Sunday, 24 March 2013


“ Kalaja e Pamposhtur”/Ese për Jakup Asipin/


Para se fjalët të bëhen ndjenja dhe ndjenjat të bëhen fjalë më lejoni që fillimisht t`i tregoj arsyet dhe shkaqet që më shtynë t`i qasem kësaj tematike e që në fakt janë të shumta dhe përbëjnë në veti një numër të panumërt veprimtarie dhe historie.

Mos të mirret ekzagjëruese, nuk do të thotë kjo që ky punim është i privuar nga gabimet, por, nësë ka të tilla në këtë shkrim ato janë rezulta i padituris time dhe jo dëshirës time. Lusim Zotin që ky shkrim të jetë i dobishëm, dhe lutja jonë e fundit është që te Ai të kemi shpërblim. All-llahu është më i fuqishmi!
Sot, para jush do të shpalos disa fjalë të cilat preukopojnë zemrën dhe shpirtin tim, un para jush do të paraqitem me disa rreshta kushtuar një njeriu, një misionari, një humanisti, një oratori, një prijësi llojin e të cilit eka të rrallë shoqëria për nga lloji i saj. Atë Zoti na e dhuroi mu atëherë kur kishim nevojë për të, mu në atë kohë kur gjindeshim përballë një krize fetare dhe kombëtare, i cili nëpërmjet njohurive dhe përvojës së tij insistoi dhe luftoi në zëvendësimin e antivlerave me vlera, kërkimin e të vërtetës dhe shërimin e plagëve që na kishin hapur pushteti komunist dhe mandej pushteti sllavo-maqedonas.
Cdo vuajtje, dert e hallë të popullit ai merrte mbi vete, dhe vuante personalisht për të njejtin, korrektësia e tij e bënë atë pushtues zemrash e fitues të admirimit të secilit që e takonte. Kjo përpjekje, ky mund me të drejtë, në cdo kohe e cdo vend quhet :Jakup Asipi”.
Jakup Asipi u lind më 2 shkurt në 1952 në fshatin Sllupcan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damaskë të Sirisë në medresenë “el-Furkan’” në vitin 1980.. Studimet i vazhdoi në universitetin e famshëm Al-Az’har në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985, ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.
Gjat viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. Në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të populates konkretish në fshatin e tij ne Sllupcan.
Në fshatin e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, shumica e të cilave që ishin incizuar është shkatërruar gjatë luftës së vitit 2001, e disa të tjera jehojnë ende nëpërmjet ruajtjes multimediale.
Jakup Asipi është një ndër personalitetet më me nam dekatave të fundit, ky personalitet konsiston parasegjithash ne gjithëanshmërinë e trojeve Shqiptare, ai angazhimin dhe spikatjen e tij e shifte kudo që flitej shqip, pa indiferencë e paragjykim ai ishte i pranishëm cdokund dhe sipas meje ky ishte objektivi I tij.
Vecan, theks të vacant ka vendosur mbi fshatin e tij, aty edhe ku shkriu jetën e tij, ai mbi atë fshat investoi të gjitha shpresat e ndjenjat e veta, fillimisht arriti të unifikoj xhematin dhe jo rastesisht thuhej “Sllupcani ia hap hoxhes syt shumë”, dhe si një menaxher i cështjeve fetare e kombëtare ofroi udhzime praktike e teorike, dha receta të përkryera për rehabilitim, stabilitet, mirëqenie dhe dashuri vëllazërore, dhe padyshim gjithnjë duke u mbështetur në sinqeritetin e tij arriti në progress nga ana politike, ekonomike, kulturore, sportive dhe fetare.
Pas një veprimtarie mëse tridhjetëvjecare të këtij prijësi, mund të konstatojmë se veprat e tij ofrojnë një model brilliant se si duhet jetuar një musliman, dhe si ai mund të jetë produktiv në mesin e shoqërisë, dhe të jep efekte pozivite në rrafshin fetar apo kombëtar.
Edi, është e turpshme të përmblidhet në një ese vepra e Jakup Asipit, vitet e tij, është pak një koncpet ta përshkruaj kohën e tij, vitalitetin e tij, është pak sepse ai kishte vetëm një limit-qiellin.
Ska dyshim se metodologjia e punës së tij, puna e tij në esencë garantonte procese të suksesshme e të shëndosha dhe ndryshim ideologjik ndër shqiptarët e ktyre trojeve.
Megjithatë, kjo veprimtari nuk e privoi atë nga ata që kishin nevojë për këshillat e sugjerimet e tij, ai kurr nuk braktisi dhomat e burrave nëpër fshat e nëpër viset shqiptare.
Me modesin e tij shkonte aq largë saqë një dit para së të ndërronte jetë është parë duke ndaluar veturën e tij në një skej të fshatit dhe qetë qetë kishte zbritur nga vetura dhe kishte filluar të lozë me fëmijët që ishin aty afër.
Solidariteti i tij nuk kufizohej dot, aq sa me “ferguson”(traktor) sic thoshte ai kishte udhëtuar prej Sllupcani deri në Mitrovic për hir të Zotit.. Qëllimi i tij ishte aq fisnik saqë vetë tregonte ai se një natë pejgamberi s.a.v.s i erdhi në ëndërr babës së tij duke e porositur që Jakup Asipi për hoxhe duhet të studijoj, dhe duke i garantuar që atje është i regjistruar bile edhe i pranuar. Humanizmi i tij nuk vihej dot në pyetje, aq sa mbi 5.000 refugjat kishte pranuar që nga lufta në Bosnjë e pastaj në Kosovë, duke u siguruar të njejtëve strehim dhe ushqim. Bile, kur është pyetur nga një gazetare gjermane si e bënë këtë ishte përgjigjur: “ne hajmë të gjithë prej një luge, sepse jemi vëllezër”.
Guximi i tij ishte i rrallë, aq sa në vitin 2001 gjat luftës në Maqedoni Jakup Aasipi paraqitet si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes popullata do të jet në gjendje ti arrij liritë dhe të drejtat e veta, dhe ashtu ndodhi, duke u bërë kështu symbol i qëndresës dhe solidariteti dhe shkak kryesor që fshati të merr epitetin si “ Kalaja e Pamposhtur” dhe “Sllupcani Legjendar”.
Dashuria e tij ndaj këtij populli ishte aq madhëshore, saqë gjatë jetës së tij kishte realizuar mbi dhjetra pajtim gjaqesh, aq sa vdekja e ndaloi të bëjë pajtimin e tij të fundit që i mbeti në gjysëm diku në Kosovë.
Në disa manifestime u emërua si personaliteti i dy dekatave, shumë njerëz thojnë që ai ka qenjë një hoxhë të cilin kush e ka takuar njëher kurr ska mundur t`a harrojë, thuhet që nuk ka shqiptarë e të mos ketë dëgjuar për emrin e tij, që nuk ka mësuar nga derset e tij dhe që nuk është admiruar nga retorikat e tij. Pas tij askush nuk mund të fliste sepse askush nuk ishte më i mirë se aj, kush e njohu si hoxhë kush si ushtar ndërsa ai ndërroi jetë dhe mbeti legjend e gjallë e misionit të shenjtë Islam.
Sepse, qëllimet e tij rrahnin drejt një qëllimi shumë fisnik, drejt aspiratave të mëdha, drejt një shpirti humanist dhe solidar, drejt një ndjenje të thellë dhe të ndërgjegjshme, drejt një shprese të frytshme.
Jam i bindur, se si i tillë që ishte askush nuk mund ta zëvendësoj, ka kohë që nuk këmi ndëgjuar hapat e tij, nuk kemi parë shtatin e tij të madh, qëndrimin e tij burrëror dhe shikimin e tij karakteristik, dhe sot gjithcka nga ai na mungon sepse ata që i duam gjithmonë janë brenda nesh por prezenca e tyre vetëm brenda nesh na bënë të vuajmë per ta.
Sepse emri i tij i nderoi gjithë shqiptarët në përgjithsi e Sllupcanin në vecanti.
Vepra e tij jetsore nuk mund të paguhet nga dikush tjetër pos nga Ai që e dërgoi mes nesh, shpërblimi është në dorën e Atij që e krioji me një temperament të tillë me plot amplitude, Atij që ia dha oratorin plot zjarr, Atij që e krijoi aq atraktiv dhe të këndshëm.
Do ta përmbyll këtë ese me disa fjalë që vet i tha ai dikur, kur fjalët e tij shponin tokën ë qiellin: “Oj rini e dashur ju dua fort dhe është pikërisht kjo dashuri që kam për ju që po më bënë ta ngris zërin kaq lart”, andaj edhe ne sot themi “ O hoxhë i dashur edhe ne të duam fort dhe është pikërisht kjo dashuri që kemi ndaj teje që na shtyn të shkruajm e të përmallohemi për ty”. Një ditë do të takohemi inshaAll-llah në një mjedis tjetër!.. edhe vet Krijuesi thotë: “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t`i bëjë mëkëmbës në atë tokë…”(En-Nur:55)
Dhe, për fund përcjell mesazhin e këtij shkrimi në mënyr fraziologjike dhe shpresojë që fara e mbjellur e hoxhës të jetë një lule e cila në gjethet e saja cel vlera, ideale, kualitet dhe traditë, por gjithmonë duke pasur për prioritet mundësinë për vepër të drejtë, duke thirrurr në butësi, tolerancë dhe maturi dhe kështu të jemi mesatar deri në castin e fundit në këtë ekgzistencë, deri atëherë kur Krijuesi i Gjithsisë të vendos ndryshe, ndaljen e rrjedhës së kohës dhe shuarjen e jetës së kësaj bote, atëherë kur do të ketë llogari për vepra, e jo vepra për llogari.
Jakup Asipi ndrroi jetë më 06 janar 2006.
Autor ;  Ilir Osmani

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...