Gjeli në mesnat ndëgjohet, këndon me përkushtim
Asnjeri s`leviz, gjithë fjetur, harrim..
Dija që gjelat vetëm në mengjes këndojnë
Për çudi këndojkan edhe natën, vonë..
Edhe Herakliu nuk ishte shpreh keq
"Të zgjuarit janë gjithë bashkuar, të fjeturi veç e veç".
Derisa hecja mes fshatit, vonë, vetmuar
Rastisa në një shpend, larg diku, kënduar
Mbi një degë të pemës, këndonte, ndoshta këngë me sharje..
Por e arsyetoj, jeta matet me vepra, e koha me ngjarje.
Edhe un ashtu fillova të këndoj, diçka..
"Pse mendohemi o shtëpi, shtëpi të dendura
Mos vallë kush, nuk adhuron Krijuesin aty brenda
Zgjohuni ju thrret gjeli, shpendi dhe unë, i çmenduri
zgjohuni se nuk frikohet trimi nga i tremburi..
Un po këndoj për ju me përkushtim
megjithse sdi të këndoj,syri im, loton për Krijuesin tim"
No comments:
Post a Comment