I huaj isha prej kohësh, pse më njohe ti moj zanë
Se lejlekët po shtegtojnë, c`kisha në mendje e kisha thanë
Dua të them mijëra fjalë, por po e zgjedh vetëm një fjali
“Ai që jeton i vetmuar, nuk është i vetëm, janë dy.”
Ndoshta vite e vite më parë, ashtu si sot njësoj..
Mbi këtë shpirt të harruarr, dhimbje t`shumta, gjithfarsojë
Dhe vet ëndrrat janë disi zhveshur, ngjajnë me një pemë pa fruta
Ata që jetojnë vetmuar, kanë
ftyra t`zbehta e zemra t`buta.
Ata s`janë vetëm, janë dy, por ashtu s`bashkohen kot
Jetojnë të bashkuar
me zemra, e nuk harrohen me mendje dot
Dhe ndoshta presin, presin se ndryshe si t`veprojnë skan se
si
Edhe un ashtu vetëm si ata që presin, pres që një dit të vish ti
No comments:
Post a Comment