Tuesday, 16 April 2013


Gjithmonë në historinë njerzore...
Gjatë kohës që kthehem në shtëpi, zakonisht lexoj literaturë, vijnë dhe shkoj mysafirë, ç`mallem me nënën dhe të tjerët. Në natën e fundit kur më të nesërmen kthehem për në konvikt zakonisht takohem me shokët këtu, me të cilët ndajm shumë çaste të mira. Megjithëse vazhdimisht diskutojmë, ndajm mendime, ide dhe vizione un shpesh edhe revoltohem dhe bërtas kur shof gjendjen e mjerueshme aktive të fshatit tim në njërën anë dhe gjendjen pasive të shokëve dhe rinisë në anën tjetër. Historia e këtij fshati kurrë nuk ka njohur rini më të pasivizuare(në përjashtim të një numri të vogël). Përparimi i një populli, zhvillimi i tij kërkon njerëz të mirëfillt, të vetdijësuar dhe parasegjithash të rinjë. Rinit që nuk përparojnë, nuk bartin mbi veti një mision në jetë janë të dënuar të asimilohen, nuk rron dotë asgjë që nuk lëviz, majde as uji që nuk lëviz nuk pihet.
Gjitha ndryshimet në jetë fillojnë me "unë" dhe përfundojnë me "ne". Përparimi i popullit tonë mvaret edhe nga përparimi jonë si individ, ngritja dhe vetdija intelektuale që na mbështjellë. Duke ecur mbi këto rrugë dhe duke synuar interesat shoqërore ka mundësi të shpëtojm edhe shoqërinë që është zhytur thellë në humnerë, dhe t`ia sigurojmë asaj një vend të ndershëm në botë.
Kur një popull ka në mesin e tyre njerëz të zgjuar dhe të ngritur, të edukuar dhe që e duam atdheun e dheun e tokës që i lindi dhe i rriti, ka mundëse "era e ngrohtë" të fryej mbi të me çka do të nuhas cdo pjestarë i saj dhe ndoshta mund t`i shtyej edhe ata të ecin dhe të përparojnë. Forca më e madhe është ajo e shumicës, ajo lind ideale, vullnet, qëllim dhe përparim. Këto që shkruaj aq më tepër i`a them vetes ngase jam mëse i bindur se mbi mua dhe shokët e rinis time është mbështetur shpresa e popullit dhe ne duhet të jemi "punëtor të veprës së madhe".
Jeta kërkon kurajo, njiheni mirë vendlindjen tuaj, duajeni atë, punoni për të, fali asaj diçka prej vetes, parreshtur kërko përmirësimin e saj...sado e vogël të jetë ajo. Këto gjëra fare mirë duhet t`i dij secili që jeton këtu, se i ka borxh vendit, ndaj pandeh se nuk është nevoja ta "kuvendoj shumë" dhe t`a them gjërë e gjatë fjalën. Mos harroni dikujt po i pëlqen gjendja jonë, andaj atë që duhet bërë duhet t`a them e të bëjmë çiltazi dhe sa më parë. Di, që shumë njerëz nuk i "kuptojnë" mendimet e mia, ose i kuptojnë qëllimisht ndryshe. Për mua ska fare rëndësi edhe ashtu "gjitha rrugët në një shesh s`të çojnë" Unë po luftoj për vendlindjen tim, do të luftoj akoma...deri në forcën e fundit. E nëse përsëri nuk vetdijsohemi dhe nuk e marrim ne timonin e shoqërisë tonë ndoshta do të shprehem si Gjergj Fishta kur tha: "Le ta dijë bota mbarë që prej sot nuk jam Shqiptarë".

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...