Syt gjysmëmbyllur dua të fli
por diçka seç mbetet zgjuar
Në shtratin e rinisë time
flijnë e zgjohen sytë përmalluar
Në mbrëmjen e heshtur vonë
mendime, kujtime, zhytem
shtrati qenka fare bosh
por më mirë, sdua t`mërzitem.
I vetmuar të humbas
sikur valët të shkumohem
dhe kur zgjohem në mëngjes
në legjend të shëndrrohem.
No comments:
Post a Comment