Tuesday, 23 April 2013

"Mos u zemëro"! Nëse të lëndojnë, sepse më mirë është të jesh i lënduar sesa të lëndosh dikë.
Jeta është njëfar lufte njeriu edhe mund t`i humbas disa beteja por e rëndësishme është të mos e humbas "luftën"!
Sepse "bota është skenë" ku secili luan rolin e vet.
Nuk ka rëndësi se sa di, por çka di. Njeriu mund të dije shumë gjëra, madje të tepërta e të panevojshme e të mos e dijë atë kryesoren, atë që duhet ditur.
"Me të vërtet All-llahu, engjëjt e Tij, banorët e qiejve e të tokës, bile edhe milingona në vrimën e saj dhe peshqit në thellsit e deteve kërkojnë mëshirë për ata që ua mësojnë njerzve të mirën" 313.
"Fjalët e vërteta shkaktojnë stuhi, tërmete e vullkane, kurse fjalë e rreme përkëdhellin, llastojnë dhe mikëlojnë. E ne do të vazhdojmë të themi të vërtetën sado e hidhur t`i duket dikujt, sepse kur e mira del në shesh shpirtat e priru kah e mira qetësohen, kurse shpirtat e prirur nga e keqja tmerrohen e vërbohen''
Në jetë njerzit u ngjajnë fjalëve. Po të mos i vësh në vendin e duhur e humbin kuptimin.
"Po All-llahut nga robërit e tij ia kanë frikën vetëm dijetarët"(35:28)
"E All-lahu patjetër do të ndihmoj atë që ndihmoi rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues"

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...