Çdo krijesë, në çdo vend dhe çdo kohë ka fatin dhe rrugën e
tij, por, shpesh gjatë udhëtimit hasim në bashkëudhëtarë me të cilët thjesht ndajmë
disa çaste nga koha e jetës. Natyrisht, në çdo mes ka edhe njerëz me divirgjenca
të ndryshme, të cilët mund ta shohin botën më ndryshe nga ne. Kur them kështu
kemi për qëllim njerëz që veshin petkun e “ prijësve” të cilët kush i njef
ndryshe publikisht e kush ndryshe privatsisht.
Sidtojet seçili do të gjykohet sipas qëllimit ditën e gjykimit. Un deshta thjesh t`ua përkujtoj disa gjëra;
njëherit edhe t`i shpalos disa mendime të mia personale.
Këto që i them sot nuk janë diçka me të cilët dua ta shfajësoj
veten time, ose të shfaq cilësi pozitive ndaj vetes. Por, janë thjesht
konsekuenca të cilat dua t`i bej të ditura me çka dashuria që kam ndaj popullit
më obligon t`i them.
Sespse, një njeri që rritet me dashur ndaj popullit, me miliarda
ëndrra për çlirimin e trojeve Shqiptare, një njeri me tradita të trashëguara
kolosale, kulturore, nuk mund të jet urrejtës ndaj po atij populli që aq shume
e deshi. Un shumë e desha popullin tim,
dhe nuk ka fuqi që mund ta ndryshonte dhe ta rikthente kohën e që do të më
detyronte të mos e dua… Me këtë bindje un ua shpalosi atyre që me deshën dhe më
urryen, realitetin si ishte botkuptimi im, pamvarsisht gjithçkaje..
Jeta ime nuk fillon sot, përkundrazi…ajo gjenezën e ka moti,
faqet e saja janë të mbushura me vuajtje, sakrifica, vetmi, ide, qëllime,
vyrtye të cilat inshAllah nuk do të mbeten vetëm ide dhe plane por do të kalojnë
në aksion dhe do ta arrij sëndërtimin e tyre.
Qëllimi im, ashtu edhe si i shumë bashkombasve të mij është
që të dalim nga të lëvizurt në rreth, dhe ta thejm atë tabu të pistë se “Shqiptari
është ujk për Shqiptarin”. Jo, un kam synuar, synoj dhe do të synoj hecjen me
hapa të sigurt drejt shtigjeve të denjësisë dhe vet ne secili të jemi zotëri të
fatit tonë.
Unë mbaj mend që shqiptari gjithmonë ka qenë i aftë te jetoj
kundrejt perandorive të mëdha, dhe se ai nuk ka mund të jetoj dhe të vdes për
asnjë mbret tjetër, poashtu dij që gjithmonë kemi qenë njerëz të idelait, të
kombit dhe sipas instinktit e kemi dashur gjithmonë njëri tjetrin. Dashuria, pikërisht kjo ka qenë ajo që ka
mundësuar rimëkëmbjen, dhe ka qenë fundament i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm
në çdo etap të historisë mijëvjeçare.
Gabuan ata që me etiektuan ndryshe, që nuk më njohen..që
“rrezikuan” dinjitetin tim. Ekspansioni i personalitetit tim aludonte parasegjithash
në mirëqenie, stabilitet, prosporitet ndër nesh. Di që disa e përdhosën qëllimin
tim, verbërisht e tërheqën lojalitetin e tij, dhe i dhan kahje tjetër kundrejt
masës së gjërë, por, për mua s`ka fare rëndësi për mua janë të gjithë të mirë;
të gjithë jemi pjestar të njejtës fe,
komb, gjuhë, traditë, histori, kulturë…
Dallojnë fjala prej veprës, un thjesht isha vëzhgues ato çaste kur njëmendësia e disa personave me
çorodinë, ndytësinë, padrejtësinë e vet më paragjykuan, me fjalët e tyre të mëdhaja por pa guxim më gjykonin,
me fraza nga më të ndryshmet dhe me poza nga me të errëtat u munduan të ma thenin
kurrizin, por, thash edhe më lartë për mua ska fare rëndësi, sepse jam i sigurt
ne veten time dhe në qëllimet e jetës time bazore, ku lojaliteti i jetës time është
i ndërtuar me plot sfida.
Do të më pelqentë sikur secili i ri të jetë atraktiv dhe
kreativ, edhe pse shumicës së të rinjëve sot nuk ua pelqej shumicën e
elementeve qe posedojnë, mendoj nuk posedojnë elemente të vetëdijshme dhe nuk
kanë një rol të rëndësishëm kundrejt shoqërise dhe shtresave tjera të shoqërisë. Jemi dëshmitarë sot, ku shumica e lëvizjeve
dhe ndodhive në shoqërinë tonë ndodhin pa pjesmarrjen dhe praninë e të rinjëve,
ndërsa ata janë gjaku dhe zemra e çdo ideali dhe ndjenja më kurioze e popullit.
Por, dramat nuk ka fund edhe pse shpresoj që jemi në fund të
dramave, por edhe më keq se kaq. Pas përfundimit të kësaj drame uroj mos të fillojë
ndonjë komedi tjetër me çka neve si rini na kushton me jetë. Megjithatë fajtorë jemi vet ne rinia të cilët
po mos t`a kishin vështruar me kaq habi situatën dhe kaq verbërisht nuk do t`i pranonim
gjërat, me siguri, gjendja jonë nuk do të ishe kaq absurde dhe e pasigurt.
Sidotjet, jam i bindur që secila kohë me gjeneratën e vet ka
pasur kthesa të mëdha, uroj që edhe kjo e jona me llojin e vet ta bëjë të njejtën,
pra, t`i jetësoj dëtyrat e veta dhe të gjejë forma për daljë nga humnera. Të
vetdijshëm për sfidat që na presin duhet
qenë revolucionar të vetvetës dhe ngritja jonë duhet të jetë vetëm
intelektuale e më pastaj matriale. Cuditë ekzistojnë vetëm në përralla dhe
romane. Cuditrat, shpresat në të sjellin ose miqë të vërtetë në gjumë, ose
armiq të vërtet zgjuarë.
Në jetë ekzistojnë dy rrugë: ajo e punës dhe sakrificës.
Jeta kërkon qëllimë të sinqerta dhe përkushtim ndaj shoqërisë,
ajo kërkon t`i shtrihet dora njëri tjetrit, ajo kërkon me maturi të ndërmjetsohët
ndërmjet njeriut dhe botës, ajo kërkon drejtësi dhe aplikim të saj. Drejtësia
gjendet në zemrat e njerzve, përndryshe ajo nuk ekziston.
Un i dua të gjithëve, pa përjashtime…un dua gjithë së
bashku të hyjmë në Xhenetet e Allahut ku gjerësia e tij është sa toka dhe qielli,
dhe kjo për mua është univerzale dhe e rëndësishme. Kështu, ushqehet morali mbarënjezorë tek
personaliteti im, rrespektivisht kjo për mua paraqet çeshtje të ndjeshme. “Muslimanët
janë vëllezër”(Kur`an 49,10)
Zoti i bekoft Shqiptarët,rininë Zoti qoft me gjithë ata qe ndjekin
të vërtetën dhe synojn të mirën e popullit.
No comments:
Post a Comment