Qyteti
Qyteti pasdite seç marshon
njerëz, kalimtarë, semaforeve takon
Në brendi të vet qyteti, vështron, thërret
rastësisht takohen njerëz, udhëkryq, indiferent.
Cdo gjë lëviz, trotuareve, rrugicave pa fund
disa lypsar qosheve, e disa kthimit prej në punë
Kush fare vet, vështron, mendon që është verë
arrinë atje ku ish nisur, përshendeti kamarjer!
Nga ky kolos i madh,vetmi, kafen e porositur vetmuar pi
pret edhe më tej, dicka mendon, ndjell!
Dikush erdhi papritur, ulet, përshendeti poashtu kamarjer
po të prisja tha ty, ngase kjo kafe, e ithet, pihet vetëm me ty.
E bukurë, e freskët, aq sa nuk e them, rinin..
sheh me sytë e bukurë, rutine, më plotson si shkrepsja kutinë
ndoshta tri ose katër orë, sikur bleta në lule, fruta..
e un po mendoja se s`ishin as pesë minuta.
(Si ti harrojë unë këto orë
poashtu edhe përshëndetjen në mbrëmje
përballë qytetit, aty afër, semaforë!)
No comments:
Post a Comment