Sunday, 28 April 2013


Atje lart ku mëngjesi gdhinë, çdo ditë
Bartin me vete gjithë lavdinë, çdo vit
Shuajnë etjen e lirisë, madhërishëm..
Njëherit ruajnë nderin e krenarinë, lavdishëm.

Midis malesh e pyjesh,aty ku ju tokën keni mbush
Cliruat male, fushë, fshat e qytete
S`mbet shqiptarë që s`ju uroi, e që s`ju kujtoi s`mbeti kush
Dhe vet varri ju bekoi, toka gjithashtu që me aromën prej jush.

Mbi atë fshat legjendarë, ku trupat tuaj po pushojnë
E po mbi atë fshat që ju vdiqët, idealin vrasin, e porosinë e harrojnë
Ret mbi qiell, horizonti plot me erën tuaj, fryen mbi ne
Nga lufta shpëtuam, e në luftë jemi, tjetër fat s`ka për ne.
(Luftë për mbijetes, njëherë të qetë të mbyllim sytë
Të fudit herë të bëjmë gjumë te qetë, se vet ju pushtetar desh na shqyt)

Lavdi ju qoftë o dëshmorë kombi, që ju harruan ata kokë kunguj
Do të vijnë rini që ju kujtojnë e që s`ju harrojnë, grumbuj grumbuj
Vazhdoni në heshtje, se ata poi kin se s`janë gjë veq tradhëtarë
Po vijnë ditët që ju pritët, e që vdiqët si clirimtarë.

Ruani qëndrimet tuaja burrërore, e e vështrimet tuaj tipike
Ne do ruajmë idealin tuaj, e lavdinë tuaj heroike
Dashuria juaj na mbështjellë, mallin shuan, e tradhtin vdes
Nën trimërin tuaj ata jetuan, e u mburrën me fytyrat e tyre, idiotesk.

Ju jeni të përjetshëm, ska si ndryshe t`ju njohim ne
Nga të dy botët ju zgjodhët të përjetshëm, atë që me e bukurë qe
Midis nesh zbraztira mbush, dhe dashuri pafund, njëkohësisht..
Ata që ju tradhtuan idealin, njëqindfish do pendohen, e dot denohen njëqindfish..




Aty ku filloj cdo ditë, drejt punës së pafundme, lodhjes..
Ku shkoj me rrezet e diellit pasdite dhe dal vonë me shkëlqimin e hënës
Po bëhët një vit dalëngadalë, qysh prej kur fillova angazhimin
Mbaj mend shumë e shumë gjëra, bile edhe ditën e parë, fillimin..

Njoha shumë njerëz të ndryshëm, karaktere, kultura, vende anembanë
Muajt ikën e un mbeta, dhe gjithë miq i bëra e paragjykimet në tokë ranë
Dhe natën kur trupi lodhet, mbyll lokalin me qetësi
Gjej një shtëg a një cop kohë kohë, dhe mendoj prap për ti.

Dhe shpesh mëngjesi më afrohet, befas mendoj ende për ti
Mendoj në do të pajtohesh vallë, që një kamarjer të dashuroj  ti
Megjithse heshtja shpesh edhe flet, bile edhe toka shpejt lëviz
Një dit do jem afër teje, jo si kamarjer, por si një njeri që dashuron, madhërisht

I huaj isha prej kohësh, pse më njohe ti moj zanë
Se lejlekët po shtegtojnë, c`kisha në mendje e kisha thanë
Dua të them mijëra fjalë, por po e zgjedh vetëm një fjali
“Ai që jeton i vetmuar, nuk është i vetëm, janë dy.”

Ndoshta vite e vite më parë, ashtu si sot njësoj..
Mbi këtë shpirt të harruarr, dhimbje t`shumta, gjithfarsojë
Dhe vet ëndrrat janë disi zhveshur, ngjajnë  me një pemë pa fruta
Ata që jetojnë vetmuar, kanë  ftyra t`zbehta e zemra t`buta.

Ata s`janë vetëm, janë dy, por ashtu s`bashkohen  kot
Jetojnë të bashkuar  me zemra, e nuk harrohen me mendje dot
Dhe ndoshta presin, presin se ndryshe si t`veprojnë skan se si
Edhe un ashtu vetëm si ata që presin, pres që një dit  të vish ti

Thursday, 25 April 2013

Dyshoj në pafajsinë e saj
ashtu si n`heshtje flet
Dyshoj në gjithçka rreth saj
e bukura natë, pa faj!

Tuesday, 23 April 2013

"Mos u zemëro"! Nëse të lëndojnë, sepse më mirë është të jesh i lënduar sesa të lëndosh dikë.
Jeta është njëfar lufte njeriu edhe mund t`i humbas disa beteja por e rëndësishme është të mos e humbas "luftën"!
Sepse "bota është skenë" ku secili luan rolin e vet.
Nuk ka rëndësi se sa di, por çka di. Njeriu mund të dije shumë gjëra, madje të tepërta e të panevojshme e të mos e dijë atë kryesoren, atë që duhet ditur.
"Me të vërtet All-llahu, engjëjt e Tij, banorët e qiejve e të tokës, bile edhe milingona në vrimën e saj dhe peshqit në thellsit e deteve kërkojnë mëshirë për ata që ua mësojnë njerzve të mirën" 313.
"Fjalët e vërteta shkaktojnë stuhi, tërmete e vullkane, kurse fjalë e rreme përkëdhellin, llastojnë dhe mikëlojnë. E ne do të vazhdojmë të themi të vërtetën sado e hidhur t`i duket dikujt, sepse kur e mira del në shesh shpirtat e priru kah e mira qetësohen, kurse shpirtat e prirur nga e keqja tmerrohen e vërbohen''
Në jetë njerzit u ngjajnë fjalëve. Po të mos i vësh në vendin e duhur e humbin kuptimin.
"Po All-llahut nga robërit e tij ia kanë frikën vetëm dijetarët"(35:28)
"E All-lahu patjetër do të ndihmoj atë që ndihmoi rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues"

Monday, 22 April 2013

Syt gjysmëmbyllur dua të fli
por diçka seç mbetet zgjuar
Në shtratin e rinisë time
flijnë e zgjohen sytë përmalluar

Në mbrëmjen e heshtur vonë
mendime, kujtime, zhytem
shtrati qenka  fare bosh
por më mirë, sdua t`mërzitem.

I vetmuar të humbas
sikur valët të shkumohem
dhe kur zgjohem në mëngjes
në legjend të shëndrrohem.



Vallë ka kush që të godas, fjalë m`prehtë burrë t`i thërras
të provoj në do të mundet, fshatit n`vesh ti bërtas
Shpesh mendoj në jam i marrë, a jetoj tjetër planet
është vështirë për njeriun, t`a injoroj vet fshati vet.

Kërkoj një forcë që nuk duket, ose ndoshta një shkop magjik
energji negative zhduket,e injorantat, prapa ik..
Herë,tani ose vonë, një ndriçim, gjurmë do të shfaqen
Gjithçka o fshati im ju zhdukët, orekse që kurrë s`kënaqen.

Botë njerzish pa ambicie, e ndoshta edhe vajtim pa lot
sado dikush ngrohtësi t`ju jape, përsëri rrini të ftoftë
Zaten kurreshjta po më mbyt, e çudia mendjen ma vret
ndoshta ju shumë jeni të mirë, një jetë e mirë ju pret!



Friday, 19 April 2013


Çdo krijesë, në çdo vend dhe çdo kohë ka fatin dhe rrugën e tij, por, shpesh gjatë udhëtimit hasim në bashkëudhëtarë me të cilët thjesht ndajmë  disa çaste nga koha e jetës.  Natyrisht, në çdo mes ka edhe njerëz me divirgjenca të ndryshme, të cilët mund ta shohin botën më ndryshe nga ne. Kur them kështu kemi për qëllim njerëz që veshin petkun e “ prijësve” të cilët kush i njef ndryshe publikisht  e kush ndryshe privatsisht. 
Sidtojet seçili do të gjykohet sipas qëllimit ditën e gjykimit.  Un deshta thjesh t`ua përkujtoj disa gjëra; njëherit edhe t`i shpalos disa mendime të mia personale.
Këto që i them sot nuk janë diçka me të cilët dua ta shfajësoj veten time, ose të shfaq cilësi pozitive ndaj vetes. Por, janë thjesht konsekuenca të cilat dua t`i bej të ditura me çka dashuria që kam ndaj popullit më obligon t`i them.
Sespse, një njeri që rritet me dashur ndaj popullit, me miliarda ëndrra për çlirimin e trojeve Shqiptare, një njeri me tradita të trashëguara kolosale, kulturore, nuk mund të jet urrejtës ndaj po atij populli që aq shume e deshi.  Un shumë e desha popullin tim, dhe nuk ka fuqi që mund ta ndryshonte dhe ta rikthente kohën e që do të më detyronte të mos e dua… Me këtë bindje un ua shpalosi atyre që me deshën dhe më urryen, realitetin si ishte botkuptimi im, pamvarsisht gjithçkaje..
Jeta ime nuk fillon sot, përkundrazi…ajo gjenezën e ka moti, faqet e saja janë të mbushura me vuajtje, sakrifica, vetmi, ide, qëllime, vyrtye të cilat inshAllah nuk do të mbeten vetëm ide dhe plane por do të kalojnë në aksion dhe do ta arrij sëndërtimin e tyre.
Qëllimi im, ashtu edhe si i shumë bashkombasve të mij është që të dalim nga të lëvizurt në rreth, dhe ta thejm atë tabu të pistë se “Shqiptari është ujk për Shqiptarin”. Jo, un kam synuar, synoj dhe do të synoj hecjen me hapa të sigurt drejt shtigjeve të denjësisë dhe vet ne secili të jemi zotëri të fatit tonë.
Unë mbaj mend që shqiptari gjithmonë ka qenë i aftë te jetoj kundrejt perandorive të mëdha, dhe se ai nuk ka mund të jetoj dhe të vdes për asnjë mbret tjetër, poashtu dij që gjithmonë kemi qenë njerëz të idelait, të kombit dhe sipas instinktit e kemi dashur gjithmonë njëri tjetrin.  Dashuria, pikërisht kjo ka qenë ajo që ka mundësuar rimëkëmbjen, dhe ka qenë fundament i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm në çdo etap të historisë mijëvjeçare.
Gabuan ata që me etiektuan ndryshe, që nuk më njohen..që “rrezikuan” dinjitetin tim. Ekspansioni i personalitetit tim aludonte parasegjithash në mirëqenie, stabilitet, prosporitet ndër nesh. Di që disa e përdhosën qëllimin tim, verbërisht e tërheqën lojalitetin e tij, dhe i dhan kahje tjetër kundrejt masës së gjërë, por, për mua s`ka fare rëndësi për mua janë të gjithë të mirë; të gjithë jemi pjestar  të njejtës fe, komb, gjuhë, traditë, histori, kulturë…
Dallojnë fjala prej veprës, un thjesht isha vëzhgues  ato çaste kur njëmendësia e disa personave me çorodinë, ndytësinë, padrejtësinë e vet më paragjykuan, me fjalët  e tyre të mëdhaja por pa guxim më gjykonin, me fraza nga më të ndryshmet dhe me poza nga me të errëtat u munduan të ma thenin kurrizin, por, thash edhe më lartë për mua ska fare rëndësi, sepse jam i sigurt ne veten time dhe në qëllimet e jetës time bazore, ku lojaliteti i jetës time është i ndërtuar me plot sfida.
Do të më pelqentë sikur secili i ri të jetë atraktiv dhe kreativ, edhe pse shumicës së të rinjëve sot nuk ua pelqej shumicën e elementeve qe posedojnë, mendoj nuk posedojnë elemente të vetëdijshme dhe nuk kanë një rol të rëndësishëm kundrejt shoqërise dhe shtresave tjera të shoqërisë.  Jemi dëshmitarë sot, ku shumica e lëvizjeve dhe ndodhive në shoqërinë tonë ndodhin pa pjesmarrjen dhe praninë e të rinjëve, ndërsa ata janë gjaku dhe zemra e çdo ideali dhe ndjenja më kurioze e popullit.
Por, dramat nuk ka fund edhe pse shpresoj që jemi në fund të dramave, por edhe më keq se kaq. Pas përfundimit të kësaj drame uroj mos të fillojë ndonjë komedi tjetër me çka neve si rini na kushton me jetë.  Megjithatë fajtorë jemi vet ne rinia të cilët po mos t`a kishin vështruar me kaq habi situatën dhe kaq verbërisht nuk do t`i pranonim gjërat, me siguri, gjendja jonë nuk do të ishe kaq absurde dhe e pasigurt.
Sidotjet, jam i bindur që secila kohë me gjeneratën e vet ka pasur kthesa të mëdha, uroj që edhe kjo e jona me llojin e vet ta bëjë të njejtën, pra, t`i jetësoj dëtyrat e veta dhe të gjejë forma për daljë nga humnera. Të vetdijshëm për sfidat që na presin duhet  qenë revolucionar të vetvetës dhe ngritja jonë duhet të jetë vetëm intelektuale e më pastaj matriale. Cuditë ekzistojnë vetëm në përralla dhe romane. Cuditrat, shpresat në të sjellin ose miqë të vërtetë në gjumë, ose armiq të vërtet zgjuarë.
Në jetë ekzistojnë dy rrugë: ajo e punës dhe sakrificës.
Jeta kërkon qëllimë të sinqerta dhe përkushtim ndaj shoqërisë, ajo kërkon t`i shtrihet dora njëri tjetrit, ajo kërkon me maturi të ndërmjetsohët ndërmjet njeriut dhe botës, ajo kërkon drejtësi dhe aplikim të saj. Drejtësia gjendet në zemrat e njerzve, përndryshe ajo nuk ekziston.

Un i dua të gjithëve, pa përjashtime…un dua gjithë së bashku të hyjmë në Xhenetet e Allahut ku gjerësia e tij është sa toka dhe qielli, dhe kjo për mua është univerzale dhe e rëndësishme.  Kështu, ushqehet morali mbarënjezorë tek personaliteti im, rrespektivisht kjo për mua paraqet çeshtje të ndjeshme. “Muslimanët janë vëllezër”(Kur`an 49,10)
Zoti i bekoft Shqiptarët,rininë  Zoti qoft me gjithë ata qe ndjekin të vërtetën dhe synojn të mirën e popullit.

Tuesday, 16 April 2013

Gjeli në mesnat ndëgjohet, këndon me përkushtim
Asnjeri s`leviz, gjithë fjetur, harrim..
Dija që gjelat vetëm në mengjes këndojnë
Për çudi këndojkan edhe natën, vonë..
Edhe Herakliu nuk ishte shpreh keq
"Të zgjuarit janë gjithë bashkuar, të fjeturi veç e veç".
Derisa hecja mes fshatit, vonë, vetmuar
Rastisa në një shpend, larg diku, kënduar
Mbi një degë të pemës, këndonte, ndoshta këngë me sharje..
Por e arsyetoj, jeta matet me vepra, e koha me ngjarje.
Edhe un ashtu fillova të këndoj, diçka..
"Pse mendohemi o shtëpi, shtëpi të dendura
Mos vallë kush, nuk adhuron Krijuesin aty brenda
Zgjohuni ju thrret gjeli, shpendi dhe unë, i çmenduri
zgjohuni se nuk frikohet trimi nga i tremburi..
Un po këndoj për ju me përkushtim
megjithse sdi të këndoj,syri im, loton për Krijuesin tim"
 






Gjithmonë në historinë njerzore...
Gjatë kohës që kthehem në shtëpi, zakonisht lexoj literaturë, vijnë dhe shkoj mysafirë, ç`mallem me nënën dhe të tjerët. Në natën e fundit kur më të nesërmen kthehem për në konvikt zakonisht takohem me shokët këtu, me të cilët ndajm shumë çaste të mira. Megjithëse vazhdimisht diskutojmë, ndajm mendime, ide dhe vizione un shpesh edhe revoltohem dhe bërtas kur shof gjendjen e mjerueshme aktive të fshatit tim në njërën anë dhe gjendjen pasive të shokëve dhe rinisë në anën tjetër. Historia e këtij fshati kurrë nuk ka njohur rini më të pasivizuare(në përjashtim të një numri të vogël). Përparimi i një populli, zhvillimi i tij kërkon njerëz të mirëfillt, të vetdijësuar dhe parasegjithash të rinjë. Rinit që nuk përparojnë, nuk bartin mbi veti një mision në jetë janë të dënuar të asimilohen, nuk rron dotë asgjë që nuk lëviz, majde as uji që nuk lëviz nuk pihet.
Gjitha ndryshimet në jetë fillojnë me "unë" dhe përfundojnë me "ne". Përparimi i popullit tonë mvaret edhe nga përparimi jonë si individ, ngritja dhe vetdija intelektuale që na mbështjellë. Duke ecur mbi këto rrugë dhe duke synuar interesat shoqërore ka mundësi të shpëtojm edhe shoqërinë që është zhytur thellë në humnerë, dhe t`ia sigurojmë asaj një vend të ndershëm në botë.
Kur një popull ka në mesin e tyre njerëz të zgjuar dhe të ngritur, të edukuar dhe që e duam atdheun e dheun e tokës që i lindi dhe i rriti, ka mundëse "era e ngrohtë" të fryej mbi të me çka do të nuhas cdo pjestarë i saj dhe ndoshta mund t`i shtyej edhe ata të ecin dhe të përparojnë. Forca më e madhe është ajo e shumicës, ajo lind ideale, vullnet, qëllim dhe përparim. Këto që shkruaj aq më tepër i`a them vetes ngase jam mëse i bindur se mbi mua dhe shokët e rinis time është mbështetur shpresa e popullit dhe ne duhet të jemi "punëtor të veprës së madhe".
Jeta kërkon kurajo, njiheni mirë vendlindjen tuaj, duajeni atë, punoni për të, fali asaj diçka prej vetes, parreshtur kërko përmirësimin e saj...sado e vogël të jetë ajo. Këto gjëra fare mirë duhet t`i dij secili që jeton këtu, se i ka borxh vendit, ndaj pandeh se nuk është nevoja ta "kuvendoj shumë" dhe t`a them gjërë e gjatë fjalën. Mos harroni dikujt po i pëlqen gjendja jonë, andaj atë që duhet bërë duhet t`a them e të bëjmë çiltazi dhe sa më parë. Di, që shumë njerëz nuk i "kuptojnë" mendimet e mia, ose i kuptojnë qëllimisht ndryshe. Për mua ska fare rëndësi edhe ashtu "gjitha rrugët në një shesh s`të çojnë" Unë po luftoj për vendlindjen tim, do të luftoj akoma...deri në forcën e fundit. E nëse përsëri nuk vetdijsohemi dhe nuk e marrim ne timonin e shoqërisë tonë ndoshta do të shprehem si Gjergj Fishta kur tha: "Le ta dijë bota mbarë që prej sot nuk jam Shqiptarë".

Monday, 15 April 2013


Nuk thehet krenaria e as përdhoset,ah dashuria
sikur monedhat ne xhep, çelikt, nuk njolloset krenaria
Nuk braktiset zemra, e sbën atë harruar
përderisa, vrullshëm rrah, puls i dashuruar
Të kujtohen fjalët, dita e takim i parë
çdo dashuri në vete brumosur me mallë, të rrallë..
Sikur i gjithë qielli mbi ne kishte zbritur
çdo yll në vete, mbi kishte ndritur..
Vallë të kujtohet nata e teatrit, ku m`i vidhje çastet
dhe zbritja poshtë, bashkuar si realiteti me "rastet"
Si mund t`i harrosh letrat që t`i kam dërguar
e si mund t`a harrosh, zemrën, zgjuar, trazuar..
Eja, po të pres zgjuar si lule e njomë, jo tharrë..
eja pranë meje, këtu e ki vendin, dashuri e fundit..
"dashuri" e parë!



Të jesh besimtarë i vëtetë nuk do të thotë se duhet shpërfillur mendja, një besim intensiv nuk do të thotë deficit intelegjence, të kërkosh afërsinë e Zotit nuk do të thotë ta harrojsh persiatjen intelektuale./ Dr. Tarik Ramadan

Sunday, 14 April 2013


Lamtumirë vendlindje!
Se zemra përdridhet, si gjarpër i zi
Gjera kthej kokën pas, veshtroj ato shtëpi
Malli për to se më vlon, ngadalë ngadalë
Më falni shtëpi të fshatit tim, që sju thash kurrë “më fal”.

Se stuhitë e forta, të godasin bijtë
Të hapin boshllëke,  e t`i vërbojnë syte
Oh sa keq, tmerrë e padrejtësi
Të rritesh në fshat, e të shpërngulesh që aty

Vec një jetë  e tillë, të vret në qetësi, zemrën vaj mbush
Kokën sec kthej pas, jetoj këtu dikur, dikush..
Megjithse ishte fshat, gjithandej vec dhe
Vërtet e cmoja shumë, do bëhesha edhe dëshmorë për këtë “atdhe”.

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...