Të huaj
Sishim vec dy të huaj, si mos t`jemi kur ti heshte si lulja
e një vere
Pranë shumë fare ti më kishe, edhe pse ishte ditë e ngrohtë,
pranvere..
Sishim lojë e një fati,e as njohje e rastësishme
Ishim dy zemra të njejta, por me prejardhje të ndryshme
Në këtë qytet të përdhosur, që në veti na ngërthen
Nuk na len të takohemi, njëri shkon e tjetri vjen
Pse ndodh kështu! jetën
në të bardh stolise, e vyeshme..
Ne jemi dy mendje të njejta, por, me kuptime të ndryshme
Ecim s`bashku të përvuajtur,
jemi pre e të njejtin terr
Ndoshta vet ne ngurrojnë, zemrave zërin për t`ja nxjerrë
Dhe ne ecim të ngurruar, madje tepër qetësisht
Pas gjithckaje, dikur… të penduar mbetemi dhe të huaj,
natyrisht!
No comments:
Post a Comment