Aty ku filloj cdo ditë, drejt punës së pafundme, lodhjes..
Ku shkoj me rrezet e diellit pasdite dhe dal vonë me shkëlqimin
e hënës
Po bëhët një vit dalëngadalë, qysh prej kur fillova
angazhimin
Mbaj mend shumë e shumë gjëra, bile edhe ditën e parë,
fillimin..
Njoha shumë njerëz të ndryshëm, karaktere, kultura, vende
anembanë
Muajt ikën e un mbeta, dhe gjithë miq i bëra e paragjykimet
në tokë ranë
Dhe natën kur trupi lodhet, mbyll lokalin me qetësi
Gjej një shtëg a një cop kohë kohë, dhe mendoj prap për ti.
Dhe shpesh mëngjesi më afrohet, befas mendoj ende për ti
Mendoj në do të pajtohesh vallë, që një kamarjer të dashuroj
ti
Megjithse heshtja shpesh edhe flet, bile edhe toka shpejt
lëviz
Një dit do jem afër teje, jo si kamarjer, por si
një njeri që dashuron, madhërisht
No comments:
Post a Comment