Thursday, 21 March 2013

Një ditë

Do të vijë një ditë, që ne duhet pritë
edhe pse u shpalla, armik i po të njejtës ditë
Një ditë e qeshur, me të bardha veshur
me arom lamtumire, e me fytyrë buzëqeshur

Me emrin lamtumirë, e me gjak e gdhendur
mes zjarrit tërbues, veten, mes nesh paska gjetur
Me ankth ndarje, që pandal tundet
me shikim jetimesh, që prej largu thuket

Ti ike lar meje, n majat e larta
e un mbeta i vetmi, si historitë e lashta
ti ike bashkë me ditën, dhe me le një dhimbje të rrallë
vallë do treten ndonjë dit, edhe këta rrudha në ballë

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...