(Letër e improvizuar)
E dashura ime!
Përpara çdo gjëje, dua të të jap një pasqyrë ku do ta shohësh dashurinë time. Prej ditës që u ndamë, bile as rastësisht nuk jemi takuar. Prej asaj kohe mes nesh është hap një hendek tejet i thellë dhe pothuajse i pakalueshëm.
Prej ditës që u njohëm, e që ram në dashuri me njëri tjetrin kan kaluar disa vite ..aso kohe ishim të rinjë, adoleshent të shkollës së mesme. Kishim vetëm dy ngjyra përpara vetes atë të bardhën dhe të zezën. E sot jemi të rritur, sot shohim me sytë e të rriturve e të pjekurve..
Eh, edhe pse i rritur, nuk munda të paktën të mos e shkruj një letër për ty, sa ishë këtu ..tek vendi ku u takuam për herë të parë. Këtu, këtu po vjen era dashuri, ndarje, dhimbje ..vendi gjithandej duket i shkretë, disa kalimtarë hedhin mbeturina! A thua pse? Mos ndoshta pse ne e braktisëm?!
E dashura ime!
Dua të ta bëj me dije se vërtet shumë të kam dashurë, gjithë ky vend i madh më ngjallë nostalgji për ty, ditët e tona .. e di se pas ndarjes tonë nuk kisha dashuri tjetër, veç teje nuk e lumturova askënd. Edhe pse, kurrë pas ndarjes tonë më nuk të pash ..kurrë nuk e ndegjova zërin tënd, kurrë nuk preka duart tua, unë qëndrova besnik ndaj lidhjes tonë të pamundur. Sikur vetëm njëher të trokisje në adresën time, atëherë do ta kuptoje fare mirë sa besnik kisha qëndruar. Sidotjet ..kaluam ditë të vështira, kam ndëgjuar që je martuar bile ke edhe fëmijë!.. çfarë t`i bëjm fatit, kthetrave të tij, kush e kishte paramenduar një të ardhme të tillë?! Sinqerisht, pas gjitha atyre që ndodhën, un vazhdova kryelartë përball dinjitetit tim, i pajtuar me të gjitha çfarë servonte jeta, denjësisht qëndrova në vijën e fronit. Fati për mua kurrë nuk ka kursyer dënimet dhe valët e tërbuara, ai fiki gjitha ëndrrat, shpresat.. Se kisha besuar vdekjen e dashurisë tonë, aq shumë duheshim.. Fati më strehoi në prehrin tënd vetëm per pak kohë, rrallë madje shumë rrallë të thirra me emra dashurie, vetëm njëher të kam shtrenguar fort në krahërorin tim. Isha shtatëmbedhjet vjeçar: plot guxim, ambicie, shpresa ..e pak ëndrra. E di, ëndrrave nuk u besoja për arsye se dashuria kërkontë mund, përpjekje, durim e këmngulje. ëndrrat i kisha realitet, ato i ushqeja me vepra.
E dashura ime!
Ngashëryer, zemrën ma ka brejtur kurdoherë vetëm besnikëria, por, nostalgjia ka arritu kulmin. Ditë e më shumë, shpirtërisht plakem, shumë vite isha i përmbledhur vetëm me dashurinë ndaj teje. Shpesh kujtoj kujtimet tona, dhuratën e vetme që ta bëra ..mbresa të këndshme, shikimet tona, fjalët që ti thoja ..ah fati që na shkallmoi lumturinë tonë, ai që shpirtëzoi ndjenjat tona të sinqerta. Ai na vendosi në kthetrat e ndarjes, ai na bëri të qajm me lotët e ngrohtë nga përvlimi i zemrës. Ai pamëshirshëm na kafshoi, barbarisht na ndau, ai i detyroi shpresat e mundësit tona të arratisen prej zemrave tona ..ai më detyroi të gjej forcë e në vend të zemrës ta vendos një gurë.
Sot, dua të të them edhe diçka: Un ndershmërish të kam dashur, të kam dashur ashtu siç je pa kushtë me të gjitha që kishe. Sepse te un të duash d.t.th të mbrosh atë që do, te unë do të thotë të afrosh sa më afer lumturisë atë që do ..të duash do të thotë nganjëher të harrosh atë qe do për hirë lumturisë së saj. Un nuk kisha armë ta luftoj dhimbjen, armë të vetme kisha lotët, nëpërmjet të cilëve përicllja dhimbjet jashta trupit qe kullonte helm nga pikëllimi.
Ish e dashura ime!
Hallall të qoftë ajo pak kohë që ishim bashk, hallall poashtu ato tri vite që dashuruam në heshtje pa e shfaqur, falë të qofshin dhimbjen që mi shkaktove, poashtu edhe padrejtësia që ma bërë. Fal të qoftë gjithçka çfarë na lidhte në dy, madje çdo sms, shikim, takim.. Të kisha jetë, ti ishe rinia ime, shpresa e saj, ishe ana e bukurë e jetës time. Më mjaftoje në jetë vetëm ty, ishe epiqendra e saj... Me shumë keqardhje e kam pranuar realitetin. Jeta ka tri kohë: herët, tani dhe vonë. Ndoshta, eh ndoshta edhe shumë vonë e kuptove sa të desha, por, ishtë vërtet vonë. Përfundimish të përshëndes, të përqafoj nga larg ..edhe pse kurrë nuk do ta lexosh letrën un, po ua jap zogjëve, ndoshta e sjellin tek ti. Në të kundërtën, le të flas heshtja..
Lamtumirë...
No comments:
Post a Comment