Monolog/
Jeta është një thesar që meriton të cmohet. Mos i mbyll sytë përballë sfidave të saj, mos e kthe shpinën kundrejt stuhive të forta, mos u dëshpro nga dendësia e dhimbjeve; do të kalojnë, të ikin, gjithcka drejt rrugës që erdh. I vetëm pa dhimbjet, pa vuajtjet, pa lotët ..pa gjithcka ; megjithatë mos i mbyll sytë, ti lufto se je fitues, në jetë të gjithë fitojnë përvec atyre që se duan fitoren, që janë frikacakë, dështues. Disa lindin të fort madje tepër të fort aq sa mbrojnë edhe të tjerët, e disa thjesht kanë nevojë për mbrojtje; ata shtrijnë dorën mikëluese mbi zemra dhe numërojnë rrahjet e zemrës. Po cila zemër njerzore jeton e dhimbjen se përjeton, aty ku fillon forca aty është dobësia, aty në zemër eh aty është një banorë i përjetshëm. Megjithatë, ti shtrihu, merr frymë, ëndërro, bëj gjumë ..dhe zgjohu po po zgjohu dhe largohu se edhe un po largohem, erdha për t`u larguar, lash gjurmë gjithandej, kudo, kush më pa si të huaj kush si lypsarë e kush si endacak me sy të brishtë. Ndërsa unë, unë isha thjesht një njeri i hershëm që shëtisja me agimet e mëngjeseve dhe fshihesha pas rrezeve të diellit, se qenia ime ishte ashtu e krijuar larg rrezeve, larg mengjeseve të ngrohta..un u dorzova, mbylla sytë, ktheva shpinën sfidave, u mposhta. Ndaj, përfundova në ishullin e harresës pa mjete ridalje në jetë. Jeta ime.. ehh jet o jet kush pos meje do t`i kuptoj shkrrablat që shkruaj. E di se edhe Sokratin e ekzekutuan në Athinë sepse llogaritej i cmendur, por, pas shumë vitesh e njohën (edhe pse njohja ishte e njëanshme). Lamtumirë, përqafom fort.. më fort, ashtu si dikur...!!!
No comments:
Post a Comment