Atdhe
Larg diku, në një atdhe qindra djem por si rrufe
N`kam të gjithë u paskan cu plak e i ri qenkan bashku.
Po, se kshtu i lindi nëna po, se ata ishin vet zana
Po, se kjo tokë lind bujar po, se ata ishin Shqipëtar.
Se nji bir i Sllupcanit, se nji trim n`krye t`vatanit
S`duron veten në robni ma mir vdekur, e në liri.
More, breshër a stuhi, ose bor edhe shi
More, stine edhe mot ska der fare, ne Sllupcan ka kush del zot.
Ky Sllupcan plot shtëpi e mes tyre dy Xhami
E me këto male të madhërishëm e kudo me ujë të pijshëm
Me atë lumë në mes të fshatit e me djem rritun shpatit
E me vasha krejt si zana e të bukura sikur hëna.
Mbledhun gjithë por si një shteg vec at shka për ta djeg
Se brez trimash janë qëllu, shkaut, rruget gjak i`a kan shtru.
Shkrepi pushka malit gulakit luftë barbare po midis fshatit
Mendoj shkau i pafe se n`Sllupcan ska djal mbi dhe.
Po për Zotin kishte djem e luftëtar gjithë te rinj, trima bujarë
Burra t`urt tipik shqiptarë, e mes tyre edhe hoxhallar.
Mulla Jakupi hoxhë e ushtarë, bajraktar e dijetarë
Trim i pashoq, prijes n`ushtri, Tha: ka kush derdh gjak për Shqiptari.
Sot Sllupcani është vet liri, është legjend në Shqiptari
Sot jetohet në liri kush pa punë kush me bujqësi
Kush evropës ia ka msy kush tërë ditën ndoshta rri
E disa mes tyre takon t`ri, mendueshëm, duhan tu pi.
(Por kjo a quhet liri?.. edhe pse sot askush per neve s`do t`ia di
Sepse drecnat e udhëheqin këtë shoqni,
gjarpër që na pinë gjakun,
gjarpër na e hajnë hakun
Hallall mos ju qoft për jetë, që harruan jetimët e dëshmorëve të shkretë
Sidotjet, në botë ka jetë edhe jetë, herë te posht herë te përpjetë, o të shkretë! )
No comments:
Post a Comment