Thursday, 21 March 2013

 Ty

Sepse shumë të desha, shumë të ndjeva
dhe shumë të ëndrrova, ty?
Këmbëzbathur
Shumë të kërkova, e vrapova
deri në pafundësi për, ty?
I pashres,
Dhe të thash, e tu betova
se të dua, a stë majftoi, ty?
I habitur,
Se të gjeta të bukurë, të bukurë te lash
dhe stë pash më atje ku të lash, ty?
Prandaj,
Se të desha për grua, që të jësh grua
vetëm për mua, ty?
Se i ri të prita, e të prita
që të plakesh bashkë me mua, ty?
Kujtoje,
Se, shumë të desha, e të prita,
shpejt u plaka, e nuk arrita që të plakem, me ty?
Prandaj,
Un u plaka në pritje të përhershme për ty,
për ty u bëra burrë edhe plak, per ty!
Për fund, un po ik në harrim, per ty
më kujto gjatë agimeve të pranverës, ty.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...