Zëri i Atdheut
Seç troket një zë atdheu, diku larg diçka shëndrit
Një besë tmadhe dikush po bënë, e askush se paska dit
Plak e iri qenkan tubu, fare mirë paskan pleqnu
Jo ma kshtu sduron Shqiptari, mijëra vjet frymon Sllupçani
Se për ne e dike shkau, na kishte njohur jetë e jetë
Dike mirë se kemi komb, kemi gjuhë e alfabet
Kemi fe dhe urtësi, jemi t`eutr për liri
Së na kurrë sdurum robni, shpesh n`hore shkaun e kishim shti
Qysh atherë kur ishim gjithë bari, gjithë me dele e bujqësi
Gjithë t`bashkuar sikur pasha, me mustaqe e vetlla trasha
E me djem si shpez të malit, patëm mrri ne vesh të kralit
Edhe ai kishte pas thanë: këtë fshat tkishta mujt e kisha dhanë(Shqypnis)
Sot lind dielli, e del hëna, sot jetojna sikur zana
Sot krejt malet e fushat tona, janë ba t`shkreta jan tha si thana
Sot armiku sguxon me u afru, por, tradhtarët naj ka lshu
Krejt krenarin na e mori prroi, e pushteti që e çliruam na harroi.
(Lotoni, por jo me lot, por, me gjakë
se ky vend po rrit Beqira, po rrit zana edhe trima
sikur ajo era rrëmbyese
bash si ushtria jonë dikur, ngadhnjyese, prisni!)
No comments:
Post a Comment