më shumë
Dicka më tepër se thjesht vetën,
Dicka që e kënaq më shumë atdheun
Pak na duket ta japim  jetën!

O atdhe, për ty gjithcka japim
Ty të të bashkojm e kemi cak,
Që të bashkojmë sic të fali Zoti
Të derdhim gjakun na duket pak!

Nuk e harrojm kurrë betimin e ushtarit
Që ti bashkojm njëherë  këto  vënde,
Ti themi shqiponjës me krenari

Kthehu lirshëm në folenë tëndë!

Tuesday, 24 January 2017

Zoti fali shumë bukuri në botë Fali dete e male plot me bukuri. Mirepo krejt këto bukuri i zbukuroi Kur botës ja fali një femër si ty! Ta fali trupin kaq të shëndetshëm E të gjatë mjaftueshëm gati sa unë, Ta fali lëkurën të bardh si bora në male E syt e kaltërt të bukur si lumë! Të dha ftyrën kaq të këndshme Buzët e bukura njëra mbi tjetrën, Edhe dhëmbët bashk me hundën Qerpikët, faqet e vetullën! Duart e bukura dhe kaq elegante Ecjen e drejt, buzqeshjen plot drit e diell, Dhe flokët e gjata e natyrale Që ska të tilla në tokë po as në qiell! Zërin e ëmbël e të vecantë Që fjalët kaq ëmbël i shqiptonë. Dhe zemrën e madhe që ke brenda trupit Që Zotin falenderon, falenderon, falenderon! Pra të falemnderit o Zot Që vajzën që dua unë e bëre kaq të dukur. Dhe faleminderit për pjesën e saj të brendshme Që eshtë shumë herë më e bukurë!
Koha thuhet sheron gjithçka Po kohen valle kush e sheron? Perjetimet ndoshta nuk kthehen prapa Po kujtimi i tyre sa shume trishton. Sa shume kohe valle duhet Qe kohen ne ta sherojm? Qe pastaj ne te tregojm sa kohe duhet Qe nje pjes te kohes ta harrojm! Edhe trimat sigurisht frigesohen Por friga e tyre ka krejt trajt tjeter, Guximi i tyre kthehet ne frige Vetem kur hapet plaga e vjeter! Pra i frigohen dhimbjes se tjetrit Te tjetrit qe e duan me shume se veten, Dhimbjen per veti e durojn ne heshtje Por s'munden te tjetrit qe per te jep jeten!

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...