Tuesday, 6 December 2016
Friday, 2 December 2016
Kam fatin më të mirë në botë
Dhe këtë aspak se vë
në dyshim,
Mirëpo më mirë këtë e ndjej
Kur kam në krahëror shpirtin tim.
Dhe nata kaq e bukur bëhet
Terri i saj plotësisht thuaj se ik,
Gjtihandej ka hare dhe buzëqeshje
Kurse ajo bën dritë e vetëm dritë!
Dhe dhoma kaq e ngrohtë na bëhët
Edhe pse nëntori quhet i ftohtë,
Po ani cka se ashtu quhet
Neve zemrat po na rrijnë ngrohtë!
Kush më mirë se dashuria I ngroh zemrat
Dhe akullnajat kush më mirë i shkrinë?
Dashuria ngroh njerëzit
sikur rrezet e diellit malet me luginë!
Tuesday, 25 October 2016
Të biesh në dashuri është shumë e thjesht
Po kohen ku biem në dashuri askush së di,
Kohën e saj do fillosh ta ndjesh ateherë
Kur një zemër dhe një tjetër bëhën dy!
Në fakt aty zë fill gjithë qenia jonë
Se ndodh papritur nje inkaracion,
Pra dy zemra bëhen një
Dhe dashuria më sështë thjesht nocion!
Po kjo është vetëm pjesa hyrësë
E një kapitulli që do të nisësh,
Në pjesët tjera do të jesh i gatshëm
Të vrasësh për të, por edhe të vdisësh!
Ti vrasësh veset e tua një nga një
Se këmba në borë leht mund të rrëshqas,
Edhe pse Gandi tha ka gjëra për të cilat
Jam gati të vdes por jo edhe të vras .
Se jemi krijesa që kemi frikë vetminë këtë e dijmë
Prandaj këtu qëndron e gjithë filozofia,
Njeriut në luftë me vetminë do i duhet
Vetëm dhe vetëm Dashuria!
Në munges të saj jemi tëpër të pafuqishëm
Ndaj detit me not thonë se nuk i dilet,
Po ditëm të dashurojm vërtetë dhe pa hile
Triumfues dhe dinjitëtshëm kapitulli jonë mbyllet!
Kështu e munda vetminë un
Dhe ndihmova dikë vetmin që ta mund,
Kur ne u bëmë bashkë vetmia iku nga kjo botë
Edhe funeral i saj madje, sa fort që u shkund!
Saturday, 8 October 2016
Per dashurine eshte folur shume
e qe do te folet ende jam shume i sigurt,
Edhe do te shkruhet edhe do te kendohet
dhe do te rimohet ne vargun e ngurte!
Dikush ate e mendon thjesht ndjenje
bile ndjenje e rrezikshme edhe patologjike,
Kurse un per veti ndaj saj kam nje qasje
teper miqesore dhe shume logjike!
Ajo nga logjika duhet te udhhiqet gjithnje
s'ka rrezik prej saj se seshte mbynatyrore,
Perderisa protagonist jemi ne njerezia
s'ka dyshim se eshte e dobishme dhe teper njerezore!
Te rrezikshme e bejm ne njerezit
qe vet turremi drejt saj ne menyre te rrezikshme,
E pastaj humbim ndjenjen dhe bejm gjera anti dashuri
kryesisht gjera te uleta edhe aspak te hijshme!
Ndaj saj duhet te kemi thjesht shume kujdes
se shpejt kthehet ne diqka e pandreqshme
Duhet ta njohim cilesin kryesore te saj
se ajo eshte e forte edhe e perjetshme!
Prandaj vetem te fortit dashurojne vertete
se i doket pak te dashurojne vetem nje jet,
E duan edhe tjetren te perjetshmen qe e kane qellim
Prandaj ket te perkohshmen e kane vetem mjet!
Ai qe krijoi dashurine keshtu e krijoi
dhe i qofshim fale vetem Atij perjet,
Kam ndegjuar se dike dhimbja e ben te shkruaj
kurse mua dashuria me ka bere poet!
(edhe pse mohoj kategorishkisht te quhem poet)
Saturday, 24 September 2016
Shpesh falemnderimet më të mira i takojn vetes
Shpesh mallkimet më të rënda i takojn vetes
Ne jemi përcaktues të fatit tonë
Komandant i intelektit që zotërojm,
Udhrrëfyes i qëllimeve drejt cilave shkojmë
Udhëtarë në imagjinatat që përshkojmë...
Ne jemi fajtor për dhimbjet që si ndalojmë
Jemi fajtor për çastet e gëzimit që shpejt shkojnë,
Kemi përgjegjësi për guximin që me frikë e mbulojmë
Dhe për të sotmen që si e djeshme e jetojmë.
Edhe për prodhimin e egoistave mes nesh jemi fajtor
Për prodhimin e injorantë në çdo metë katrorë,
Të mençruve memecët gojat ja kan morë
Me gjuhët e huaja deri kur dojm me fol?!
Vetes i jam mirënjohës për çdo sakrificë
Që disa vesve të mia i mshonte me të madhen sakicë,
E turp më qoftë për mëshirën për ndonjë tepricë
Se kështu përsosmëria bashk me pagabueshmërin më vdiq.
Friday, 23 September 2016
Se di pse shpirti shpreson që do të lind edhe njëherë
ndoshta pse lindjen nuk e mban mend,
Apo pse ai ka lind shume më përpara se unë
apo pse unë u rrita shumë më herët ai.
Shpirti im i takon fëmijërisë time
kurse un i takoj tokës se aty e kam gjenezën,
Nga fëmijëria si zogj fluturuam drejt pjekurise
dhe në fund pam që aty ishte një stinë e ftohtë.
Të gjithë ju shok të fëmijëris që ju kam kaq larg
të ishim bashk nuk kishim mundësi,
E as të kthehemi prap nuk mundemi
kujtimet na i mbuloj pluhuri i harresës.
Më ka marr malli për bukën time në rrugë
dhe shpirtin e qetësoj me ëndërrat e fëmijërisë,
Shokë, s'ju kam më shok si atëherë
sot edhe vetes i'a bëjm me hile.
Akoma shpirti beson se do të lind përsëri
se nuk do të helmohet me dredhit e njerëzve,
Prandaj mbeti në fëmijërinë time
dhe po më pret mua të lind përsëri që të ribashkohemi.
Monday, 19 September 2016
Shqipni
E ja kam shkaktu një shumti shumë të madhe,
Sa për t’ja ba me dije se këtu ngriti përmendore
Një shpirt i shtymë në moshë!
Komedia kurrë nuk më përvetësoi
Tragjiken e kasha shok në historinë e pervuajtme,
Edhe nivelet e burrërisë me të i kam lëviz
Se qind për qind për të kam lind!
Fjala në fillim ishte superiore bile edhe e paprekshme
Po kur shpezët që ndjellin zi lëshuan zë,
E stinënt u ndërruan
Edhe unë ndrrova gëzofin!
Me buzë pa zë e kam përshpëritë
Fjalën time në përmendore duke e ndërtue,
Vetëm para saj përkulem, ndruhem dhe trazohem
Se zërin e mbaj për veti kur e shqiptoj fjalën “Shqipni”.
Thursday, 18 August 2016
Dëshmorët
A e keni parë kodrat si heshtin
me heshtjen e dëshmorëve si bashkohen,
si dikur me pushkët e tyre që ushtonin
e sot me heshtjen e tyre trimërohen.
me heshtjen e dëshmorëve si bashkohen,
si dikur me pushkët e tyre që ushtonin
e sot me heshtjen e tyre trimërohen.
Aty rrijnë dhe vështrojnë
ç'po ndodh me dhe me ne dhe dëshmorët!?
Si i harruam kaq shpejt çuditen dhe kodrat
dhe i lavdëruam tradhëtorët.
ç'po ndodh me dhe me ne dhe dëshmorët!?
Si i harruam kaq shpejt çuditen dhe kodrat
dhe i lavdëruam tradhëtorët.
Nuk mjafton vetëm një lule mbi varr
edhe hëna i zbukuron varret e tyre kaq mirë,
Ata e nderuan vendlindjen tonë me vdekjen e tyre
që të jetojmë e frymojmë të lirë.
edhe hëna i zbukuron varret e tyre kaq mirë,
Ata e nderuan vendlindjen tonë me vdekjen e tyre
që të jetojmë e frymojmë të lirë.
Ndoshta ata e ruajn këtë tokë të larë me gjak
dhe se gjaku i tyre nuk shitet kaq lirë,
thuhet se nuk do të vdisnin dëshmorët
po të mos ishte vdekja e mirë!
dhe se gjaku i tyre nuk shitet kaq lirë,
thuhet se nuk do të vdisnin dëshmorët
po të mos ishte vdekja e mirë!
A e keni parë kodrat si heshtin
Dhe bora sa bukur i zbukuron vorret,
nëse ka mbetur dikush i mirë në këto troje
dijeni se ata janë Dëshmorët!
Dhe bora sa bukur i zbukuron vorret,
nëse ka mbetur dikush i mirë në këto troje
dijeni se ata janë Dëshmorët!
Pse Univerzieti ne Shkup duhet te quhej "JAKUP ASIPI"
E para; shqiptaret ne R.M-se jane mbi 90 % muslimane dhe emertimi i nje Univerziteti ku do te studijojne studentet muslimane do te ishte e udhes te quhej me emrin Jakup Asipi, dhe nje me emertimin e nje te krishtere qe kurre nuk ishte nene ne jeten e saj, Nene Tereza.
E Dyta; nga ana kombetare, meqe shqiptaret ne pushtet thirren ne emer te luftes dhe vlerave kombetare, dihet mirefilli se Jakup Asipi ishte nder strateget kryesor dhe perkrahes i madh i luftes çliimtare, se bashku me familajret dhe bashkfshataret e tij, dhe figur unifikuese dhe besuese e qindra te rinjeve qe ju bashkangjiten kesaj embleme.
E treta; nga ana shkencore, Jakup Asipi ishte nje det pa bregdet, nga ana e dij dhe shkences, ai ishte edhe Porfi per shume profa te Univerziteteve. Njohes i mire i disa gjuheve te huaja dhe lemive shkencore.
E katra; nga ana shpirterore, 100% e kesaj popullate ne keto trava, ka mendim pozitiv dhe admirues ndaj figures se hoxhes se ndjere, dhe emertimi i Univerzitetit, do te ishte i mirepritur nga te gjithe.
Ne vend se te shqiptarizohet Shkupi, ai po krishterziohet. Ama ka nje defekt ketu, Jakup Asipin nuk e duan sllavo-maqedonasit. Se ai ishte musliman.
Pyesin shpirtat pyesin
Ku eshte hoxha i Sllupçanit?
Pyesin zerat nga malli i madh
Ku eshte dijetari i ballkanit?
Ku eshte hoxha i Sllupçanit?
Pyesin zerat nga malli i madh
Ku eshte dijetari i ballkanit?
Pyesin edhe lotet e heshtur
Qe kurre erresira nuk mundi tretur,
Ku eshte hoxha trimi jone
Mos na thoni se eshte i vdekur.
Qe kurre erresira nuk mundi tretur,
Ku eshte hoxha trimi jone
Mos na thoni se eshte i vdekur.
Pyesin edhe femijet pyesin
Qe dje kur vdiqe ishin vertete femije,
Ata pyesin sot sikur te rriturr
Ku je Mulla Jakup se kemi nevoj per ty.
Qe dje kur vdiqe ishin vertete femije,
Ata pyesin sot sikur te rriturr
Ku je Mulla Jakup se kemi nevoj per ty.
Per ty pyet edhe buzeqeshja
Qe me aq krenari te rrinte strukur,
Pyesin edhe xhamit per ty
Ku je humb thone ku je zhdukur?
Qe me aq krenari te rrinte strukur,
Pyesin edhe xhamit per ty
Ku je humb thone ku je zhdukur?
Per ty pyesin edhe malet tona
Shtepit e qendisura njera pas tjetres,
Pyet per ty sot pyet vet Sllupçani
Qe ti e bere kala te qendreses!
Shtepit e qendisura njera pas tjetres,
Pyet per ty sot pyet vet Sllupçani
Qe ti e bere kala te qendreses!
Per ty edhe vet heshtja sot pyet
Qe per zerin tend sot ndjeu mall
Per ty pyet sot çdo gje qe na rrethon
Se ti per ta ende JE I GJALLE!
Qe per zerin tend sot ndjeu mall
Per ty pyet sot çdo gje qe na rrethon
Se ti per ta ende JE I GJALLE!
Poezi nga Sokrati
Kalonin ne nje shteg te ngushte mali
Gomari para dhe pas gomarit, kali.
Te dy me thas te ngarkuar mire,
Nga vapa te derrmuar e te djersire.
Gomari para dhe pas gomarit, kali.
Te dy me thas te ngarkuar mire,
Nga vapa te derrmuar e te djersire.
Mirepo fshatari donte shpejt ne fshat te arrinte,
Dhe vitheve me shkop, kalit i binte.
Po kali me fund durimin humbi,
Ngriti bishtin e samarin tundi.
Dhe vitheve me shkop, kalit i binte.
Po kali me fund durimin humbi,
Ngriti bishtin e samarin tundi.
Ore mbaje doren tha
Se ta hedh perdhe samarin.
Po ti ore para meje,
Pse m'ke ven gomarin?
Se ta hedh perdhe samarin.
Po ti ore para meje,
Pse m'ke ven gomarin?
Si do te eci me shpejt une i ngrati
Kur rrugen ma n'zan veshgjati?
Ne daç te mos vuash
Me nxirr mua para dhe rrihe gomarin sa te duash.
Kur rrugen ma n'zan veshgjati?
Ne daç te mos vuash
Me nxirr mua para dhe rrihe gomarin sa te duash.
Për nënën vitet ecin ngadalë
Nana djalin ende është tu e prit,
Prit e mira Nënë te dera e shtepisë
Që djali asaj ti kthehet një dit!
Nana djalin ende është tu e prit,
Prit e mira Nënë te dera e shtepisë
Që djali asaj ti kthehet një dit!
E Nëna djalin në ëndërr e ka pa,
Se në shtëpi djali u kthy,
Loti syrin nënës ja mbërtheu
Kur djali në ëndërr erdh në shtëpi!
Se në shtëpi djali u kthy,
Loti syrin nënës ja mbërtheu
Kur djali në ëndërr erdh në shtëpi!
Zemra nënës digjet shkrum
Nënës malli i shtohet çdo dit,
E din nëna se djali nuk kthehet më
Dhe prap e shkreta e pret çdo dit!
Nënës malli i shtohet çdo dit,
E din nëna se djali nuk kthehet më
Dhe prap e shkreta e pret çdo dit!
Ja morën nënës lulen e zemrës
Që e rriti me shumë mundim,
Ja morën nënës djalin e ri
Më të ngrohtin përqafim!
Që e rriti me shumë mundim,
Ja morën nënës djalin e ri
Më të ngrohtin përqafim!
Lum Nëna që e rriti trimin
nëna djalim më të mirë i'a fali lirisë,
Edhe një djal 13 veçar u bashkua
Me dëshmorët e Shqipërisë!
nëna djalim më të mirë i'a fali lirisë,
Edhe një djal 13 veçar u bashkua
Me dëshmorët e Shqipërisë!
Thonë dëshmorët janë të gjallë
Vepra e tyre shumë lart ngritet,
Bashk me krenarinë nënës
Edhe dhimbjet shumë i rriten!
Vepra e tyre shumë lart ngritet,
Bashk me krenarinë nënës
Edhe dhimbjet shumë i rriten!
(Poezi për dëshmorin AbdulMexhid Shahini)
Të qenurit human është
detyrë dhe nevoj e njeriut
Të qenurit human është detyrë edhe nevojë e njeriut. Fjala
humanizëm rrjedh nga gjuha latine “humanitas”, që në përkthim d.d.th njerëzia. Si terminolgji dhe kuptim më i gjërë,
humanizmi përfshin një botëkuptim që drejtohet nga vlerat dhe dinjiteti i
njeriut, arsyeja, përvoja, paqja dhe toleranca. Pra, të qenurit human nënkupton
që njeriu, të posedon disa veti dhe karakteristika të larta në jetën e tij. Mirëpo
a është humanizmi veti e lindur e njeriut, apo diçka që mësohet gjatë jetës? Le
të ndalemi këtu një moment.
Sipas mendimit tim personal, kjo është veti që mësohet, gjatë
prcesit të formimit të njeriut, disa kultivojnë veti dhe cilësi tjera, pra larg
humanizmit dhe dinjitetit njerëzorë. Pse njerëzit human gjithandej botës janë të
pakët në numër? Pse në disa pjes të botës njerëzit po vvuajnë për ushqim? Pse
luftrat bëhen dhe vriten njerëzit? Sepse, shumica e njërëzve, për udhrrëfyes
nuk e kanë humanizmin, por egon e tyre.
Humanizmi është detyrë e secilit njeri, është obligim jetësorë
i secilit prejsh nesh. Sepse, në këtë
pikvështrim, humanizmi përfshin edhe dashurinë edhe buzqeshjen edhe këshillën,
ndryshe përfshihemi nga egoja, xhelozia, urrejtja dhe intolerance mes njëri
tjetrit. Njëheri, humanizmi është edhe nevojë, sepse secili prej nesh kemi
nevoj për buzqeshjen e dikujt, kemi nevoj për këshilla, sugjerime dhe ndihmë të
pakushtëzuar. Secili nga ne, kemi nevoj dikush të na e zgjatë dorën dhe të na
ndihmoj të ngrihemi sërish, kur jemi rrëzuar.
Poashtu, humanizmi
ndikon shumë në formimin e personalitetit. Ne zemrën e një njeriu që
kultivon humanizëm, nuk ka vend urrejtja, xhelozia dhe smira. Ai nuk din të bëj
dallime racore, shoqërore, fetare e gjinore. Ai, do të jet i sjellshëm, i
dashur dhe i buzqeshur. Ai do t’i kontriboj të mirës së përgjithsme, dhe do të
jet i vyeshëm për shoqërinë në përgjithësi dhe për familjen në veçanti.
Ajo që bota sot ka nevojë është pikërisht humanizmi. Mjeku
mund të jet humanist në punën e tij, profesori, inxhinjeri, polici, gjykatësi
dhe gjithë të tjerët, duke e kryer punën në favor të së drejtës dhe të mirës.
Secili nga ne mund të jet humanist madje edhe më gjëra të vogla pot ë shtrejta,
duke dhuruar më të paktnë, buzqeshje.
Profeti Muhamed, i drejtohet besimtarëve duke u thënë: “Nuk
është musliman i mirë, ai që nuk e don për vëllanë e tij, atë që e don për
vete”. Edhe humanistja jonë e madhe Nënë
Tereza thotë “: Ne s’mund të bëjm dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla por
me dashuri të madhe”.
Po e përmbyll me një thenie e cila thotë “Ne jetojm nga ajo
që marrim dhe bëjm një jeta nga ajo që japim”. Pra njeriu edhe merr edhe jep
njëkohësisht. Pra, te qenurit human është edhe detyrë edhe nevojë.
Jeta është e
larmishme shumë
Këtë un e dija, se
vet nga jeta vija,
Nuk e do askush anën
e keqe të jetës
Pra ditët e saj të
zeza e të kqija!
Po ja që jeta ka dy
anët e saj
Pra anën e lumturisë
dhe anën e mërzisë,
Njeriu patjetër do të
paguajë
Çmimin e të dyjave
dhe të dashurisë!
Nganjëherë lëndohemi
që të jemi më të fortë
E nganjëherë se na iku lumturia na duket
Mirëpo mbi neve Zoti është
ai që vendos
Që dhimbja të mbetet
apo të zhduket!
Njeriu në fronte nuk
duhet të jet vet
Krah tij duhet të jet
vet njeriu më i dashur,
Ai me të cilin gjatë
jetës së tij
Përveç lumturisë edhe
në dhimbje kan hasur!
Së kështu piqemi çdo
ditë e nga pak
Se jeta nuk është një
qërshi mbi tortë,
Çdo dhimbje, frigë
dhe vështirësi
E bën njeriun vetëm
se më të fortë!
Po ajo që është në
jet më e rëndësishmë
Dhe që kurrë nuk
zbehet e nuk shkrihet,
Është se çdo dashuri
e goditur nga dhimbjet
Vetëm se më e fortë, çdoherë ajo ngrihet!
Kur ne u njohëm ishim
vetëm student
Dhe kjo shpjegon
faktin se sa të rinjë që ishim,
Po kjo shpjegon edhe
faktin tjetër
Se me njeri tjetrin
ne, sa guxim që kishim!
Dhe sa guxim që kemi
sot e njëqind vjet
Dhe si vazhdojm tutje
si dy trima të vërtetë,
Që goditen nga jeta
me vështirësi
Por që ngjitën
përsëri para dhe përpjet!
Se jeta kështu është
për të gjithë jo vetëm për ne
Nuk njehe bota zemër
që nuk është lënduar,
Por jeta tashme e di
se çdo goditje e saja
Neve do ta na gjej,
vetëmse më të bashkuar.
Çdo nat qe kalonte behej më e ftoftë
Dhe merrte rugën lumturia mbrapa
Arratinë merrte edhe dashuria
Së bashku me vizionet dhe shpresat tona të larta!
E mbetej mërzia, brenga flinte ne trupat tona
Ndërsa ne vet nga ëndërrat nuk gjenim ikje,
Tri net të ftohta e të zeza si kobri
E shoqëronin shpirtin me lot edhe dhimbje!
Se gjëja më e ndjeshme që posedon njeriu
Është pikërisht shpirti që po u thye kështu keq,
Atëherë lumturia, gëzimi e shpresa
Dreqi e marrte,bijnë e thehen vet si qelq!
Ndoshta edhe kemi harruarr trime
Se dashurisë tonë sa shumë i kemi hak,
Për këto tri vite që
na shoqëroi
Pa asnjë të keqe e dhimbje ortak!
Po njeriu mban mbi supe atë që se
mbajn malet
Vallë a edin bota po pyes pash
Zotin,
A e dijne ata se cila peshon më
shumë
Po u vendosën në peshore malet me
lotin?
Sigurisht që loti peshon shumë më
shumë
Se loti është uji më i shtrenjtë
që kjo botë e ka,
Sa mirë që ne dy trime
Nuk harrojm te mbështetemi të i
madhi All-llah.
Atë e falemnderojmë dhe i jemi
mirënjohës
Për çdo begati dhe për çdo të
mirë,
Pa Atë jemi të humbur padyshim
I qofshim falë që as kësaj herë
nuk na la në errësirë!
Reagim
Ne, unë, si bashkfshatar i komandatit të nderuar Abedin
Zimberi,nga fshati Sllupçan, të
indinjuar thellë nga sulmet e portaleve dhe mediave online,si dhe individ të
caktuar, kundrejt figurës së nderuar të Abedin Zimberit, nëpermjet kësaj
shkrese, reagojm ashpër ndaj këtyre gojave të liga të cilët, nga pleshti po
tentojn të nxjerrin vjam.
E para, dëshirojmë t’ia bëjm me dije, të gjithë atyre që
hedhën vrerë e helm kundrejt Komandantit tonë të nderuar, se Abedin Zimberi,
gjithmonë ka qenë në anën e të drejtës, të vertëtës, vlerave kombëtare dhe
idealeve të shkruara me gjakun e derdhur për liri dhe drejtësi.
E dyta, gjëja më e shtrenjtë e njeriut është jeta. Jeta e
njeriut është e barabart me gjithçka dhe nuk ndrrohet me asgjë dhe për asgjë.
Ai njeri që njëherë ka vendosur t’a këmbej jetën e tij me lirinë e popullit, do
ta bëj sërisht e sërisht, saher që nevoja e kërkon. I tillë është edhe
komandanti ynë i nderuar, i cili përvec dhjetëra familjarëve që i dha për
kombin shqiptar, edhe veten e ofroi në vijën e fronit, kur shumë të tjerë sëbashku
bënin sefa vendeve evropiane e më largë.
E treta, më shumë se shumë prej jush, Abedin Zimberi ka të
drejtë të flas dhe të reagojë për ngjarjet e 9 majit të vitit 2015, si dhe për
manipulimet e mundëshme që vijnë si pasoje e aktiviteteve partiake të partive të
caktuara, me këtë datë të dhimbshme për popullin shqiptarë, e në veçanti për
familjet e atyre që aty humbën djemt, vllezërit e prindërit e tyre.
E katërta, u’a bëjm me dije edhe disa bashkfshatarëve tonë,
të ken kujdes nga lojërat politike dhe
interesin e fshatit tonë ta nxjerrin përpapra atij partiak, se tek e fundit
partitë janë grup interesi që sillen rreth qëllimeve të veta, dhe nuk na duan më
shumë sesa ne e duam njëri tjetrin.
E pesta, të gjithë ne jemi sëbashku me Abedin Zimberin, në
çdo situatë, në çdo debat, zëri i tij është edhe zëri ynë, është zëri i
shpirtave të etur që këtë popull duan ta
shohin të lumtur dhe të dinjitetshëm. Ne e dijm, se ju nuk do të kurseni askënd
dhe asgjë, për agjentat tuaja politike, madje nuk do të zgjedhni edhe metodat,
edhe shpifjet, edhe përçmimet e çka jo tjetër, mirëpo mbani duart larg nga ata
që me gjak shkruan historinë.
Konstatojmë: protesta është manipuluar. E para, televizioni
Shenja, një nat përpara protestët i bëri fushatë kësja protesta, me shfaqjen e
dokumentarit të ashtuquajtur “E vërteta për Kumanovën”. Ne pyesim pse pikërisht një pat përpara
protestët? Rastësi apo? Pastaj, këshilli opozitar, meqë nuk e ka pa të
arsyeshme qoftë edhe një minut heshtje, pë rata që dhan jetën në Kumanovë, si e
sheh të arsyeshme të përdor fatkeqësin e kësaj dite për poena politke?! Apo kjo ishte strategji që mos të sulmoheni
pastaj, e pra meqë nuk keni frigë të thuani se ky pushtet është kriminel, mos
keni frigë të thoni se edhe ata djem ishin heronjë, të tradhtuar ama.
Nuk kemi asgjë me askënd për pikpamje politike, mirëpo për çështje
që për ne janë me pesh, dhe të shenjta, ju lutemi matuni dy herë pastaj flisni.
Është në ndërgjegjën tuaj, që së paku një kërkimfalje publike
t’ia drejtoni Komandantit të nderuar Abedin Zimberi.ë
Ajo që njeriu bën për atdheun
Është përtej sakrificës e pertej vetes,
Dashuria e madhe për atdheun
I’a humb kuptimin jetës gjithashtu edhe vdekjes.
Pak dijnë të vdesin si burrat
Se pak burra bota bre ka,
Në qiell prehet shpirti yt i madh
E në tokë rritet dhimbje jonë për ty o vlla!
Frikacakët janë vrasësit më të mëdhënjë
Ata bëjn kurthe, e burrat bëjnë vepra,
I’u thafshin duart frikacakëve
Nuk të harrojm kurrë o vlla Mirsad Ndrecaj.
Kosova nuk është më e bukurë siç ishte më parë
Se ti ike në përjetësi atë vetëm e le,
Edhe pse thuhet se kush vdes për atdhe
Nuk ka vdek por ka le.
Të gjithë do të vijm një dit atje tek ti
Se e shkurt shumë dhe boshe është jeta,
Se kjo jetë nuk matet me muaj e me vite
Po matet me vepra dhe vetëm me vepra.
Vërtetë ti s’ke vdekur dhe jeton mesh nesh
Dhe vdekja per ty vërtetë e vogël duket,
Ti po jeton edhe pse të vranë
Se shpirti i dëshmorit në perjetësi struket.
Sot ti jeton në Malinë, Brezë, Mateç e Sllupçan
E kudo që shqip shqiptari frymonë,
Kudo që ti le gjurmë dhe kujtime
Kudo që e kërkon nevoja, ti aty je se ti aty jeton!
Me mungon një puthje prej teje
Do të tretem në dëshira të zjarrta
Dëshira që lindin brenda në meje
Për një thuje të ngrohtë e të fortë
Puthje që lindin e vijn prej teje!
Unë do të vuaj për një puthje
Sa kohë që kohën se mposhtim dot,
Sa kohe që zemra nuk ndalet se dashuri
Një puthje që zgjat një mot!
Më mungon një puthje prej teje
Puthje që në pafundësi na shkrin,
Që prek detet, malet e fushat
Dhe që edhe qiejt i arrine!
Sa thelle që brena meje je strukur
Aq thellë saqë nuk hyn dot asnjë njeri,
Dhe te them me vargje plot ndjenja
Sot me mungon shume një puthje nga ti!
Nga mendja si ta shuaj kete dëshirë
Ma thuaj nga zemra ta heq se si?
Nuk të largoj dot kurrsesi.
Po nga iluzionet e imagjinata
Jeta jonë daton shumë vite me parë
Por ne që u takuam ka nja katër vjet,
Dyshoj se jemi njohur ende pa lindur
Ndërkaq këtu njihëmi gjithmomnë e jet!
Dhe sa malet në toke ngulitur do jenë
Do jenë aty e do kenë ymër,
Ah që smund t’ua jap mungesën tëndë atyre
E koha nga vera do të bëhej dimër!
Dhe një cast ashtu papritur
Krejt bota bosh ashtu mu dok,
Ah sa më mungon një puthje prej teje
Te puth e pastja të shuhem të behem tok!
Friday, 15 July 2016
Nuk jam qiraxhi ne kete shtet
Ketu kam toke, ketu kam male,
Ketu kam shtepi, kam femijeri
Ketu kam gjysherit, ketu kam varre!
Ketu jam lindur dhe jam burreruar
Nena ketu shqip keng me kendoj,
Me mbolli besen e shqiptarit
Qe kurre per jet mos te tradhtoj!
Un nuk jam vetem nje rastesi
Posedoj rrenje dhe histori,
Kam nje gjuhe te lasht sa jeta
Dhe nje komb, nje shqiptari.
E nga koka kurre sme hiqet
Pse padrejtesisht na shperndane,
Per te ruajtur paqen e botes
Ne pese shtete pse na ndane?
Ndoshta pse ishim popull pa vlla
Popull i vuajtur neper histori,
Popull qe luftoi dhe po lufton
Per pak liri, per pak Shqiperi.
Permiresojeni sa me pare gabimin
Djallit mos ju beni hyzmeqar,
Lejoni shqiptaret ne enderren e tyre
Per bashkimin tone kombetare.
Se ne koka ate e kemi
Dhe ne zemer gjithmone na vlon,
Vllau me vllaun kurre nuk ndahet
Gjaku gjakun e kerkon!
Nuk do jemi me ne meshire te kohes
Dikush te drejta te na lejoj,
Pse me duhet bashkjetes me sllavin te kerkoj
Kur me vllaun mund ta kerkoj?
Po ketu ka nje defekt
Ca evropian te rryer ca politikan,
Qe na thone se do bashkohemi
Ne bashkimin Evropian!
Po ne e dijm me mire se ju
Se atje nuk bashkohen shtetet,
Po bashkohen vlerat dhe ekonomit
Gjithashtu edhe interesat.
Pra duhet bashkohemi nje here me veten
Mos te presim qe Brukseli te na integroj,
A seshte turp a seshte mekat
Kombi vetveten mos ta bashkoje!
Se nese bashkohemi ndonje dit
Do te bejm realitet enderren shekullore,
Do ta bejm realitet amanetin e deshmoreve
Ne kohen tone bashkekohore!
Mund te dukem pak romantiko patriot
Qe flas per kauza kombetare,
Mirepo ne fakt un po flas
Per gjera te mundura dhe shume reale!
Bashkimi jone eshte interes eshte siguri
Dhe eshte dashuri vellazerore dhe politike,
Eshte e drejt demokratike dhe natyrore
Dhe eshte e drejt njerezore po edhe ekonomike.
Shqiperia ka deti dhe turizem
Kosova pasuri natyrore shume posedon,
Dhe ne tjeret kemi kuadro e rini
Qe do beheshim afer 10 miljon!
"Bashkimi kombetar eshte detyr per ne
Kudo t'rroj shqiptari e t'jetoj mbi dhe,
Ngrihuni ne kemb o popull me miljona
Se vet do vendosim ne per fatet tona"!
Ketu kam toke, ketu kam male,
Ketu kam shtepi, kam femijeri
Ketu kam gjysherit, ketu kam varre!
Ketu jam lindur dhe jam burreruar
Nena ketu shqip keng me kendoj,
Me mbolli besen e shqiptarit
Qe kurre per jet mos te tradhtoj!
Un nuk jam vetem nje rastesi
Posedoj rrenje dhe histori,
Kam nje gjuhe te lasht sa jeta
Dhe nje komb, nje shqiptari.
E nga koka kurre sme hiqet
Pse padrejtesisht na shperndane,
Per te ruajtur paqen e botes
Ne pese shtete pse na ndane?
Ndoshta pse ishim popull pa vlla
Popull i vuajtur neper histori,
Popull qe luftoi dhe po lufton
Per pak liri, per pak Shqiperi.
Permiresojeni sa me pare gabimin
Djallit mos ju beni hyzmeqar,
Lejoni shqiptaret ne enderren e tyre
Per bashkimin tone kombetare.
Se ne koka ate e kemi
Dhe ne zemer gjithmone na vlon,
Vllau me vllaun kurre nuk ndahet
Gjaku gjakun e kerkon!
Nuk do jemi me ne meshire te kohes
Dikush te drejta te na lejoj,
Pse me duhet bashkjetes me sllavin te kerkoj
Kur me vllaun mund ta kerkoj?
Po ketu ka nje defekt
Ca evropian te rryer ca politikan,
Qe na thone se do bashkohemi
Ne bashkimin Evropian!
Po ne e dijm me mire se ju
Se atje nuk bashkohen shtetet,
Po bashkohen vlerat dhe ekonomit
Gjithashtu edhe interesat.
Pra duhet bashkohemi nje here me veten
Mos te presim qe Brukseli te na integroj,
A seshte turp a seshte mekat
Kombi vetveten mos ta bashkoje!
Se nese bashkohemi ndonje dit
Do te bejm realitet enderren shekullore,
Do ta bejm realitet amanetin e deshmoreve
Ne kohen tone bashkekohore!
Mund te dukem pak romantiko patriot
Qe flas per kauza kombetare,
Mirepo ne fakt un po flas
Per gjera te mundura dhe shume reale!
Bashkimi jone eshte interes eshte siguri
Dhe eshte dashuri vellazerore dhe politike,
Eshte e drejt demokratike dhe natyrore
Dhe eshte e drejt njerezore po edhe ekonomike.
Shqiperia ka deti dhe turizem
Kosova pasuri natyrore shume posedon,
Dhe ne tjeret kemi kuadro e rini
Qe do beheshim afer 10 miljon!
"Bashkimi kombetar eshte detyr per ne
Kudo t'rroj shqiptari e t'jetoj mbi dhe,
Ngrihuni ne kemb o popull me miljona
Se vet do vendosim ne per fatet tona"!
Tuesday, 28 June 2016
Tuesday, 15 March 2016
Saturday, 20 February 2016
Më të Bashkuar
Jeta është e larmishme shumë
këtë unë e dija, vet nga jeta vija
Nuk e do askush anën e keqe të jetës
pra ditët e saj të zeza dhe të kqija.
Por ja që jeta ka dy anët e saja
pra anën e lumturisë dhe anën e mërzisë
Njeriu patjetër do të paguajë
çmimin e të dyjave dhe të dashurisë.
Nganjëherë lëndohemi që të jemi më të fortë
e nganjëherë se na iku lumturia nga duart na duket
Mirëpo mbi neve Zoti është Ai që vendos
që dhimbja të mbetet apo të zhduket.
Mirëpo njeriu në front nuk duhet të jet vet
se jeta nuk është gjithmone një qërshi mbi tortë
Çdo dhimbje, frigë dhe vështirësi
e bën njeriun vetëm se më të fortë.
Por ajo që është në jet shumë e rëndësishme
dhe që kurrë nuk zbehet dhe nuk shkrihet
Është se çdo dashuri e goditur nga dhimbjet
vetëm se më e fortë, çdoherë ajo ngrihet.
Kur ne u njohëm ishim vetëm student
dhe kjo shpjegon faktin se të rinjë që ishim
Po kjo shpjegon edhe faktin tjetër
se me njëri tjetrin ne, sa guxim që kishim.
Dhe sa guxim kemi sot e njëmij vite
dhe si vazhdojm tutje si dy trima të vërtetë
Që goditen nga jeta me dhimbje e vështirësi
por që ngriten dhe ngjiten përpjetë.
Se kështu është për të gjithë jeta
nuk njeh bota zemër që nuk është lënduar
Por jeta tashmë e di se goditjet e saja
neve do të na gjejn, vetëm më të bashkuar.
këtë unë e dija, vet nga jeta vija
Nuk e do askush anën e keqe të jetës
pra ditët e saj të zeza dhe të kqija.
Por ja që jeta ka dy anët e saja
pra anën e lumturisë dhe anën e mërzisë
Njeriu patjetër do të paguajë
çmimin e të dyjave dhe të dashurisë.
Nganjëherë lëndohemi që të jemi më të fortë
e nganjëherë se na iku lumturia nga duart na duket
Mirëpo mbi neve Zoti është Ai që vendos
që dhimbja të mbetet apo të zhduket.
Mirëpo njeriu në front nuk duhet të jet vet
se jeta nuk është gjithmone një qërshi mbi tortë
Çdo dhimbje, frigë dhe vështirësi
e bën njeriun vetëm se më të fortë.
Por ajo që është në jet shumë e rëndësishme
dhe që kurrë nuk zbehet dhe nuk shkrihet
Është se çdo dashuri e goditur nga dhimbjet
vetëm se më e fortë, çdoherë ajo ngrihet.
Kur ne u njohëm ishim vetëm student
dhe kjo shpjegon faktin se të rinjë që ishim
Po kjo shpjegon edhe faktin tjetër
se me njëri tjetrin ne, sa guxim që kishim.
Dhe sa guxim kemi sot e njëmij vite
dhe si vazhdojm tutje si dy trima të vërtetë
Që goditen nga jeta me dhimbje e vështirësi
por që ngriten dhe ngjiten përpjetë.
Se kështu është për të gjithë jeta
nuk njeh bota zemër që nuk është lënduar
Por jeta tashmë e di se goditjet e saja
neve do të na gjejn, vetëm më të bashkuar.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Fatin tim se zotëroj unë Por të paktën mundohëm ta menaxhoj, Të paprituar i mirëpres Dhë anijen në drejtimin që dua unë e drejtoj. ...
-
E kam pas fatin të jem mbi kurrizin e një deve E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezi...