Sunday, 24 March 2013


Këndo zanë nëpër kroje


Në jetën e gjithsecilit egziston dicka e shenjtë, dicka të cilës njeriu i shfaqë, i falë dhe i merr dashuri. Vepron kështu sepse ajo që quhet e shenjtë njëherit eshte edhe nevojë, nevojë për një prijës shpirtëror e matrial, nevojë dhe dashuri të cilat ndonjëher fati na i merr nga duart dhe mbeten gjurmët e shenjat mbi zemrat e mendjet tona.
Kjo gjë, kjo mrrekulli tashmë dy vite mungon në jetën time, ka kaluar një kohë e gjatë qe nuk thërras emrin tënd, ka kohë që prijësi i jetës time nuk është prezent mes nesh, dhe vetëm kujtimet e bukura valviten në mendjet tona. Nuk dua ta besoj fare këtë të vertet të hidhur, mirëpo, buzët e zemrës i nxjerrin këto fjalë nga brenda sonte në dy vjetorin e ikjes tënde drejt qetësis dhe prehjes absolute.
Ne me ikjen tënde fituam dhimbje, disa lot, disa kujtime e nostalgji, por, njëherit fituam edhe maturi, mencuri, ndryshim. Tani, më duket sikur po na përgjon dhe vështron prej në amshueshmëri dhe ftyra jote buzëqesh ashtu sic buzqeshi sa ishte në këtë botë të pabotë.
Njerzit human dhe të dashur si ty i ka të rrallë natyra për nga lloji, këtë na e dëshmojnë njerëzit ku sot e ksaj dite cdoher flasin fjalët më të mira që egzistojn për ty, ata thojnë se s`kisht ndihmës e fjalmirë më të madh se ty, ty që mbi të gjitha ishe një atdhetar i rrallë.
Dhe, largësia që është mes nesh dhe teje nuk na ndalon që edhe sot e tutje të të duam dhe të të nderojm ashtu sic e meritove, e gjithë jeta jote kaloi në punë, përpjekje e mund për familjen tonë, kurrë asgjë nuk kurseve nga vetja, as errësirat e natës e dritat e ditës nuk të ndajtën nga ne, sa e sa dimra të ftoftë, e vera me vap ka kaluar duke tregu kujdes ndaj neve, duke plotsu qindra nevoja ndaj nesh, duke kontribu dhe shkri atë më të mirën nga vetja e jote që ne të rritemi dhe të marrin hovin drejt një personi të mirëfillt, që të marrim formëm e një njeriu të edukuar mirë.
Je ty ai që shumë here parreshtur rrëmbeve rreziket tona për veti, vetëm e vetëm që ne të jemi mirë, dhe je qenia e vetme para së cilit dorzohem dhe bie në gjunjë, je i vetmi para së cilit më duket vetja sikur fëmijë, kam dëshirë të qëndrojë me orë e ditë të tëra kokë më kokë me ty, në prehrin tend, ku të qeshnim ashtu sic qeshnim dikur..
Ty meritoje shumë, por, ne pak mundem me të shpërbli. Andaj, të paktën gjatë lutjeve nuk të harrojmë dhe shpresoj që si kompenzim ndaj asaj që ke bërë për ne do të jetë përmbushja e porosive dhe këshillave tua, që gjithmon na ke porositur.
Sepse, një ditë të gjithë do të vdesim,po na afrohet edhe ne dita që do të shuhen emrat dhe trupat tanë , gjithcka nga ne do të bëhët “asgjë” dhe do të mbetet vetëm kujtimi ndaj nesh, lum ne sikur të lëm pas vetesh kujtime të ngjajshme me të tuat.
Per fund, padyshim do të vijë dita që përsëri do të bashkohemi dhe do të lulëzojnë ftyrat tona së bashku në botën ku vdes vdekja e jeton jeta..
Jeto i qetë babë, se t`i e përmbushe misionin tënd, dite s`i të na stolisësh me dashuri ndaj athdheut, na mësove që t`i bashkohemi idealeve shqiptare, që nëse jo më shumë të jem një punëtor i thjeshtë për ndërtimin e një godine kolosale.
Sepse, qëllimet e tua rrahnin drejt një qëllimi shumë fisnik, drejt aspiratave të mëdha, drejt një shpirti humanist dhe solidar, drejt një ndjenje të thellë dhe të ndërgjegjshme, drejt një shprese të frytshme.. dhe nëse unë apo ne i`a dalim t`i përmbushim kshillat e porosit të arta qw le mbi ne, atëherë do të jetoj i qetë, në paqe sepse e dij një gje: “Ia kam plotsuar dhe kompenzuar, deshirën dhe mundin babit tim”..


Punoi: Ilir Osmani
Dedikur: Liridon Elezit, me rastin e dy vjetorit të humbjes së babit të tij.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...