Monday, 25 March 2013


Disa fjalë nga mesi i shumë fjalëve


Do të jetë e dëshirueshme që një erë inspirimi të fryneti tani mbi mendjen time, erë që do të më jeptë forcën që fjala që po shkruaj të ishte sa e bukur dhe sa më meritore për atë që kam vendos të shkruaj. Megjithate, në këtë rast është e njejtë sikur të fryente era sikur jo, sot, do të them disa fjalë të cilat janë një realitet dhe aktualitet të cilat jetohen dhe zbatohen ne përdithmeri. Dhe, me të drejtë mund të theme që nëse dikush do të më pyeste se cilat janë fjalët qe dua më shumë do t`I pergjigjesha që është fjala nënë dhe mësues. Në personalitetin timë, si një student sot, e dje si një nxëses kan ndikuar shumë faktor të cilet kanë mundësuar që të kanalizohem si person dhe nësë dikush bëhet i sukseshëm në jetën e tijë ta dini që më meritorë per suksesin e tij janë edukuesit, gjegjësisht prindërit dhe mësuesit e tij. Andaj, thuhet që kënaqësia më e madhe e një mesuesi ështe kur nxënësi arrinë të shënoj progres më shumë sa ka pas vetë mësuesi, për këtë arsye ata me vrull mundohen dhe e shtyjnë invazionin e nxënësve të tyre drejt ngritjes së tyre qoft ajo intelektuale apo profesionale. E gjithë kjo që e bëjnë këta mësues që për mua janë misionarë të cilat kanë marr mbi supe edukimin dhe formimin e karakterit të nxënësve, të cilat janë ardhmëria të cilat do të bartin timonin e kësaj shoqërie dhe do të jenë bartës të flakës mbarkombëtare që dje dhezën gjyshërit tanë, nuk është gjë tjetër vetëm rezultat I asaj se ata janë “ata” të cilët më shumë se kushdo tjetër luftojnë për stabilitet dhe prosporitet ne shoqëri dhe në ardhmërin e shoqërisë.
Deri këtu sa thash besoj që kam përfshi vetëm një segment të asaj që duhet thënë, nganjëhere fjalët ë shpirtit as nuk shrkuhen e as nuk thuhen, dhe pesha e tyre ështe aq e madhe saqë letra nuk e mban mbrenda. Un këtu themë fjalë të vogla, të vobekta por me shpresën që fjalët e vogla të arrijnë deri te njerëzit e mëdha konkretish deri tek njeriu që po ia dedikoj këtë punim, që rrjedhimisht ështe njëlloj falmnderimi për të gjitha që ka bërë për ne në pergjithsi, e për mua ne vecanti.
Nuk harrojm lehtë buzqeshjet e tij në orët e mësimit, kujtoj shpesh zërin e ziles që shpesh prishtë entuziazmin tonë gjatë debateve që zhvillonim në të njejtën orë, bile shpesh edhe e kemi lodhur zërin e tij të pushtetshëm, kujtoj edhe mërzin e përtacëve që jo rrall herë ai me dashurinë dhe intelegjencën e tij e transoformonte në shpres dhe përpjekje për punë.
Andaj, edhe sot e kësaj dite kur kan kaluar muaj e vite që jemi nda prej orës se tij, ai vahdon me madhështin dhe konceptin e gjërë që posedon si individ të jetë në mesin e memories tonë. Ai edhe sot e tutje vazhdon të instaloj me zemërgjërsin e tij këshilla dhe shërim në pesimizmin tonë. Do të isha lutur që të gjithë mësimdhënesit e tjerë te posedoninin një zemërgjërsi të tillë dhe mos të qëndronin indifferent ndaj nxënësve që tani nuk janë nxënës por student, sepse edhe pse nuk vijnë në orët e mësimit ata vazhdojn të marrin mësim pre jush dhe ju binden juve me një bindje të vullnetshme. Mësuesit ose thënë profesorët vazhdojnë gjithmonë të mbeten elitë per nxënësit e tyre, vecanarisht disa professor të cilet kanë bart me vete karakteristika të vecanata, butësi, tolerancë, vyrtyte, largpamësia, guximi si dhe dhembshuria ndaj nxënësve të tyre.
Dhe, sot ne mundohemi që e ardhmja jonë të dëshmoj ne favor tuajin, ju vetvetitu tërheqni rrepekt tek ne, ana juaj morale na detyron të ju imitojm dhe të dojmë të ju kopjojmë, vetvetiu imponoheni tek ne dhe jo rastësisht kthejm sytë nga ju kur kemi nevojë, jo rrallë herë edhe kërkojmë ndihmë.
Andaj ndonjëher edhe na gjykoni, gjykonani se me të vërtet ju kemi pranë cdoher dhe dimë se si të ju cmojmë e vlerësojme. Ju, për ne jeni një thesar I pashterrurr që saher që mbetemi bosh marrin prej thesari, saher që ndjehemi të ftohur afrohemi dhe ngrohemi, saher që lodhëmi afrohemi dhe gjenerohemi për një tentim edhe më të fortë ne jëtë.
Sepse, sinqerisht nësë nje popull ndërton nje godinë punëtor ndoshta janë nxënësit por përpilues të skicës së asaj godine janë dhe vazhdojnë te jenë gjithmon mësuesit.

Punoi: Ilir Osmani

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...